LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ishte shofer i deputetit dhe shok i babit”, vajza rrëfen si ngacmohej që 11-vjeçe. 61-vjeçari: Më ngriti kurth për 15

13 Korrik 2020, 11:38 Nga DOSJA
“Ishte shofer i deputetit dhe shok i babit”, vajza rrëfen si

TIRANË– Një 24-vjeçare ka dërguar në pranga një 61-vjeçar, i cili sipas kallëzimit të mbajtur shënim në policinë e kryeqytetit e përndjek që fëmijë dhe prej 11 vitesh ai i është qepur këmba-këmbës.

“Në moshën 13 vjeç D.D më ngacmoi seksualisht. Ai ka blerë tokë në Vishnjë dhe do ndërtonte aty. Babai im ishte usta në këtë banesë. Ai ishte shumë shok me tim atë. Herë vinte në banesë dhe herë jo, kur më përqafonte më shtrëngonte aq fort sa as babai im nuk më përqafonte ashtu. Mbaj mend që njëherë kisha të veshura tuta treçerekëshe, isha 11 vjeç, mund të ketë qenë ora 11.00, ishte ditë. Mbaj mend që prindërit ikën për vizitë diku, D. ishte në ballkon dhe unë po qëroja hudhra t’ia jepnim me vete se përherë i vendosnim dhurata me vete, gjëra fshati”.

Në atë moment denoncuesja e cila është studente në Tiranë kujton se burri që ishte mik i shtëpisë e kishte prekur tek të ndenjurat dhe njërën dorë ia kishte vendosur në gjoks. “I thashë të lutem jo, por pastaj ai më puthi”. Në atë kohë 11 vjeç dhe vetëm një fëmijë vajza kujton se ishte mbyllur në banjë dhe kishte qarë derisa D. D kishte ikur. Në rrëfimin e saj denoncuesja kujton se si gjatë vizitave të mikut të shtëpisë ajo e shmangte pas kësaj ngjarjeje dhe madje të ëmës i kishte bërë përshtypje dhe njëherë e kishte pyetur “përse nuk ia jep dorën, ti nuk je e paedukatë”.

Sipas një burimi të gazetës Si, kallëzuesja tregon se D. D e ka parë pas shumë vitesh dhe është përballur me të, teksa ajo po bënte xhiro me shoqen e saj në kryeqytet. I fola thotë vajza pasi nuk doja të bija në sy . “Të nesërmen më telefonoi një numër i panjohur. Më tha sa mirë që të pashë, kishe ndryshuar goxha nga koha e fundit që të kam parë”. Denoncuesja këmbëngul se ai zë ishte i mikut të shtëpisë dhe “i thashë sapo jam fejuar, të lutem mos më telefono”. Sipas rrëfimit që gazeta Si disponon 24-vjeçarja u shqetësua aq shpesh në telefon nga 61-vjeçari, i cili nuk ndalej së kërkuari takim sa ajo u detyrua të zbresë poshtë shtëpisë në një lagje të njohur këtu në Tiranë. “Sapo u ulëm më tha sa e mirë je bërë, e trembur i thashë dhe i tregova për të fejuarin, por ai u përgjigj e mirë se e shohim”. Mësohet se e reja nuk ka reaguar dhe se më pas burri i telefononte vazhdimisht dhe madje i binte edhe borisë.

“Kisha frikë se mos prindërit e mi, apo njerëzit e të fejuarit kuptonin diçka, fillova të stresohem, ndërsa ai më thoshte jam shok i babit tënd pse ke frikë?”. Në përshkrimin që bën në polici denoncuesja theksohet që nga frika ajo kishte pranuar ta takonte e të hipte në makinën e tij pas qindra telefonatave dhe mesazheve me idenë që do t’i bënte kamera të fshehtë. “Kur hipa në makinë ai filloi të më ngacmonte e të më prekte, më çoi pranë liqenit të Farkës dhe fillova të qaj”, shpjegon e reja, e cila i ka dorëzuar kamerën policisë. Në procesverbal thuhet se duket që vajzë që kundërshton si dhe një burrë I thinjur me bluzë të kuqe. Por përpara se ti hidheshin prangat ai u justifikua se e gjitha kjo ishte një kurth, pasi ai ishte mik shtëpie dhe 24-vjeçarja që kishte vite pa e parë, ia kishte ngritur grackën dhe më pas i kishte kërkuar 15 mijë euro.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 24 vjecarja denoncon 61 vjecarin tirane 24 vjecarja denoncon 61 vjecarin tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj