LIVE UPDATES
Aktualitet

Investimi tek gjiri i Kakomesë, reagon për herë të parë biznesmeni Luan Leka: Gjithçka e ligjshme, ja FAKTET!

12 Gusht 2021, 20:54 Nga DOSJA
Investimi tek gjiri i Kakomesë, reagon për herë të parë

TIRANË– Historia e Kakomesë, ka qenë rregullisht në fokus të mediave dhe portaleve, ku edhe nuk kanë munguar akuzat ndaj biznesmenit Luan Leka. Pas akuzave, ai ka reaguar për herë të parë përmes përfaqësuesëve të tij ligjorë, duke sqaruar gjithçka. Në reagimin zyrtar shkruhet se grupi i investitorëve vendas i përbërë nga shoqëria Riviera Kakome, Luan Leka, shoqëria Agikons dhe Dritan Celaj, edhe me mbështetjen e bankave, janë në pragun e nisjes së një investimi prej rreth 70 milion Euro në Gjirin e Kakomesë. Ky projekt parashikon ndërtimin e një resorti turistik hotelier, me 5 yje, me një kapacitet prej 375 dhoma, ndërsa disa media kanë dizinformuar, në lidhje me këtë çështje duke ngritur edhe dyshime lidhur me ndjekjen e procedurave ligjore për shpronësimin e banorëve të zonës.

“Grupi i investitorëve vendas i përbërë nga shoqëria Riviera Kakome, Luan Leka, shoqëria Agikons dhe Dritan Celaj, edhe me mbështetjen e bankave, janë në pragun e nisjes së një investimi prej rreth 70 milion Euro në Gjirin e Kakomesë. Projekti i ri parashikon ndërtimin e një resorti turistik hotelier, me 5 yje, me një kapacitet prej 375 dhoma. Ky projekt është më i madhi sot në rivierën shqiptare. Operatorë të rëndësishëm ndërkombëtarë si Hilton, Accor, Barcelo dhe Radisson, kanë paraqitur interesin e tyre dhe jane parakualifikuar për të menaxhuar këtë resort hotelier. Ndërkohë është për të ardhur keq, që Pamfleti.net dhe disa media elektronike, kanë dizinformuar, në lidhje me këtë çështje, duke dëmtuar projektin dhe rrezikuar që investitorët e interesuar të kenë të njëjtin fat me Club Med dhe Blu Serenen duke penguar në këtë mënyrë zhvillimin e zonës,“-shkruhet ndër të tjera. 

Sipas Pamfletit, Luan Leka pretendohet se u lejua që të merrte 18.5 ha pronë shteti buzë detit në “Gjirin Kakome”, duke i bërë letrat me dosje private e zyrtare false. Por në të vërtetë fshatarët e Nivicës, i kanë humbur të gjitha proceset gyqësore, duke filluar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2008 deri në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2012, ku edhe është mbyllur përfundimisht, ligjërisht ky “konflikt” mes tyre dhe shtetit.

Reagimi i plotë i përfaqësuesve ligjorë të sipërmarrësit, Luan Leka:

E VËRTETA MBI KAKOMENË

Në ditët e fundit, portali Pamfleti.net, ka sulmuar dhe shpifur padrejtësisht në drejtim të Z. Luan Leka dhe shoqërisë Riviera Kakome. Fatkeqësisht, pjesë nga artikujt e Pamfleti.net janë shpërndarë edhe nga disa media të tjera elektronike. Z. Luan Leka ka mandatuar zyrën ligjore Tashko Pustina për të ngitur padi ndaj ketij portali. Në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë të Z. Luan Leka në këtë çështje të ardhshme gjyqësore, dëshirojmë të informojmë publikun mbi pavërtetësinë e plotë të artikujve të portalit Pamfleti.net në lidhje me çështjen Kakome dhe z. Luan Leka.

Pronësia e truallit të Gjirit të Kakomesë

Më datë 23.06.2004, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi zhvillimin e një strukture turistike në gjirin e Kakomesë. Në vijim Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nënshkroi me shoqërinë “Riviera” shpk (sot “Riviera Kakome” shpk) marrëveshjet e zhvillimit dhe të qerasë për përdorimin e një trualli në pronësi shtetërore për 99 vjet. Në atë kohë, nisja e punimeve u pengua nga banorët e fshatit Nivicë, një fshat malor i ndodhur rreth 7 km larg Gjirit të Kakomesë. Banorët e fshatit Nivicë pretendonin njohjen e pronësisë mbi këtë truall.

Në vitin 2006, subjekti “Bashkëpronësia e Fshatit Nivicë” i është drejtuar Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë duke kërkuar njohjen, kthimin dhe kompensimin e një sipërfaqeje trualli në Gjirin e Kakomesë, sipërfaqe e cila ndërkohë ishte në pronësi shtetërore. Komisioni, me Vendimin nr. 204, datë 18.07.2006, rrëzoi kërkesën e subjektit “Bashkësia e fshatit Nivicë”.

Bashkësia e fshatit Nivicë e ankimoi vendimin e Komisionit të Qarkut Vlorë, pranë Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Agjencia, me vendimin nr. 244, datë 07.09.2007, hodhi poshtë kërkesat e Bashkësisë së Fshatit Nivicë duke mos njohur bashkëpronësinë e Bashkësisë së Fshatit Nivicë mbi truallin në Gjirin e Kakomesë.

Bashkësia e Fshatit Nivicë e ankimoi Vendimin nr. 244 në rrugë gjyqësore. Padia e Bashkësisë së Fshatit Nivicë u rrëzua në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe Vendimi nr. 244 i Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, i cili njeh pronën si pronë shtetërore, është lënë në fuqi nga të gjithë shkallët e gjyqësorit, konkretisht me vendimet e mëposhtme:

Vendimi nr. 7153, datë 28.07.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Vendimi nr. 786, datë 15.06.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë;
Vendimi nr. 362, datë 07.07.2011 i Gjykatës së Lartë.
Vendimi nr. 75, datë 15.06.2012 i Gjykatës Kushtetuese.
Blerja e pronës

Në vitin 2012, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 10186, datë 05.11.2009 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, shoqëria Riviera Kakome e zotëruar nga ortakët Dritan Çelaj dhe Luan Leka, në cilësinë e personit juridik të stimuluar, ashtu siç ishte rasti për të gjitha shoqëritë e tjera, të cilat gëzonin statusin e personit të stimuluar në zona të ndryshme me përparësi turizmin, ka blerë nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit sipërfaqen prej 29.07 hektarësh. Ligjshmëria e këtij procesi, është shqyrtuar nga organet dhe gjykatat kompetente, të cilat kanë konkloduar në ligjshmërinë e plotë të tij. Për më tepër, institucioni shtetëror përkatës, në cilësinë e shitësit, ka garantuar blerësin Riviera Kakome, në lidhje me pronësinë e plotë që shitësi gëzonte mbi pronën në momentin e transferimit të pronësisë së saj tek blerësi.

E vërteta mbi disa akte të marrjes së tokës në pronësi të lëshuara në vitin 2017

Në vitin 2017, Bashkia Himarë ka lëshuar disa akte të njohura si AMTP (akte të marrjes së tokës në pronësi) për një sipërfaqe trualli, e cila përfaqëson më pak se 1% të sipërfaqes së truallit në pronësi të shoqërisë Riviera Kakome. Gjithsesi, procesi i dhënies së këtyre akteve nga një njësi vendore si Bashkia Himarë, ka qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin, dhe madje përgjegjësi i Zyrës së Mbikqyrjes dhe Manaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë është dënuar me 1 (një) vit burgim, në lidhje me këtë proces.

Janë pikërisht përfituesit e këtyre AMTP-ve abuzive dhe në kundërshtim me ligjin, të cilët sipas një informacioni të dhënë nga mediat, kanë bërë kallëzimin drejtuar SPAK, dhe nga ku SPAK sipas informacionit nga mediat, ka vendosur që këtë kallëzim të këtyre personave, t’ia dërgojë për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Siç është shpjeguar më sipër, pavarësisht se çdo individ gëzon të drejtën të bëjë pafundësisht kallëzime apo të ngrejë pretendime, në fakt konflikti mes banorëve të Nivicës dhe shtetit në lidhje me pronësinë e tokës, është gjykuar në mënyrë shteruese nga gjykatat e të gjitha niveleve, duke hedhur poshtë përfundimisht pretendimet e banorëve të fshatit Nivicë.

Projekti i ri turistik në Gjirin e Kakomesë

Mungesa e sigurisë juridike, dhe pamundësia për të gëzuar në mënyrë të qetë pronën e blerë në mënyrë të rregullt nga Riviera Kakome, kanë penguar realizimin e investimeve të rëndësishme në Gjirin e Kakomesë. Shtojmë këtu se shoqëri ndërkombëtare të mirënjohura dhe me reputacion si Club Med, apo Blu Serena, pasi kanë shfaqur interesin e tyre, janë detyruar të largohen më pas, si pasojë e këtyre konflikteve.

Grupi i investitorëve vendas i përbërë nga shoqëria Riviera Kakome, Luan Leka, shoqëria Agikons dhe Dritan Celaj, edhe me mbështetjen e bankave, janë në pragun e nisjes së një investimi prej rreth 70 milion Euro në Gjirin e Kakomesë. Projekti i ri parashikon ndërtimin e një resorti turistik hotelier, me 5 yje, me një kapacitet prej 375 dhoma. Ky projekt është më i madhi sot në rivierën shqiptare. Operatorë të rëndësishëm ndërkombëtarë si Hilton, Accor, Barcelo dhe Radisson, kanë paraqitur interesin e tyre dhe jane parakualifikuar për të menaxhuar këtë resort hotelier.

Ndërkohë është për të ardhur keq, që Pamfleti.net dhe disa media elektronike, kanë dizinformuar, në lidhje me këtë çështje, duke dëmtuar projektin dhe rrezikuar që investitorët e interesuar të kenë të njëjtin fat me Club Med dhe Blu Serenen duke penguar në këtë mënyrë zhvillimin e zonës. Ndër të tjera, këto shpifje kanë dëmtuar edhe figurën e Z. Luan Leka, i cili është nga një investitorët më të hershëm dhe me më reputacion në Shqipëri, si dhe një nga taksapaguesit më të mëdhenj në vend me shoqëritë, në të cilat ai gëzon interesa. Shoqëritë e grupit të Z. Leka punësojnë mbi 1000 persona, dhe janë shoqëri kryesisht prodhuese, të cilat asnjëherë nuk kanë përfituar, por vetëm kanë kontribuar në fondet dhe paratë publike. Projekti i Gjirit të Kakomesë përfaqëson një angazhim të madh dhe serioz, dhe sigurisht ky projekt do të sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit dhe zonën, në të cilën ndodhet prona.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjiri i kakomese luan leka gjiri i kakomese luan leka

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Gusht 2021, 18:21

KUKËS- Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se zjarri në Lakun e Thive dhe atë të Mollave është mbajtur nën kontroll, por e gjitha falë nd...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më