LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-kreu i KMSH në VOA: Turqit po na bëjnë presion për xhaminë e Namazgjasë

21 Janar 2022, 18:56 Nga DOSJA
Ish-kreu i KMSH në VOA: Turqit po na bëjnë presion për

Ish-Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Dr. Skënder Bruçaj, thotë se është për të ardhur keq që Xhamia e Et’hem Beut u përdor për axhendën politike të një shteti të huaj, duke iu referuar përurimit të saj gjatë vizitës së Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan.

Zoti Bruçaj tha për Zërin e Amerikës se fakti që nuk ishin ftuar përfaqësues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ishte “një akt i shëmtuar”. Ai shtoi se autonomia e xhamisë shqiptare duhet të jetë pjesë e strategjisë kombëtare të shtetit shqiptar. Zoti Bruçaj, që ndodhet në Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit prestigjioz Fullbright, i bëri komentet në një intervistë me shefin e shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.

INTERVISTA E PLOTË:

Zëri i Amerikës: Zoti Bruçaj, para se të ndalemi tek gjendja e komunitetit mysliman në Shqipëri, a mund të na flisni pak për programin Fullbright për të cilin ju ndodheni në Shtetet e Bashkuara?

Skënder Bruçaj: Për mua është një kënaqësi e veçantë që jam pjesë e programit Fullbright. Është një program studimor, post doktoral, që i jep mundësi studiuesve të angazhohen me universitete prestigjioze në Amerikë. Unë jam i angazhuar me Universitetin Georgetown. Të jep mundësinë për shkëmbime eksperiencash, të studiosh, të njihesh me akademikë të profileve të ndryshme. Është një mundësi e mirë për të marrë një eksperiencë tek universitetet prestigjioze amerikane që ia vlen, për të qenë një shembull konkret dhe për ta transmetuar në Shqipëri, në universitetin aty ku unë jam i angazhuar.

Zëri i Amerikës: Zoti Bruçaj, këtë javë Presidenti i Turqisë Erdogan ishte për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku mes të tjerash, përuroi restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë. Por, ajo që ra në sy ishte se Komuniteti Myslyman Shqiptar nuk ishte i ftuar në aktivitet. Si e shpjegoni ju një gjë të tillë?

Skënder Bruçaj: Me thënë të drejtën, çdo shqiptar është mirënjohës ndaj Turqisë për investimet që ka bërë në Shqipëri, që është gjendur pranë në kohë të vështira dhe ky është një fakt që askush nuk e mohon. Jemi mirënjohës për këtë. Fakti që në inaugurimin e Xhamisë së Et’hem Beut ishte prezent edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Turqisë dhe nuk kishte asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman (i Shqipërisë), normalisht që është një akt i shëmtuar. Unë them që është një turp i protokollit të shtetit shqiptar në radhë të parë. Unë e mendoj si të atillë. Por mendoj se më në vështirësi u ndje vetë Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama. Imagjinojeni si një shtëpi, ku je i zoti i shtëpisë, dhe të vjen një mysafir që të ka ndihmuar. Ti do ta sajdisësh mirë, por ai ka shumë huqe dhe teka. Dhe ti e toleron, e menaxhon, dhe bën një sakrificë në mënyrë që mysafirin ta përcjellësh në këtë format. Por këtë radhë u zgjodh që sakrifica të bëhej në kurriz të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Por gjithsesi unë mendoj më mirë ka qenë që s’ka qenë prezent Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në atë lloj inaugurimi. Vetëm një inaugurim xhamie nuk mund të quhej. Më tepër ishte një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit. Mënyra, formati se si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova, nga Maqedonia. Parrullat aty ishin nga e njëjta dorë. Është për të ardhur keq kur një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë, përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj.

Zëri i Amerikës: Çfarë lidhje ka Komuniteti Mysliman Shqiptar me institucionet fetare të Turqisë?

Skënder Bruçaj: Momentalisht, de facto nuk mendoj që ka një komunikim të mirëfilltë institucional. Kjo nuk është sqaruar asnjëherë. Por ne shohim qartë që institucionet shtetërore turke…, ky nuk është incidenti i parë. Ka incidente të ndryshme që bëhen në formate për të krijuar edhe një destabilizim të bashkësisë islame në Shqipëri, edhe për të ulur edhe kredibilitetin e institucionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kur mendojmë që ne jemi në prag të 100 vjetorit të themelimit, që komuniteti mysliman po përgatitet të festojë themelimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Dhe që mëvetësia, autonomia e xhamisë shqiptare duhet të jetë pjesë e strategjisë kombëtare të shtetit shqiptar. Ne diskutojmë tani se si duhet ta mbrojmë Komunitetin Mysliman nga influencat e huaja. Ky është një detyrim kushtetues nga shteti shqiptar, të bëjë të pamundurën që ta mbrojë jo vetëm autonominë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por të çdo komuniteti fetar, sepse është në të mirën e stabilitetit të shoqërisë shqiptare, në të mirën e harmonisë ndërfetare dhe bashkëjetesës fetare. Dhe është për të ardhur keq që i imponohet diçka e tillë. Në këtë rast p.sh. është diçka jo e këndshme, jo e hijshme që ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Zoti Erdogan u kërkoi autoriteteve shqiptare që t’i shpallin luftë, ai të paktën u shpreh prerazi për këtë, atyre anëtarëve të organizatës FETO, të cilët Ankaraja i cilëson si terroristë, dhe përgjegjës për grushtin e shtetit të vitit 2016. Ai deklaroi se gylenistët janë sot të pranishëm në disa fusha, si arsim, shëndetësi, dhe në institucionet fetare. Si qëndron e vërteta sipas jush?

Skënder Bruçaj: Nëqoftëse do të bëj një lidhje me shpirtin e autonomisë së një kombi, është parlamenti i Shqipërisë, ashtu siç e kemi me ata përfaqësues. Aty Presidenti Erdogan vuri dorëzimin e gylenistëve si një parakusht për miqësinë dhe vëllazërinë e tij. Kjo është një formë presioni ndaj parlamentit në Shqipëri për të dorëzuar gylenistët. Imagjinoni se çfarë presioni bëhet nga Erdogani dhe bashkëpunëtorët e tij ndaj shoqatave, fondacioneve dhe shtypit të mbështetur financiarisht nga ato shoqëri civile, duke sjellë tek shqiptarët, miqtë ose dashamirët e tij një sherr të Turqisë, për të cilin ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur. Unë kam një lloj parametri për sa i përket Lëvizjes Gylen, ose ajo Feto, një organizatë imagjinare që mendoj se Presidenti Erdogan e përdor për të mposhtur të gjithë kundërshtarët e tij në Turqi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, Lëvizjen Gylen nuk e shohin si lëvizje terroriste. Një pjesë e mirë e anëtarëve të Lëvizjes Gylen marrin azil të shpejtë, pranohen në shoqëri, u jepet mundësia që kontributin e tyre ta japin në ato shoqëri përkatëse. Për mua dhe të gjithë shqiptarët kjo është një çështje shumë e hapur. Cili vend evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të donin që anëtarët e një organizate terroriste t’i kishin pjesë të shoqërisë, t’i mbrojë, mbështesë dhe t’u japë mundësi të integrohen në shoqëri. Kjo është një luftë personale e presidentit të Turqisë me diçka imagjinare që çdokush që e kundërshton atë e fut në këtë lloj kategorie. Në komunitetin mysliman të Shqipërisë nuk punon asnjë turk. Janë të gjithë shqiptarë. Ata luftojnë dhe punojnë për të rritur kontributin në shoqëri, mirësinë dhe për të ndikuar që bashkëjetesa ndërfetare të rritet, si dhe ata duan të jenë pranë besimtarëve shqiptarë në shërbesat shpirtërore të tyre. Prandaj, meqenëse përfaqësojnë diçka shpirtërore heshtin ndaj gjithë këtyre tematikave, në të cilat po mundohen të përfshijnë anëtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit. Çfarë po ndodh me xhaminë e Namazgjasë. Punimet janë ndërprerë. A është kjo një formë presioni që Ankaraja po ushtron përsëri mbi komunitetin mysliman?

Skënder Bruçaj: Punimet filluan kur unë isha në detyrë si kryetar i komunitetit mysliman. Në një vizitë që kisha në Turqi, i pata thënë Ish-Kryetarit të komunitetit mysliman në Turqi, Gyrmezit, se duhet të filloni punimet e xhamisë së Namazgjasë sepse edhe unë për vete kam kontribuar. Ose më ktheni paratë mbrapsht ose filloni punimet. Janë bërë disa herë thirrje në Turqi. Xhamia e Namazgjasë nuk bëhet me fondet e qeverisë turke por me ndihmesën e vëllezërve myslimanë turq. Xhamia duhej të përfundonte për dy vjet. Por ka pothuajse shtatë vite që vazhdon dhe nuk përfundohet. Besoj se kontrata e komunitetit mysliman të Turqisë për ndërtimin e xhamisë mbaron këtë verë. Nëse nuk përfundojnë punimet, komuniteti mysliman i Shqipërisë i ka forcat e nevojshme dhe mundësitë për ta përfunduar xhaminë e Namazgjasë. Xhamia është një objekt kulti. Nuk mund të bëhet pjesë e asnjë pazari politik. Nuk mund të bëhet pjesë e asnjë strategjie kombëtare të një shteti të huaj për të rritur ndikimin. Është një objekt kulti, ku bëhen lutje ndaj Zotit, është një objekt që duhet të jetë larg këtyre polemikave. Më vjen keq që është bërë pjesë e këtyre polemikave xhamia e Namazgjasë, që është një ëndërr e të gjithë shqiptarëve prej shumë dekadash. Askush nuk ka të drejtë që këtë ëndërr ta shtyjë ose ta përdorë për qëllimet e veta politike.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erdogan ne shqiperi skënder bruçaj erdogan ne shqiperi skënder bruçaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Janar 2022, 11:26

Zbardhet emri i kandidatit të PS në Vorë

TIRANË– Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandido...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës