LIVE UPDATES
Bota

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

28 Tetor 2020, 16:18 Nga DOSJA
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, deklarohet i pafajshëm

KOSOVË- Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat me të cilat akuzohet. Ditën e sotme ai u paraqit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ku gjatë fjalimit të tij ndër të tjera është shprehur se beson në drejtësinë e Gjykatës Speciale.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Mustafa u deklarua i pafajshëm për katër pika të aktakuzës: ndalimi arbitrar, trajtimi mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme, pas një fjalimi të gjatë që mbajti. Ai në fjalimin që ka mbajtur ka thënë se beson që Dhomat e Specializuara nuk do të ndikohen nga politika vendore e ndërkombëtare për qërim hesapesh dhe se nuk do të përdoret kundër qytetarëve të Kosovës.

Fjalimi i plotë:

Dhoma e Specializuara të Republikës së Kosovës, z. Gjykatës, zonja dhe zotërinj, pasi që jam qytetari i parë i Republikës së Kosovës i nxjerrë para kësaj gjykate me një aktakuzë të konfirmuar, më duhet ti them ca fjalë, ose më mirë të them dua të bëjë një deklaratë.

Unë Salih Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së, dhe moralin e bashkëluftarëve të mi, duke qenë thellë i bindur se lufta për liri dhe pavarësi e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme. Sepse okupimi i gjatë dhe regjimi fashist me përmasa gjenocidiale i Slobodan Millosheviqit si dhe pas luftërave të përgjakshme të këtij kasapi në Kroaci e Bosnjë, mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë shumë zgjidhje. O të përfundonim në kampet e refugjatëve në Evropën Perëndimore, pa nderë pa atdhe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme, që kulmoi me luftën çlirimtare për liri, pavarësi e shtet demokratik. I nderuari z. Gjykatës, duke besuar në moralin tim, bindjet e mia dhe karakterin tim, që kam ndërtuar për 34 vite të jetës sime në shërbim të atdheut, rrugës drejtë lirisë, dhe në shërbim të institucioneve demokratike të shtetit tim, duke respektuar e nderuar shtetet mike që ndihmuan lirinë tonë, duke qenë thellë i bindur se UÇK-ja kurrë nuk ka qenë organizatë terroriste ose grup a bandë e organizuar kriminale, por një ushtri çlirimtarë që lindi nga populli dhe që me shumë mund e sakrifica, duke derdhur gjakun e djemve e vajzave më të mira të kombit, është bërë gurë themel i lirisë që ne sot e gëzojmë.

Duke dashur të besoj se këto Dhoma të Specializuara nuk do të influencohen nga politika vendore a ndërkombëtare, por as nga interesa për qërim hesapesh nga interesa apo grupe interesi, duke dëshiruar që këtë gjykatë, armiqtë e shtetit tim nuk do të mund ta përdorin kundër republikës sime dhe qytetarëve të saj, duke i përbuzur ata individë apo grupe individësh, qofshin ata vendorë apo ndërkombëtarë, që për interesa të ngushta politike, pasuri apo interesa të tjera të ulëta, po godasin themelet e lirisë sonë, luftën e drejtë të UÇK-së dhe po tentojnë ti kryqëzojnë luftëtarët e lirisë duke bërë punën e Luciferit, përderisa lakmia dhe interesat e ngushta ja u kanë turbulluar mendjet, sytë ua kanë verbuar nga urrejtja dhe inatit e shpirtin ia kanë shitur djallit. Për këtë kategori nuk po gjej fjalë adekuate për të shprehur, sesa fjalët hyjnore të Jezu Krishtit në momentin e kryqëzimit kur thotë “Fali o zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë”.

I nderuar z.Gjykatës, duke të falënderuar për mundësinë që më dhe për tu shprehur lirshëm, duke besuar në drejtësi dhe vlera demokratike, shfrytëzoj rastin që nga kjo gjykatore ti bëjë thirrje deputetëve të Parlamentit Evropian, deputetëve të Kosovës, politikanëve vendimmarrës të shteteve evropiane, politikanëve të Kosovës, si dhe drejtësisë evropiane, që të zgjojnë ndërgjegjen njerëzore, demokratike e humanitare, që kësaj gjykate speciale selektive, që në analet e drejtësisë ndërkombëtare, është e panjohur, t’ia zgjerojë kompetencat, për të gjykuar dhe dhënë drejtësi, edhe për mbi 1300 fëmijë të vrarë e masakruar, 16 mijë viktima civile, për të dhunuarat, për kthimin dhe gjetjen e mbi 1600 bashkëqytetarëve ende të zhdukur, varrezat masive ende të pazbuluara, mbi 450 masakra të ndodhura anë e këndë Kosovës, dhe dëmet kolosale materiale të shkaktuara mbi ekonomitë familjare dhe ekonomitë shoqërore që i shkaktoi okupatori gjenocidial i Serbisë. Sepse jam i bindur se pajtimi nuk arrihet duke ua mprehur shpatat xhelatëve, e viktimat duke i viktimizuar edhe për së vdekuri. Por as paqja e prosperiteti demokratik në Ballkan, nuk do të arrihet duke përkëdhelur e mikluar trinomin autokratik nacional-shovinist të përbërë nga ALeksandër Vuciq, Ivica Dacic e Aleksandër Vulin, që ishin akterë aktivë në regjimin e Millosheviqit, dhe tani si derivat i atij rexhimi, janë shndërruar në çetnikë sallonesh, të cilët gjithashtu edhe në ditët e sotme me politikat e tyre fashiste po godasin lirinë dhe qytetarët e shtetit tim, bashkëkombësit e mijë në Kosovën lindore e Sanxhak po i bëjnë të vuajnë, duke ua mohuar edhe të drejtat themelore njerëzore, e në anën tjetër po cenojnë të gjitha shtetet e Ballkanit që po ndërtojnë demokraci perëndimore. E në këtë mision, po përkrahen nga aleati i tyre djallëzor. Duke shpresuar se kjo gjykatë do të prodhojë drejtësi dhe vetëm drejtësi, edhe pse ende nuk e kam marrë aktakuzën e pacenzuruar, dhe të gjitha shkresat e lëndës, ju siguroj z.Gjyaktës se në këtë betejë time ligjore me prokurorinë para kësaj gjykate, në çdo rast dhe çdo herë, do ta përdori të vërtetën, për të vërtetën dhe të drejtën. Sot jam i gatshëm të deklarohem për pafajësinë apo fajësinë time. Faleminderit për fjalën.

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator në Kosovë dhe u dërgua në Dhomat e Specializuara në Hagë me katër akuza që rëndojnë mbi të për vepra që pretendohet se janë kryer gjatë luftës, duke përfshirë vrasje dhe tortura. Anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë edhe kryetarin e saj, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj që u arrestuan të premten, vazhdimisht kanë deklaruar se nuk e njohin Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si gjykatë etnike dhe të njëanshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni slaih mustafa slaih mustafa

Sondazh

Poll
Bota 28 Tetor 2020, 13:49

Bërnabiq: Kosova, sfida më e madhe politike

E mandatuara për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka nisur paraqitjen e ekspozesë së saj në Kuvendin e Serbisë, përmes të cilës prezan...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara