LIVE UPDATES
Bota

Ish-ambasadori i Hollandës në Kosovë ka reaguar pas deklaratës së Daçiç për varret e shqiptarëve: Gjatë luftës në Ko

9 Tetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Ish-ambasadori i Hollandës në Kosovë ka reaguar pas

KOSOVË- Ish-ambasadori i Hollandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, ku kërcënon serbët që të zbulojnë vendndodhjet e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Bosch është shprehur se deklarata kërcënuese Daçiç është në kundërshtim me premtimin e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhe në 4 shtator.

Reagimi i plotë i Bosch në Facebook:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, (ish-zëdhënësi dhe më vonë Ministri i propagandës, ashtu si shefi i tij i tanishëm Vuçiq i Milloshoviçit për Serbinë dhe tërë sundimin katastrofik të Ballkanit), duke dalë në një program televiziv në Serbi u ankua se serbët po zbulojnë sekrete në lidhje me praninë e varreve masive që përmbajnë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Daçiq, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte një zyrtar i lartë i partisë së Sllobodan Millosheviqit (SPS) që u akuzua për krime lufte nga Tribunali i Hagës, duke folur për programin e TV Happy “Cirilica”, tha se tani serbët po nxjerrin shumë informacione për shqiptarët dhe kroatët, përfshirë informacionin në lidhje me ekzistencën e varreve masive të shqiptarëve që janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët po u zbulojnë (informacione) shqiptarëve, kroatëve dhe flasin çdo lloj budallallëku, duke u thënë atyre se ku janë varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë. Tani po ju them: shikoni programin e Veljko Odalovic për gjetjen e personave të zhdukur, i cili gradualisht shkon dhe heton disa vende, të cilat po raportohen nga disa spiunë. Dhe disa njerëz nga prokuroria jonë, prokuroria e krimeve të luftës, po bashkëpunojnë me shqiptarët. Si ndodhi që dokumentet e shërbimit tonë të inteligjencës të përfundojnë në duart e UÇK-së? ” tha Daçiç.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-999, forcat serbe kryen vrasje masive në fshatrat shqiptare të Kosovës, duke varrosur shumicën e viktimave afër vendit të vrasjes. Por, kur u bë e qartë se NATO do të ndërhynte për të ndaluar këto krime, qeveria e Millosheviqit urdhëroi që trupat të zhvarroseshin dhe të zhvendoseshin diku tjetër në Serbi dhe Bosnjën e kontrolluar nga serbët. Pas përfundimit të luftës në 1999, qindra trupa të shqiptarëve, viktima të mizorive në Kosovë gjatë mbretërimit të Sllobodan Millosheviçit, u zhvarrosën nga varret masive në territorin e Serbisë.

Vërejtjet kërcënuese të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, kundër serbëve që zbulojnë vendndodhjet e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, janë në kundërshtim me premtimin e kryeministrit të tij, Aleksandar Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Pika 12 e Marrëveshjes së Uashingtonit parashikon që Kosova dhe Serbia do të intensifikojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Kosova dhe Serbia janë gjithashtu të detyruara të vendosin një pikë kontakti për të koordinuar veprimet e tyre. Daçiq përsëri tregoi se ai nuk ka mësuar asgjë dhe vazhdon me politikat katastrofike të Millosheviçit. Siç tha me të drejtë Vjosa Osmani, ky njeri vështirë se mund të shihet si një partner për të bërë biznes me të. Për vërejtjen e tij të papranueshme duke e quajtur Kosovën (laike) – islamike, ai kurrë nuk kërkoi falje.Kosova ende pret falje të përgjithshme nga Serbia për atë që ndodhi në vitet nëntëdhjetë.

Serbia’s acting Minister of Foreign Affairs, Ivica Dacic, (former spokesman and later Minister of propaganda, just like…

Gepostet von Robert Bosch am Dienstag, 6. Oktober 2020

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic robert bosch ivica dacic robert bosch

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!