LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA/ U rikthye në detyrë, flet Blerta Dervishi: Lleshaj ishte korrekt, ja ç’më lidh me Ina Nukën

13 Mars 2019, 09:05 Nga DOSJA
INTERVISTA/ U rikthye në detyrë, flet Blerta Dervishi: Lleshaj ishte

TIRANË- Efektivja Blerta Dervishi, që u pezullua dy ditë më parë nga puna e saj, është rikthyer sërish në detyrë, por ende nuk është e qetë pasi vijon të jetojë në ankth për banesën e saj. Blerta dhe 14 banorët e tjerë të ndërtesës pranë gjimnazit “Petro Nini” mund të zgjohen sërish me punjonjësit e IKMT-së tek porta që mund t’u kërkojnë të dalin nga shtëpia.

Efektivja e Shqiponjave në një intervistë për Dosja.al shprehet se kjo gjë nuk ndodh, pasi ajo dhe anëtarët e tjerë të familjeve do të luftojnë deri në fund për banesën e tyre, që siç shperhet, “ajo është prona e vetme e tyre”.

Në atë banesë jetojnë dy familje, ku konflikti për pronën me binznesmenin Aleksandër Govani i mban në ankth, pasi mund të kenë sërish përplasje me Përmbarimin, që do tentojë t’i nxjerrë nga shtëpia. Efektivja e Shqiponjave që ka dy vite në radhët e Policisë, tregon të vertetën e saj si qëndron problemi me biznesmenin dhe për marrëveshjen e ofruar prej tij, në këmbim të largimit të tyre nga shtëpia.

Në intervistën e saj për Dosja.al, Blerta komenton dhe deklaratën e ministrit Lleshaj dhe të Kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ajo tregon raportin që ka me efektiven Ina Nuka dhe se çfarë do bëjë sëbashku me familjen e saj në mbrojtje të pronës ku ajo jeton me fëmijët e mitur. Në fund ajo ka dhe një falenderim për të gjithë qytetarët të cilët janë solidarizuar me të.

INTERVISTA E PLOTË

Së pari ju falenderoj që pranuat të flisni për Dosja.al. A mund të na e shpjegoni me pak fjalë situatën tuaj me pronën, nga fillimi sa vite keni në këtë shtëpi? Si lindën problemet?

Jemi bërë banorë të atyre banesave që në vitin 1953, e kemi blerë nga Enti i Banesave në 1993 dhe më pas u pajisëm me një certifikatë pronësie. Ai pretendon që e trashëgon këtë pronë, por në fakt është pronë shtetërore. Dhe nëpërmjet një kthimi-kompesimi prone në 1995 kryetari Lulzim Collaku ia “fali”, i vetëm në kundërshitm me ligjin, pasi nuk kishte anëtarët.

Aleksandër Gavoshi pretendon se ju ka ofruar marrëveshje duke ju dhënë 150 mijë euro sipërfaqe banimi dhe 150 mijë euro para, por dy familjet Dervishi dhe Llapaj nuk kanë pranuar. Si qëndron e verteta?

Kjo është një marrëveshje e dytë veç me “gojë”. Ne e pranuam edhe pse qëndron edhe marrëveshja dhe deklarata e parë. Por zotëria nuk i respekton ato….

Ju jeni efektive e repartit Shqiponja. Sot ju keni marrë lajmin e pezullimit nga detyra. Cila është arsyeja e pezullimit dhe në çformë ju lajmëruan? A ka pasoja në karrieren tuaj ky vendim?

Po është e vertetë që po atë dite jam njohur me pezullimin një ditorë dhe vërejtje, për arsyen e pengimit të veprimeve përmbarimore. Nuk e di si do ndikojë kjo në karrieren time, nuk mund të bëj parashikime.

Prej sa kohësh shërbeni në Polici dhe a keni pasur probleme të mëparshme gjatë ushtrimit të detyrës?

E ushtroj këtë detyrë prej 2 vitesh në Policinë e Shtetit. Dhe nuk kam patur asnjëherë probleme, por gëzoj respektin e çdo kolegu që kam privilegjin të punoj.

Si e konsideroni sjelljen e kolëgeve tuaj një dite më parë?

Në aspektin ligjor ishin në krye detyrës në zbatim të një ligji. Por në aspektin njerëzore ishin të prekur, por të pamundur për të na ndihmuar.

Cili ka qenë solidariteti që keni marrë këto ditë?

Me familjet tona janë solidarizuar jo vetëm banorët e lagjes por e gjithë Tirana, Shqipëria dhe kudo ku ka shqiptarë, sepse marr qindra mesazhe nga njerëz që nuk i njoh. Kjo është një energji dhe ndjesi e jashtëzakonshme.

Ku e “humbi policia kokën” dje dhe a mendoni së po përdoreni politikisht?

Mendoj se qëndrimi i ministrit të Brendshem është më korrekt. Nuk po përdorem politikisht sepse po mbroj shtëpinë time dhe shtëpia ime nuk ka axhendë politike.

E njihnit efektiven e policisë Ina Nuka? Nëse po si e shihni reagimin e autoriteteve në të dyja rastet?

Inën e kam shumë shoqe, mike, kolege dhe nuk ka paralelizëm me situatën time.

Si e konsideroni deklaratën e ministrit Lleshaj për reagimin e policisë, deklaratë e cila sot u mbështet edhe nga Kryeministri Rama?

Mendoj që deklarata e Lleshajt është brenda etikës policore, kurse për Kryeministrin nuk mund të kem pronocim pasi unë punoje dhe përfaqësoj shtetin.

Dje përballë jush kanë qenë edhe disa kolege tuajat që nuk i mbajten dot lotët. A i njihnit efektivet?

Është e vërtetë, të gjithë kolegët u prekën, dhe kam marrë mesazhe e telefonata solidarizimi.

Cili do të jetë hapi i radhës që ju dhe banorët e tjerë të kesaj banese do të ndërrmerrni?

Rezistencë në maksimum, jemi të përgatitur ta mbrojmë me jetë pronën e vetme ku banojmë me fëmijët tanë, kur në këtë pronë jeton dhe një person me aftësi të kufizuara.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerta dervishi efektivja e shqiponjave shembja e baneses ne tirane shembja e baneses tek petro nini blerta dervishi efektivja e shqiponjave shembja e baneses ne tirane shembja e baneses tek petro nini


Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez