LIVE UPDATES
Aktualitet

Intervistimi i 12-vjeçares pasi bashkë me shoqet nxorri fotot e një 17-vjeçareje, CRCA: U bë në shkelje të plotë të nen

18 Shtator 2020, 17:36 Nga DOSJA
Intervistimi i 12-vjeçares pasi bashkë me shoqet nxorri fotot e

TIRANË– Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), ka reaguar ashpër pasi Policia e Fierit ka shoqëruar një 12-vjeçare. Në një deklaratë zyrtare, CRCA-ja shkruan se 12-vjeçarja është shoqëruar për t’u pyetur pasi bashkë me disa shoqe të tjera kanë publikuar në rrjetet sociale fotot e një adoleshenteje tjetër, 17 vjeç.

Por, sipas CRCA-së, shoqërimi i të miturës në komisariat është bërë pa praninë e psikologes, prindërve dhe me makinë private. Sipas Qendrës së Mbrojtjes së të drejtave për fëmijës, kjo gjë bëhet në shkelje të plotë të nenit 18 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur.

CRCA/ECPAT SHQIPËRI: POLICIA E SHTETIT NË FIER SHKEL RËNDË KODIN E DREJTËSISË PËR TË MITUR Përgjatë shoqërimit dhe më pas intervistimit të një vajze 12 vjeçare të supozuar se ishte në konflikt me ligjin, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit në Fier tregojnë mungesë respekti për të drejtat bazë të fëmijëve në proçesin penal, të garantuara nga Kushtetuta, Kodi Penal, Kodi i të Miturve dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës e OKB-së. Tiranë 18 Shtator 2020 – Përmes kësaj Deklarate Publike, CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon të shprehë shqetësimin e saj serioz për shkeljen e plotë të proçedurave ligjore përgjatë shoqërimit të një vajze 12 vjeçare në mjediset e Drejtorisë së Policisë Fier nga ana e punonjësve të policisë. Tre ditë më parë në emisionin investigativ STOP të televizionit Klan u përcoll një situatë e pazakontë mbi shoqërimin dhe intervistimin të një vajze 12 vjeçare nga ana e policisë në qytetin e Fierit. Shkak i këtij shoqërimi ishte situata e krijuar mes 15 fëmijëve adoleshentë të cilët qarkullonin mes tyre foto të papërshtatshme të bashkëmoshatares së tyre 17 vjeçare. Pas indicieve të marra, policia ka ndërhyrë, ku ndër të tjera kanë ndaluar në rrugë dhe kanë shoqëruar për në Komisariat (sipas burimeve të medias) me makinë private edhe një minorene të moshës 12 vjeçare. Çdo veprim ndodhi pa prezencën e prindërve, avokatit apo edhe të psikologut/es, përfshi edhe intervistimin e fëmijës. Vajza dhe nëna e saj kanë treguar për mediat se gjatë gjithë kohës e mitura është intervistuar vetëm fare dhe madje është kërcënuar nga oficeri i policisë që e intervistonte. CRCA/ECPAT Shqipëri shprehet vërtetë e indinjuar për mënyrën e komunikimit dhe sjelljen e punonjësve të policisë përkundrejt 12 vjeçares, të cilat janë në kundërshtim të hapur me parimet dhe përmbatjen e Kodit të Drejtësisë për të Mitur, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të OKB-së. Sipas nenit 40 të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve “Shteti i njeh çdo fëmije të dyshuar, të akuzuar ose për të cilin është thënë se ka kryer shkelje të ligjit penal, të drejtën e një trajtimi të tillë, që zhvillon te fëmija ndjenjën e dinjitetit dhe të vlerës së personit, që përforcon tek ai ndjenjën e respektit të tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve dhe që merr parasysh moshën e fëmijës si dhe dëshirën për të ndihmuar në riintegrimin e tij në shoqëri dhe në mënyrë që ai të luajë një rol konstruktiv në gjirin e saj.” Ndërkaq sërish në këtë nen, në paragrafin e dytë të tij, shpjegohet qartë se si duhet të jetë procesi juridik i shoqërimit dhe intervistimit të një mituri në organet e policisë. Saktësisht ky paragraf përcakton se i mituri duhet të prezumohet i pafajshëm deri sa të provohet pafajësia e tij ligjërisht; të informohet menjëherë dhe drejtpërdrejt për akuzat e ngritura kundër tij, nëse është e përshtatshme, me anë të prindërve të tij ose të përfaqësuesve ligjorë, dhe të ketë ndihmë juridike ose nga çdo ndihmë tjetër të duhur për përgatitjen dhe paraqitjen e mbrojtjes së tij; si dhe të mos detyrohet të dëshmojë ose të pohojë veten fajtor; të pyeten ose të bëjë të pyeten dëshmitarët e akuzës dhe të sigurojë paraqitjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes së tij, në kushte të barabarta. Por shoqërimi 12 vjeçares në policinë e Fierit është kryer gjithashtu në shkelje të plotë të nenit 18 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, i cili detyron praninë e një psikologu përgjatë shoqërimit të të miturve. Bazuar në këtë nen, në çdo fazë të procedimit penal me të miturit në konflikt me ligjin, si dhe gjatë pyetjes së të miturit viktimë ose dëshmitar, pavarësisht nga mosha mbi ose nën 14 vjeç, prania e psikologut është e detyrueshme! Gjithashtu sipas dëshmive të nënës së vajzës 12 vjeçare në këtë procedurë nuk kishte as edhe një psikolog/e për shoqërimin dhe intervistimin e të miturës, nga ana tjetër prania e psikologut/es dhe qëllimi i tij caktohen me ligj në bazë të Neneve 18 dhe 42 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Prania e një psikologu në të tilla procedura është e domosdoshme pasi ky i fundit eleminon frikësimin apo ndrojtjen e të miturit nga i gjithë proçesi. Fenomen ky që duket se u shkel “me të dyja këmbët” nga punonjësit e policisë të qarkut Fier, vetëm disa kohë më parë. Nisur nga kjo ngjarje e përsëritur e dhunës institucionale nga ana e punonjësve të Policisë kundër fëmijëve dhe të miturve, CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon hetime të menjëhershme dhe vendosjen para përgjegjësisë të çdo punonjësi përgjegjës të policisë, i cili shkel në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijës dhe të miturit në proçesin penal. Zhvillimi i një hetimi të brendshëm nga ana e Policisë për këtë ngjarje konsiderohet si tepër i rëndësishëm dhe i rekomandueshëm. Nga ana tjetër ne rekomandojmë trajnimin urgjent dhe mbarëkombëtar të të gjithë punonjësve të policisë që janë në kontakt me fëmijët apo të miturit në konflikt me ligjin, dëshmitarë apo edhe viktima të krimit, si për njohjen e mëtejshme me parimet dhe përmbajtjen e Kodit të Drejtësisë për të Mitur, ashtu edhe për të praktikuar situatat e intervistimit, shoqërimit, izolimit apo mbrojtjes të të miturve kur ata janë nën kujdesin apo kontrollin e Policisë.

Lajmi u bë publik nga emisioni “Stop” më 16 shtator. 15 të mitur akuzohen se në një faqe Instagrami janë publikuar pamjet intime të një 17-vjeçareje.12-vjeçarja e akuzuar për këtë akt dhe mamaja e saj dëshmojnë për gjithë sa ndodhi pas publikimit të fotove intime. Gruaja thotë, se të miturit janë shoqëruar në polici me një makinë pa targa, policët kanë qenë pa uniformë dhe fëmijët janë pyetur pa psikolog.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet crca shoqerimi i 12 vjecares crca shoqerimi i 12 vjecares

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime