LIVE UPDATES
Politike

‘Ishim ulur me laps e letër, po bënim llogaritë’/ Xhaçka: Nuk i prisnim kaq shumë vota në asamble, Rama besoi te kjo m

6 Korrik 2021, 17:58 Nga DOSJA
‘Ishim ulur me laps e letër, po bënim llogaritë’/

TIRANË–Olta Xhaçka ishte e para që mori fjalën në ceremoninë e pritjes zyrtare, me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, si anëtare e përkohshme. Ajo u shpreh se pranimi në Këshillin e Sigurimit është një moment historik për Shqipërinë. Xhaçka shtoi se ishin ulur në asamble me laps dhe letër, duke numëruar shtetet që mendonin se mund t’ju jepnin vota për tu pranuar në Këshill. Në fund, ministrja falenderon Ramën, pasi sipas saj, ai kishte besim për këtë mundësi.

Ky është vërtet një moment historik për Shqipërinë! Kanë kaluar plot 65 vjet që kur Shqipëria u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e vetëm sot, në vitin 2021 kemi fituar më në fund të drejtën të ulemi në forumin më të lartë të vendimmarrjes globale.Është një arritje për të cilën është punuar shumë, për thuajse një dekadë.Por më lejoni, që të jem sot e anshme në falënderimet e mia, dhe t’ju shpreh të parëve mirënjohjen për këtë arritje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar! Sepse janë ata, që më shumë se kushdo tjetër, jo thjesht kanë punuar, por kanë jetuar me këtë projekt që realisht shënon një arritje të paprecedentë për Shqipërinë.Siç e dini në 11 qershor Asambleja e Përgjithshme e OKB votoi me 175 vota për të mbështetur kandidaturën e Shqipërisë.Unë dua të falënderoj të gjithë vendet që na mbështetën, kudo në botë. Por përfitoj nga ky rast, për të falënderuar në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e Grupit të Europës Lindore në OKB, për mundësinë që i dhanë Shqipërisë të jetë kandidatura e këtij grupi në Këshillin e Sigurimit.Në vigjilje të seancës së Asamblesë së Përgjithshme ishim ulur me laps e letër në dorë me ekipin e diplomatëve tanë, duke bërë llogaritë sesa vota na duheshin, sa vota kishim të garantuara, me sa vende kishim marrëveshje reciproke për mbështetje.Por as në versionet më optimiste nuk kishim menduar që Shqipëria do të merrte një mbështetje kaq masive. 175 vota ishin shumë më tepër sesa na duheshin dhe shumë më tepër sesa kishim guxuar të shpresonim.Të gjithë ne kemi deri diku prirjen të mos kënaqemi me rezultatet e punës tonë. Të kërkojmë më shumë. Të jemi kritikë. Por kjo mbështetje ishte edhe për njeriun më skeptik e më kërkues, një provë e qartë dhe e pakundërshtueshme, e atij transformimi të jashtëzakonshëm që ka pësuar imazhi i Shqipërisë në sytë e botës.Ishte prova që ne shihemi sot si një vend serioz, si një vend që kontribuon për sigurinë, paqen e stabilitetin në rajon e më gjerë. Ne shihemi sot si një vend që ka pjekurinë dhe kapacitetet e duhura për të kontribuar në diskutimet për çështjet më të mprehta që shqetësojnë sot botën, në forumin më të lartë vendimmarrës të globit.Ajo votë në Asamblenë e Përgjithshme ishte një moment emocionues, një moment krenarie krejtësisht të justifikuar për këtë arritje historike.Por, ishte po aq edhe një moment reflektimi.Sepse, në një vend ku shpeshherë na duket sikur çdo gjë duhet ta fillojmë nga pika 0, ku shpesh është e vështirë të bësh plane afatgjata, ja ku është një rast, kur kemi punuar të tërë, duke bërë secili punën e vetë për t’ia kaluar pastaj stafetën pasardhësit, në emër të një kauze të rëndësishme dhe kemi marrë një rezultat kaq të jashtëzakonshëm.Dhe dua ta them pa asnjë hezitim, që edhe pse në atë seancë të Asamblesë së Përgjithshme isha unë dhe një ekip i caktuar si përfaqësues të Shqipërisë, asnjë nga ne nuk kishte për asnjë moment ndonjë dyshim që prania jonë në atë seancë vinte si kurorëzim i një pune shumë më afatgjatë sesa karrierat apo mandatet tona personale.E vërteta është që mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e krejt shqiptarëve. Është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët, për të çuar përpara interesat tona kombëtare.Ne shkojmë në Këshillin e Sigurimit me një agjendë të qartë prioritetesh. Sigurisht që shkojmë në Këshillin e Sigurimit me këmbë në tokë, të vetëdijshëm për mundësitë modeste që ka një vend i përmasave të Shqipërisë për të ndikuar politikat globale. Por ama, shkojmë atje me një besim të madh tek fuqia e ideve dhe tek fuqia e modelit që përfaqëson sot Shqipëria.Shqipëria sot ka çfarë t’i tregojë botës dhe bota sot ka çfarë mëson nga Shqipëria.Mund të mësojë nga ne sesi një shoqëri bëhet më e mirë duke ju dhënë më shumë hapësirë grave e vajzave.Mund të mësojë nga modeli ynë unik i vëllazërisë fetare në një kohë kur feja është kthyer gjithmonë e më shumë në një faktor përçarje e konflikti.Mund të mësojë nga eksperienca jonë dhe e rajonit tonë për rëndësinë që ka respekti për të drejtat e njeriut e sesi angazhimi i vendosur ndërkombëtar në emër të këtyre të drejtave mund të sjellë paqe e zhvillim edhe në rajone që për shekuj kanë parë vetëm konflikt e luftë.Mandati i Shqipërisë ju takon të gjithë shqiptarëve, prandaj ne hapëm thirrjen Bashkohu me Ekipin e Endrrave, si një mënyrë për të ndërtuar një skuadër që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, e cila të ofrojë kombinimin më të mirë mes diplomatëve më të zotë e më profesionistë që ka sot Shërbimi i Jashtëm shqiptar, dhe djemve e vajzave e burrave e grave më të talentuara nga jashtë sistemit. Na duhet realisht të dërgojmë në Nju Jork vetëm më të mirët, për t’u përfaqësuar në mënyrë sa më dinjitoze në këtë mandat historik për të gjithë ne. Në ditët në vijim ne do të zhvillojmë intervistat me të gjithë aplikuesit, intervista që do të jenë të hapura e transparente për publikun, dhe shumë shpejt Ekipi ynë i ëndrrave do të marrë formën e tij finale.E lashë për në fund, por e lashë për në fund sepse doja t’i jepja rëndësinë dhe peshën që i takon këtij falënderimi. I cili shkon për Kryeministrin Edi Rama të cilit sot përpara se t’i kaloj fjalën dua t’i njoh një meritë shumë të madhe. Të kandidosh për një mandat në Këshillin e Sigurimit dhe të besosh realisht që ke një mundësi për t’u bërë anëtar i Këshillit të Sigurimit, pra, që mund të bësh gjithçka duhet për të fituar mbështetjen e botës për këtë ambicie, janë dy gjëra shumë të ndryshme. Edi Rama besoi tek kjo mundësi, edhe kur një gjë e tillë dukej jorealiste. Dhe mbi të gjitha, ai bëri gjithçka, për të modernizuar e europianizuar Shqipërinë duke e kthyer në një partner të besueshëm e që di të prezantohet me dinjitet në arenën ndërkombëtare, por edhe për të transformuar politikën e jashtme dhe bashkë me të rolin e Shqipërisë në botë, si një vend që eksporton stabilitet e siguri, si një vend që mund të marrë pjesë denjësisht edhe në forumet më të larta të vendimmarrjes rajonale apo globale duke kontribuar aty me ide e zgjidhje konkrete.   Për të arritur këtë fitore sot, kanë punuar shumë e shumë shqiptarë e shqiptare, por pa këtë besim, pa këtë vizion e pa këtë punë, unë nuk besoj që sot do të kishim pasur arsye për të festuar. Jam e bindur, që me të njëjtën frymë e të njëjtin vizion do t’ia dalim që ta kthejmë mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në një histori suksesi e burim krenarie për të gjithë shqiptarët.

Xhacka u shpreh e surprizuar nga numri i votave që Shqipëria mori, mirëpo duhet thënë se vendi ynë ka marrë numrin më të ulët të votave, 175, ndërsa vendet e tjera janë votuar me diferencë të ndjeshme nga Asambleja e OKB. (LEXO KËTU)

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Rama rendit prioritetet, “i mbetet mendja” tek BE: Vlerat e tyre s’janë ekskluzive, por universale! Në OKB s’shkojmë për të mbushur karrigen

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ceremonia per keshillin e sigurimit olta xhacka ceremonia per keshillin e sigurimit olta xhacka

Sondazh

Poll
Politike 6 Korrik 2021, 17:46

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar për nisjen e mandatit të Shqipërisë në K...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më