All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Ishin me lëkurë viçi, s’më kthyen përgjigje”, vajza zhgënjehet nga blerja online, merr këpucët dhe sh

24 Prill 2021, 15:52 Nga DOSJA
“Ishin me lëkurë viçi, s’më kthyen
All - Paragraf - 1

TIRANË– 27-vjeçarja A.M. e ndjek modën përmes rrjeteve sociale veçanërisht në Instagram. Sidomos gjatë pandemisë kur fiksimi për të blerë direkt në dyqane iu kufizua, ajo si shumë të tjerë ia mësynë Instagramit, ku mund të porosisje tashmë gjithçka. Produkti i radhës që pëlqeu A.M. ishin një palë këpucë që, siç detajoi ajo më pas në polici, ishin të markës “studio Pollini”.

“Frekuentoja llogarinë Instagram ku një faqe mode ilustron veshje, këpucë dhe çanta. Faqja quhet O…rs, këpucët që më tërhoqën ishin numri 38, material lëkurë viçi me ngjyrë të zezë dhe me vlerë 5500 lekë”, ka thënë e reja në deponimin e siguruara nga Gazeta “Si”. Mbasi këpucët në fjalë e tunduan, e reja i shkroi menjëherë faqes në privat. Në inbox një person me të cilin ka komunikuar i ka shkruar se të nesërmen këpucët do t’i kishte ku t’i dëshironte ajo.

“Këpucët mbërritën në orarin që i kërkova, m’i solli një djalë me biçikletë. Nuk e pashë aspak produktin në qese, kreva pagesën dhe djali që i solli nuk më dha kupton tatimor, as unë nuk ia kërkova kuponin. Kur u ngjita sipër, i provova këpucët dhe e zhgënjyer konstatova që më binin të vogla”.

E reja tregon pranë zyrës kundër krimit ekonomiko-financiar se i ka shkruar faqes në Instagram duke i parashtruar problematikën e hasur. Nga kjo faqe nuk mu kthye asnjë përgjigje. Duke u nisur nga ky fakt dyshova se mos ndoshta nuk gjendeshin online”, ka thënë e reja. Ajo u ka rishkruar shitësve të këpucëve, por ata nuk i janë përgjigjur, derisa në një çast ka vërejtur që e ata që administronin llogarinë në Instagram i kishin bërë “block”.

“Për t’u bindur se diçka po ndodhte, i kërkova një mikeshës time që t’u shkruante sikur po porosiste diçka dhe ata iu përgjigjën”, rrëfen vajza në policinë e Tiranës ku dhe ka kërkuar që të zbulohen personat që i sollën këpucët që nuk i bënin.

E reja e nevrikosur i ka shkruar më pas djalit që i solli këpucët me bicikletë. E ka telefonuar dhe i ka kërkuar shpjegime. Por ai është shfajësuar dhe nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje duke shtuar se nuk ishte ai personi që e posedonte llogarinë e Instagramit.
Vajza, sipas burimeve të Gazetës “Si” i ka kopjuar të gjitha mesazhet në telefon, përpjekjet e saj për të komunikuar me llogarinë në Instagram dhe me këpucët në dorë, ka shkuar në polici.

Policia mbasi ka administruar numrin e telefonit dhe ka këqyrur faqen në Instagram që ilustron veshje të modës, ka kryer veprimet e para hetimore. “Ne zbuluam djalin e biçikletës që quhet A.D. – tha për Gazetën “Si” një agjent i policisë – dhe e thërritëm për ta marrë në pyetje”.

Dëshmia e të riut ishte akoma më interesante. Për shkak të pandemisë rezulton se ai kishte nevojë për para dhe për këtë arsye ai me biçikletë shpërndante ndonjëherë postën.
“Më telefonoi një shoku im që kishte shumë punë dhe më tha ta merrja pakon e ta çoja në adresën në fjalë që gjendet në rrugën “Qamil Guranjaku” pranë Drejtorisë së Higjenës. Mbasi dorëzova pakon, mora paratë dhe ia dorëzova A., shokut tim. Për këtë shërbim mora 200 lekë”, ka thënë djali korrier.

Policia deklaron se më pas është thërritur djali i dytë që i kërkoi ndihmë biçikletistit. Edhe ai kishte nevojë për një pagesë shtesë dhe shërbente ndonjëherë në shkëmbim të 2 mijë lekëve të vjetra.

“Punoj në një call-center. Duke qenë se gjendem në vështirësi financiare hapa një faqe në Instagram si korrier transporti dhe pas punës shpërndaj porosi që dyqanet i operojnë gjatë pandemisë on-line dhe në rrjete sociale”, ka thënë djali i dytë.

Policia bën me dije për Gazetën “Si” se pakot ai i mbante në garazh ku kishte edhe biçikletën dhe i shpërdante sapo linte turnin në call-center. “Këtë shërbim e ofroj dhe për faqen e Instagramit që shet veshje dhe këpucë”, ka deklaruar i riu. Policia shton se këqyri faqen në Instagram dhe ka vërejtur se aty ofrohen veshje origjinale që nga “Adidas”, “Nike”, “Slippers”, “Timberland” e të tjera. Për këtë arsye mbasi ka kryer të gjitha veprimet policia konfirmon se e ka regjistruar çështjen edhe për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale. 

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blerjet online sherr në tiranë tirane blerjet online sherr në tiranë tirane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim