LIVE UPDATES
Politike

Investigimi/ Plehrat bëjnë bashkë Sadri Abazin me Xhelal Mziun, zbulohen abuzimet me kontratën koncesionare

18 Nëntor 2020, 09:56 Nga DOSJA
Investigimi/ Plehrat bëjnë bashkë Sadri Abazin me Xhelal Mziun,

Emisioni Top Story investigoi biznesin e plehrave në Bashkinë e Kamzës, ku zbuloi një sërë shkeljesh dhe abuzimesh. Kjo bashki i menaxhon plehrat përmes një kontrate konçesionare me kohëzgjatje 12 vite, me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë dollarë.

Kompania koncesionare fituese është “Alko-Impex general Construction”, me administrator Arbër Abazin, nipin e deputetit socialist Sadri Abazi. Ai ka arritur të sigurojë një kontratë të majme nga ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu. Moralisht kjo tregon shtrëmbërimin politik për shkak të interesave financiare, ndërsa ligjërisht nuk përbën asnjë problem.

Referuar kontratës së siguruar nga Top Story, kompania do të duhej që brenda 6 muajsh, të realizonte një stacion transferimi dhe diferencimi për mbetjet e riciklueshme. Kanë kaluar 2 vite dhe ky detyrim nuk është përmbushur.

Në nenin 12 të kontratës, qartësisht sqarohet se kompanisë mund t’i ndërpritet konçesioni në rastin kur nuk përmbush detyrimin për të vënë në punë stacionin e transferimit.

Po shkeljet nuk mbarojnë me kaq. Kjo kompani me mbështetje nga pushtetarët, po i shkakton Bashkisë së Tiranës dhe tagsapaguesve një dëm prej qindra mijëra eurosh në vit, duke ia faturuar mbetjet e Kamzës bashkisë së kryeqytetit. Por, si mund të ndodhë kjo?

Mjetet e Alko Impex, pasi ngarkohen me mbetje në Kamëz, i depozitojnë në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar si mbetje të Tiranës.

Top Story u interesua, nëse mes Sharrës dhe Bashkisë Kamëz, kishte një kontratë për depozitimin e mbetjeve. Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli deklaroi për Top Story se nuk kishin asnjë marrëveshje me landfillin e Sharrës.

Fabula është shumë e thjeshtë. Kompania e nipit të Sadri Abazit menaxhon mbetjet e Tiranës, në zonën 3, që përfshin Kombinatin dhe rrethinat e saj. Makineritë e tij të pastrimit kalojnë edhe në zonën e Kamzës për të mbledhur mbetjet, dhe i depozitojnë në Sharrë duke i deklaruar sikur janë të Kombinatit.

Top Story, ka ndjekur për disa ditë mjetet e kompanisë që ngarkohen në Kamëz, i ka filmuar deri në transportimin drejt Sharrës.

Në territorin bashkisë Kamzës, mesatarisht janë 70-80 ton në ditë, të cilat transportohen drejt Sharrës në shkelje me ligjin. Pra, çdo 24 orë Alko Impex i shkakton bashkisë së Tiranës plot 2300 euro dëm, duke i deklaruar mbetjet e Kamzës si mbetje të Tiranës.

Kompania e nipit të deputetit socialist, ka marrë plot 30 milionë euro tendera pastrimi në 4 vitet e fundit. Në pjesën e parë të dokumentarit, ne treguam se si mbetjet e Kavajës, hidheshin në një fushë në mënyrë antiligjore për të shmangur kostot e trajtimit. Tenderi i pastrimit aty është fituar pikërisht nga kompania Alko-Impex.

Ky investigim tregoi se interesat financiare për plehrat prekin edhe familjarë të politikës. Pikërish këta njerëz si nipi i Sadri Abazit dhe të tjerë, nuk duan kontrollin mbi plehrat. Nëse landfilli i Sharrës do të ishte pa kontroll, si një kodrinë me plehra ku çdo kush do kishte akses, për kompaninë Alko Impex do të ishte shumë herë më mirë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sadri abazi xhelal mziu sadri abazi xhelal mziu

Sondazh

Poll
Politike 18 Nëntor 2020, 07:23

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.Basha shkruan në Twitter dhe...

Politike 17 Nëntor 2020, 21:58

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka akuzuar  akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim në çështjen e integrimit europian dhe ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj