LIVE UPDATES
Bota

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kosova të anëtarësohet në NATO, Ballkani në fokus

15 Dhjetor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kosova të anëtarësohet

KOSOVË – Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea tha në një intervistë ditën e sotme se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe pavarësisht përpjekjeve të Moskës, Rusia s’do të mund asnjëherë të përcaktojë se cilin shtet vendosë ta pranojë si anëtar të ri Aleanca Veri-Atlantike. Ai ka folur për angazhimin e shtuar të Britanisë në Ballkan, konkretisht emërimin e ushtarakut Peach si Emisar Special dhe takimin e 6 ministrave të Jashtëm në Londër me Sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Britaniku që udhëhoqi konferencat e NATO-s gjatë bombardimeve 78 ditëshe në Ish-Jugosllavi më 1999, u shpreh i inkurajuar me lëvizjet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar sa i përket emërimit të ushtarakut Stuart Peach si Emisar Special i kryeministrit Boris Johnson për Ballkanin dhe takimin e Sekretares së Jashtme Truss të hënën me 6 kryediplomatët e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut

Gazeta Express: Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss pas takimit me 6 ministrat e Ballkanit Perëndimor deklaroi se takimi vjen pasi tensionet në rajon kanë arritur kulmin. Si i komentoni deklaratat e Sekretares së Jashtme Truss pas takimit me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor?

Jamie Shea: U inkurajova që sekretarja e Jashtme, Liz Truss, organizoi një takim me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Londër menjëherë pas G7-ës në Liverpul. Është mirë që, pas Brexit-it, Mbretëria e Bashkuar jo vetëm që po e kthen vëmendjen e vet tek Indo-Paqësori ose ShBA-ja, por gjithashtu po vazhdon të luajë rol aktiv në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një rajon ku Mbretëria e Bashkuar ka bërë një kontribut aq të madh në 30 vitet e fundit me emra si Tony Blair, Robin Cook, Lord George Robertson, Lord Paddy Ashdoën dhe Gjenerali Mike Jackson, në mënyrë të pakthyeshme të lidhur me kauzën e të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të kombeve në Bosnjë, Kosovë e Maqedoni Veriore. Prandaj, do të ishte gabim për Britaninë që të mos i shfrytëzojë si bazë rrjetet e ndikimit dhe njohuritë e thella të rajonit që i ka fituar. Takimi i Londrës ishte gjithashtu në kohën e duhur dhe i nevojshëm për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar, njësoj si BE-ja e ShBA-ja, është thellësisht e shqetësuar nga lëvizjet e fundit të Milorad Dodikut për ta tërhequr Republikën Serbe nga institucionet e përbashkëta të Bosnjës e Hercegovinës dhe nga mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i adresuar çështjet rreth krimeve të luftës që kanë rezultuar nga konfliktet në ish-Jugosllavi. Ekziston faktori i trysnisë së shtuar të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj, ky është vërtet momenti që komuniteti ndërkombëtar ta vendosë Ballkanin Perëndimor në krye të agjendës politike dhe të zbatojë trysni diplomatike për t’i kundërshtuar ata që po përpiqen që të shkëpusin marrëveshje, ta mohojnë realitetin historik dhe të mbjellin përçarje. Në këtë aspekt, ishte e dobishme që Liz Truss e shfaqi gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’u koordinuar ngushtë me BE-në dhe ShBA-në duke i ftuar përfaqësuesit e tyre të posaçëm për Ballkanin, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, në takim në Londër. Përsëri, nuk mjafton që vetëm të menaxhohen krizat. Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe ShBA-ja duhet t’i ofrojnë rajonit një vizion pozitiv e të besueshëm të së ardhmes; bisedime të vërteta e më të shpejta për anëtarësim në BE, investime, qasje në tregje e liberalizim të vizave. Ata që duan të bëhen evropianë duhet të kenë mundësi për të jetuar dhe vepruar si evropianë. Për fat të mirë, Liz Truss dhe kolegët e saj nga BE-ja e ShBA-ja duket se e njohën nevojën për këtë strategji më afatgjate në takimin e Londrës.

Gazeta Express: A e shihni kthimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor si një hap të rëndësishëm dhe si e vlerësoni emërimin e Sir Stuart Peach si të Dërguar Special për Ballkanin?

Jamie Shea: Nominimi i komandantit ajror, Stuart Peach, si përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar është zgjedhje e frymëzuar. Kjo e dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar duke pasur dikë që mund të punojë krahas me përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe ShBA-së përditë, duke çimentuar një front të përbashkët të fuqive transatlantike. Stuart Peach sapo ka plotësuar katër vjet si shef i Komitetit Ushtarak të NATO-s, posti më i lartë ushtarak i aleancës. Prandaj, ai është një ushtarak që është i mësuar mirë me ndërveprimin me diplomatë. Ai gjithashtu e njeh mirë Ballkanin Perëndimor, pasi i ka mbikëqyrur misionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë dhe integrimin e Malit të Zi e Maqedonisë Veriore në strukturat ushtarake të NATO-s. Ai gjithashtu ka qenë aktiv në zhvillimin e bashkëpunimeve të aleancës me të gjitha shtetet e rajonit, përfshirë ushtrimet ushtarake dhe bashkëpunimin për sfidat e sigurisë me Serbinë. Prandaj, unë pres që Stuart Peach “ta godasë tokën duke vrapuar” dhe të jetë bashkëbisedues efektiv, pa gjëra të palogjikshme dhe i orientuar nga rezultatet.

Gazeta Express: Si i keni parë këto tre vite të rrugës së transformit të FSK-së drejt ushtrisë dhe përparimin e saj?

Jamie Shea: Forcat e Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj, jo vetëm në aspektin e trajnimit dhe pajisjeve, por edhe duke ua zgjatur dorën komuniteteve pakicë dhe popullsisë së gjinisë femërore. Ato kanë një rol jetik për ta luajtur si integruese të grupeve të ndryshme sociale e etnike në Kosovë në mënyra që e rritin kohezionin social dhe e promovojnë barazinë e mundësive për të gjithë. Gjëja kyçe tani është që ushtria e Kosovës të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare për ruajtje të paqes, trajnime dhe stabilizim në mënyrë që të fitojë përvojë dhe ta rrisë ndërveprueshmërinë me NATO-n. Të shpresojmë që më shumë shtete të NATO-s e BE-së, që e njohin Kosovën e pavarur, do të bëjnë shtytje për këtë dhe do t’i inkorporojnë njësitë e Kosovës në kontingjentet e tyre kombëtare. Ushtria e Kosovës është një storie suksesi për Kosovën, sidomos si model social dhe si instrument për t’u marrë me sfidat e brendshme (si pandemia ose ngjarjet e motit ekstrem) dhe Prishtina duhet të bëjë më shumë për ta promovuar këtë storie suksesi në botën e jashtme.

Gazeta Express: A mendoni se është momenti i fundit që Kosova të anëtarësohet në NATO duke pasur parasysh tensionet dhe ndikimin rus në rajon?

Jamie Shea: Rusia kurrë nuk ka pasur dhe kurrë nuk do të ketë veto për vendimet e NATO-s për mirëpritjen e anëtarëve të rinj në radhët e saj. Rusia është përpjekur fort për ta ndalur pranimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë në aleancë duke organizuar fushata propaganduese dhe duke ndërhyrë në politikat e brendshme të të dyja vendeve. Në Mal të Zi, Moska madje është akuzuar për përpjekje për të organizuar puç. Por këto përpjekje për ndërhyrje dështuan në mënyrë të mjerë dhe sot, edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia Veriore ulen në tavolinën e NATO-s. Unë jam përkrahës i vendosur i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe këshilla më e mirë që do të mund t’ua jepja miqve e kolegëve të mi në Prishtinë është që të përqendrohen në reformat e brendshme dhe për ta bërë Kosovën kandidate tërheqëse. Kosovarët duhet të kenë besim në NATO-n dhe nuk duhet të hutohen nga përhapja e frikës dhe teoritë konspirative të atyre që nuk i kanë në zemër interesat e Kosovës.

Marrë nga Gazeta Express

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora ballkani perendimor jamie shea kosova nato serbia ballkani perendimor jamie shea kosova nato serbia

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim