LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA/ Rrëfehet Rudi Erebara: Largohem prej sistemit “Veliaj”, për Teatrin do ketë luftë

27 Prill 2019, 20:54 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Rrëfehet Rudi Erebara: Largohem prej sistemit

TIRANË- Për më shumë se 1 vit, Rudi Erebera sëbashku me disa artistë e qytetarë të angazhuar, po vijojnë qëndresën e tyre kundër shembjes së dy teatrove. Edhe pse ata qëndrojnë çdo natë, ku japin mesazhet e tyre nga sheshi i Teatrit, gërmat identifikuese të godinës u hoqën. Erebara në një intervistë për Dosja.al shprehet se kjo është një provokim për të matur pulsin, por shton se për Teatrin Kombëtar do të ketë luftë.

Por një tjetër “luftë” ai ka shpallur kundër Veliajt, duke u pozicionuar kundër tij në artikulimet publike. Pak kohë më parë ai u shpreh se nëve Veliaj do të fitojë sërish ai largohet nga Shqipëria. Për këtë gjë në intervistën për Dosja.al shprehet se  nuk ësthë largim prej Veliajt, por për sistemin që është prodhuar prej tij dhe mijërave Veliajt të tjerë.

Por për këtë sistem ai ka shumë kundërshtime të tjera duke thënë se vendi është më keq se në vitin 1997. Shkrimtari Rudi Erebara, bën dhe një parashikim të zymtë për Tiranën e katër viteve të tjera, ku shprehet se do të vijojë shkatërrimi.

INTERVISTA E PLOTË

Në intervisten tuaj në Fax Neës keni thënë që po të fitojë Veliaj një mandat tjetër për Tiranen do largoheni nga Shqipëria. A është ky një dorëzim?

Nuk e shoh si dorëzim por si mirëkuptim ndaj realitetit. Unë jam kundër këtij realiteti. Edhe kundër atyre që e kanë sjellë këtë realitet. Fitorja e Veliajt me votë do të thotë se ne që jemi kundër këtij realiteti jemi pak. Kështu që unë zgjedh të mos rroj në këtë realitet me ata që e duan këtë realitet. Dmth, nuk iki thjesht prej një njeriu me emrin Veliaj, por iki prej të gjithë atyre që e duan këtë realitet me Veliaj. Prej gjithë mijëra Veliajve. Tiranën në këtë gjendje katastrofike e ka çuar Edi Rama. Veliaj thjesht e ka çuar katastrofën më tej. Unë isha i sigurt se do ta çonte katastrofën edhe më tej, prandaj e kam votuar kundër edhe katër vjet më parë.

A nuk është qëndresa juaj dhe kolegëve tuaj që pengoi prishjen e Teatrit Kombetar? Nëse largoheni dhe dorëzoheni është një mentre për t’u hapur rrugë atyre që duan të prishin?

Me duket se e shpjegova më lart këtë pyetje. Kjo është një zgjedhje individuale ashtu siç ishte dhe është qëndresa për të mbrojtur Korpusin Teatror. Unë flas në emrin tim. Nëse këtu fiton me zgjedhje të pavjedhura, të pablera, si Rama ashtu edhe Veliaj, qoftë Enver Hoxha vetë, se nga diktatura rrjedhin votat që marrin ketë të dy, unë thjesht e shoh veten të pavend të qëndroj. Nuk i kam borxh askujt. Nuk i kam premtuar askujt asgjë. Teatri shembet nëse Veliaj fiton zgjedhjet. Po i fitoi zgjedhjet, nuk ka me rëndësi se çfarë ndodh. Ne jemi thjesht qytetarë. Njerëz. Njerëz që helmohemi përditë nga ushqimi, ajri, uji, politika, mungesa e shpresës, gazi i policisë. Njerëz që po na vjedhin. E ka një fund çdo përpjekje. Po fituan me vota të rregullta, ta mbajnë edhe ta bëjnë me kulla deri në Hënë.

Gjatë natës së të enjtes ose në oret e para të së premtes u hoq emri i Teatrit Kombëtar. Si e gjykoni këtë? Besoni se ishte një shenjë e humbjes së durimit?

E shoh si një testim për të matur pulsin a do të kete luftë. Edhe një luftë do të ketë. Jam i sigurt se nuk do të guxojnë t’i afrohen përpara zgjedhjeve, kurdo që të jenë këto.

Duhet të ketë një hetim për ketë? A mund të ketë një padi në Prokurori nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar?

Po Aleanca e çoi në prokurori çështjes sot. Të paktën sa për të qenë de jure në rregull, pasi këtu nuk ka rënë thjesht shteti i kapur nga mafia. Këtu ka rënë i gjithë sistemi.

Ndërkohë opozita, me bojkotin e zgjedhjeve duket se i ka hapur rrugën Veliajt për një mandat tjetër. Ky bojkot duket se nxit largimin tuaj nga Shqipëria…

Nuk mendoj se do të shkojnë në zgjedhje pa opozitën. Jam kundër, edhe kam qenë kundër 1997. I kam frikën përsëritjes sepse tani njerëzit nuk janë thjesht të dëshpëruar, si në 1997. Janë totalisht të pashpresë. Ikja në 1997 ishte një shpresë në njëfarë mënyre. Edhe ashtu ndodhi. Ikën 500 mijë të tjerë. Sot duan vetëm një arsye më shumë për të mos u kthyer. Sunduesit e politikës në pushtet nuk janë të kthjellët. Nuk e kuptojnë çdo të thotë një eksod i tretë masiv. Nuk e kuptojnë se janë të pazotë për botën moderne. Sado të kenë vjedhur, gjithë këto vite, sado të kenë shitur droge, ekonomia kineze i ka të gjithë bashkë një orë konkurencë. Një lojë yçi. Unë e mbështes opozitën në moshyrje në zgjedhje. Shqipëria është në krizë të shkaktuar nga socialistët. Krizën e sollën socialistët. Socialistët duhet ta zgjidhin krizën. Të futesh në zgjedhje në këtë mënyrë, do të thotë të provokosh luftë. Nuk e di sa socialistë duan luftën. Ata që kanë qenë 20 vjec në 1997 sot janë gati të bëhen gjyshër. Nëse nuk kanë vënë mend, nuk di çfarë të them. Por di me siguri që socialistët do të mbajnë përgjegjësi dhe do të gjykohen nga historia.

Çfarë mund të bëhet në kaq pak kohë që të evitohet mandati i ri i veliajt?

Duhet rishpikur Fatos Nano si fenoment politik në një parti socialiste të kapur nga mafia e drogës dhe e betonit.

Si e shikoni një 4-vjeçar të Tiranës me Veliajn? Ku do jetë Tirana pas 4 vjetësh?

Betonizimi do të vazhdojë. Të dëshpëruarit e fundit që kanë ngelur pa bukë nëpër skrepat e shkretë të varfërisë shqiptare, do të vijnë në Tiranë edhe me ndonja 200 mijë të tjerë. Këta nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçce të shtojnë të varfërit sepse janë komunistë në thelb. Në gjithë përbërjen e tyre. Vazhdimi i kësaj qeverisje, me Veliajn edhe Ramën do ta thellojë krizën shqiptare deri në vdekje edhe pastaj lufta do të jetë, jo vetëm e pashmangshme, por edhe e padobishme. Shqiptari është varur pas litarit të rrijë mbi ujë, edhe pret t’i vijë radha të ngjitet në anijen e pushtetit. Askund nuk dëgjon t’i thonë: mëso notin edhe ik. Dil në breg vetë. Pikërisht sepse këta që janë në qeverisje kudo, edhe ata që i votojnë janë komunistë në përbërje. Janë të mbushur me urrejtje ndaj gjithçkaje që është normale, si familja, historia, e shkuara, e ardhmja, puna, zanati, artet, kultura, tradita, feja. Këta e kanë fe paranë. Njeriun e dinë proletar. Një vegël që prodhohet lirë në Kinë. Njeriun e dinë konsumator. Prodhojnë ushqime që vrasin blerësin. I quajnë oligarkë. Me siguri oligarkëve do t’u vinte turp ta dinin se edhe në Shqipëri banditët quan të quhen kështu. Edhe këta duan të quhen kështu sepse duan të blejnë statusin e pamerituar, statusin që nuk do ta meritojnë kurrë në jetë: të jenë njerëz të pasur. Ja shembulli më i afërt. 1 miliard dollarë dhanë të pasurit e Francës për Notrë Damën e Parisit, sepse e kanë fe, besim, kulturë, histori. Kanë rrënjët. Me këtë dhurim i japin shpresë gjithë njerëzve se njeriu fiton mbi fatkeqsinë, edhe paraja nuk është asgjë përpara historisë. Këta duan të shembin Korpusin teatror sepse nuk u pëlqen. Punë e madhe fort se nuk u pëlqen këtyre. Edhe për çfarë?! Të ndërtojnë fjetore. Dyqane brekësh e kostumesh. Këta vetëquhen rilindas. E vjedhin edhe këtë fjalë. Shiko ku kemi mbërritur. Nga rilindasit e shquar humanistë shqiptarë e botërorë, që shkrinë pasurinë për njerëzimin, këta betonojnë me paratë e drogës. Janë pa skrupuj sepse nuk duan të jenë as socialistë. Këta janë ndarë nga çdo lidhje me realitetin me vetëdije. Edhe sot në Shqipëri jemi ne dhe këta. Nëse këta vazhdojnë të marrin mbështetjen me votë të rregullt, atëherë Shqipëria do të pësojë eksodin e fundit si arbereshët. Nga Shqipëria do të ikim ne që nuk jetojmë dot me këta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj fatos nano heqja e germave nga teatri kombetar rudi erebara sistemi i kalbur teatri kombetare zgjedhje pa opoziten erion veliaj fatos nano heqja e germave nga teatri kombetar rudi erebara sistemi i kalbur teatri kombetare zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale