LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ Opozita e Re, Kujtim Gjuzi: Për Tiranën kemi dy kandidatura, janë autoktonë

29 Mars 2019, 16:00 Nga DOSJA
Intervista/ Opozita e Re, Kujtim Gjuzi: Për Tiranën kemi dy

TIRANË- Kreu i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, i vetëshpallur “kryetar i opozitës së re”, flet para hyrjes në parlament.

Në një intervistë për Dosja.al, Gjuzi shpjegon arsyet pse pranoi mandatin, si edhe debatin që pati me analistin Andi Bushati. Dy javë më parë tek emisioni “Të Paekzpozuarit”, Gjuzi i tha Bushatit: Ta fut golin si të Bashkim Finos, duke shkaktuar hilaritet.

Gjuzi thotë “goli qëndron në Lushnje”, duke i dërguar një tjetër mesazh të fshehur Bushatit. Gjuzi thotë se ndërkombëtarët janë konsultuar me të dhe kanë rënë dakord që të marrë mandatin.

Për Dosja.al ai ka treguar se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe partia e tij ka një emër për Tiranën, që është Arben Ceçi.

Më tej ai shtoi se nëse do të hyjë në Kuvend do mund të bashkuëpunoj me LSI-në. Për grupin e ri Parlamentar që po krijohet në Kuvend, Gjuzi shprehet se mbështet Rudina Hajdarin si një emër që mund t’i drejtojë.

Ai akuzon opozitën si të pamoralshme për të realizuar Kodin Zgjedhor, dhe shton se nëse do krijohet vakanca është gati që të hyjë në parlament.

INTERVISTA E PLOTË

Zoti Kujtim Gjuzi, para pak ditësh keni deklaruar se jeni i gatshëm që të futeni në Kuvend duke pranuar kështu mandatin e deputetit, i qëndroni këtyre deklaratave pas konsultimit me strukturat e partisë?

Jo nuk ka ndryshuar asgjë, nëse vjen vakanca unë do të respektoj strukturat e Partisë Konservatore Shqiptare, të cilët kanë këtë votim: nga 61 kryetarët e degëve, 44 prej tyre në këtë moment janë pro marrjes së mandatit. 11 këshilltar të bashkisë që kanë votuar pro dhe 5 kanë votuar që të mos shkojmë në Parlament ndërsa 6 janë për të shkuar në Parament. 6 të tjerë janë në absetin thonë që e zgjedh kryetari. Shumica e kryetarëve të asamblesë kombëtare janë që të shkohet në Parlament për arsye të marrëveshjes që ka Partia Konservatore me Partinë Demokratike.

Në një intervistë televizive keni deklaruar që jeni konsultuar me ndërkombëtarët, kanë përfunduar këto konsultime dhe mund t’i bëni publike qëndrimet e tyre?

Konsultimet kanë mbaruar dhe ata kanë këshilluar që është e drejta juaj që ta mbani mandatit për ta dërguar në Parlament, apo që ta dorëzoni atë. Pra ata shprehen se këshillojmë që të shkojmë në Parlament, por është e drejta jonë në fund për ta vendosur.

Në të njëjtën intervistë patët dhe një përplasje me gazetarin Andi Bushati, i cili jo pak herë përdori ironinë ndaj jush, në përgjigjen tuaj u shprehët “se do i fusnit golin” është ky një kërcënim?
Jo, Bushati atë ditë nuk e dinte se me kë po bisedonte edhe kur unë u paraqita si kryetar i Partisë Konservatore. Nuk kishte pse zgërdhihej në ekran nëse është njeri serioz, por nëse është njeri që babai i tij kur ka qenë në drejtimin e Policisë Sekrete në Lushnjë të diktatorit Hoxha ka problemet e veta. Me sa duket goli në Lushnje është, kjo është përgjigja.

Nëse do mundeni të hyni në Kuvend keni një plan se çfarë nismash do të merrni, apo thjesht do të përcillni zërin e qytetarëve nga foltorja?

Partia Konservatore është parti me platformë, parti që ka të gjitha resurset akademike. Ka akademinë konservatore me president Prof. Dr. Enriko Ceko. President nderi Prof. Dr. Roland Sahatçia, zv. President ka zotin Gjergj Theodhosi, profesor dhe doktor i shkencave, bësoj se këta 3 -4 personaliste me tituj shkencor na bënë ne te kemi jo vetëm një platformë, por kemi gjithçka për të kërkuar në Kuvend më të mirën për Kuvendin, për ligjin, për të respektuar ligjin e Shqipërisë. Që do të thotë së Shqipëria është një Republikë Parlamentare, nuk mundet askush, sidomos ata që kanë vrarë në bulevard, të dërgojnë jo vetëm kërcënime anësore që nuk më hynë sy fare, se unë jam një qytetar i Tiranës që respektoj të gjitha ligjet dhe respektoj detyrimin që kam përball trupës gjyqësore si anëtar i Partisë Koncervatore. Pra në cilësinë një personi të zgjedhur me votë të lirë në Kuvendin Konservator, dhe unë kam certifikim nga gjykata si kryetar i partisë dhe në këtë cilësi unë respektoj vetëm ligjet. Platformë patjetër që kemi.

Keni ndonjë ligj të veçantë që do ta propozoni, pasi deputetët e tjerë të opozitës kanë hedhur idenë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor?

Po flisni për bashkëautorin e tryezës së partive politike joparlamentare në 33 takime, që është kërkuar me forcë dhe është vendosur projekt-drafti i 44 partive në 16 maj 2016, në Kuvendin e Republikës, ai projekt-drajt është pluhurosur, dhe ne jemi iniciatorët e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, dhe askush tjetër nuk e ka këtë të drejtë në Kuptimin honorifik. Pra e drejta është e partive joparlamentare që e kanë dërguar atje, me përfaqësues katër ish-deputet, Mediun, Ndokën, Dule dhe Dashamir Shehi. Por këta deputet heshtën dhe vetëm heshtën derisa dolën dhe nga Parlamenti, pra projekt-drafti është e paraqitur dhe Partia Konservatore është iniciatore e saj. Nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor kemi grabitje të zgjedhjeve, dhe këta janë të papërgjshëm deri në vrajsen e qytetarëve në bulevardin e Tiranës dhe këta s’mund të jenë kandidat për kryeministër, dhe ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Për arsye se nuk është larguar PD kur janë vrarë njerëz në bulevard, janë vrarë katër veta dhe ata nuk lëshuan mandatet, si mundet ta lëshojë PS mandatin megjithëse, për mendimin e konservatorëve që është kontestuar vendimi për tentativë për tjetërsimin e 24 mandateve. Rama mban peshën kryesore të përgjegjësisë pasi ka thirrur Policinë e Shtetit që të mbronte votat e Partisë Socialiste duke thyer Kushtetutën. Megjithatë dhe pse Paralmenti Evropian ka një rezolutë me 470 eurodeputetë që kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, këtu mund të luajë Rama dhe dikush tjetër, jo Lulzim Basha pasi ai është vetëm kryetar i PD dhe disa partive të tjera që i shkojnë nga mbrapa si vegla qorre. Kodi zgjedhor do të ndryshojë në 7 pika që kemi propozuar ne, emigracioi, votim elektronik, komisioner jo partiak, të gjitha partitë të kenë barazpeshë në televizionin publik, nëse dikush do të penalizohet dhe ne nëse do kemi fuqi më vonë dhe do të kemi prandaj është krijuar Aleanca Kombetare Fluide për Drjetësi, pra në këto kushte Kodi duhet ndryshuar. Nuk mund t’i bëj ftesë Rama Bashës “Hajde ndryshojmë Kodin”, jo, Kodin do ta ndryshojnë njerëzit që janë në Parlament.

U shprehët se keni marrë kërcënime, mund të na thoni nga ju kanë ardhur këto kërcënime?

I kam dhe mesazhe telefonike të cilët janë zbehur tashmë sepse mendojnë se jemi të lehtë, dukemi të lehtë në pamjen e parë, por Konservatorët kanë njo doktrinë mjaft të fortë dhe mjaft të sertë. Unë jam jo vetëm autokton, qytetar i Tiranës, por jam dhe nip në Mukje në Krujë. Familjarët e mi kanë mbjatur peshën kryesore që të mos përplaseshin dy forcat kundërshtarëve.

Emra konkret të kërcënuesve ka?
Tani nuk kam dëshirë që t’u bëjë të ditur. Mund të vini të shikoni sms-të në telefonin tim dhe do shikoni një nga emrat e njohur pranë subjeteve tani jashtë Parlamentit, besoj për ju është i njohur. Plus kam dhe një mesazh tjetër nga njëshi, bësoj se kuptohet kush është njëshi.

Keni bërë denoncim për këto kërcënime?

Unë nuk bëj kërcënime dorë për dorë në komisariate për njerëz që me të drejtën zakonore, ne i themi kujdes se ke dërguar mesazh në numrin e gabuar.

Të gjithë deputetët që kanë pranuar mandatin duke krijuar dhe opozitën e re janë qujtur tradhtar, ndiheni dhe ju sikur keni tradhtuar opozitarët nëse pranoni mandatin?

E para njëherë unë termin tradhtar nuk e njoh, unë njoh emrin shqiptar. Dhe unë jam më shqiptar se ata që thonë tradhtar dhe ata nuk e kuptojnë fare se çfarë flasin. Sepse në Kuvendin e shqipërisë nuk besoj se ishin tradhtar të gjithë deputetët që lanë mandatet. Por kjo nuk do të thotë se ata u treguan infantil dhe kur ne u bëmë ftesë që të mos lëshonin mandatet, pra ne nuk jemi tradhtarët, hileqarët janë brenda PD-së. Dhe janë me shumicë.

A do të bashkoni votën tuaj me maxhorancën?
Nëse Kryeminsitri Edi Rama do të jetë i kujdesshëm në Parlament, do të ndryshoj komplet stilin e tij të arrogancës ne do të shkojmë hap pas hapi me qëndrimet, nëse gjithmonë do të krijohet vakanca për Partinë Konservatore dhe Kujtim Gjuzin.

LSI deri tani numëron 13 deputetë, a do të bashkëpunoni me ta?

Me LSI-në do të shohim një marrëdhenie, meqënëse ajo është afruar pranë opozitës, ne nuk mund të pranojmë që Presidenti të shkel ligjin dhe të dal në fushatë te zgjedhjeve të vitit 2017, ndërkohë që ishte i zgjedhur si president. LSI duhet të distancohet nga Presidenti ose Presidenti ka një zgjidhje të jap dorëheqjen të shkojë pranë LSI-së, Partia Konservatore do të bashkoj votat, jo vetëm votat me LSI-në por dhe të gjithë fuqinë për të kundërshtuar qeverinë. Nëse Edi Rama do të vazhdoj të thotë që do të shemb Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë kullë brenda Muzeut, do të vazhojë me betonizim, Partia Konservatore do të jetë e kujdeshme në vendimmarrjen e saj dhe në votime.

Ditën e djeshme disa deputetë të opozitës kanë bërë kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar, a do jeni dhe ju pjesë e tij dhe bini dakord për qenë Rudina Hajdari kryetare e grupit?

E para që ky hap është një hap pasi të shkojmë ne në Parlament. Unë kam njohje me familjen Hajdari. Kam konsideratë të veçantë për zonjën deputete, Rudina Hajdari dhe patjetër që do të kishte mbështetjen tonë. Por në këto momente mbështetja nuk mund të jetë, pasi ne nuk jemi në Parlament. Patjetër që ne jemi të hapur për bashkëpunim me të, pasi Hajdari është vajza e Azemit, tribunit të demokracisë, por edhe pse është zonjë pasi do jetë e para që do të bëhet kryetare grupi, që është risi në politikën shqiptare dhe e dyta se është vajza e Azem Hajdarit.

A i përmbaheni platformës së opozitës për zgjedhje të reja me qeveri tranzitore?

Partia Konservatore ka qenë e para që ka kërkuar zgjedhje të ndershme që në datën 26 qershor të vitit 2017, në zyrën e zotit Basha. Basha atëherë ishte i kompleksuar se ishte jashtë parlamentit dhe afroi zgjedhjet që mund t’i shtynim në shtator dhe përfundoi në Parlament për ta lëshuar atë krejt infantilisht, dhe del e nxjerr Partinë Demokratike ne bregun e Lanës, kjo është një keqardhje për mua, pasi një nga shqirtrat demokrat është në krye të konservatoreve. Unë duke qenë i tillë nuk mund të pranoj të që të mbështesim forca shumë liberale siç është LGBT apo të tjera.

Opozita akuzon Ramën se ka blerë vota, a bashkoheni dhe ju me këto akuza që Kryeministri mund të ketë blerë vota?

Rama ka trysnuar votë, ta tentuar të blerë votë në burim, dhe kjo është e certifikuar në Dibër dhe kanë shkuar në mesnatë nëpër familje duke i paguar që të mos dalin në votim, dhe të nesërmen ata që shkonin për të votuar i kërcënonin. Këto i kemi thënë zotit Basha ne, pasi i dukeshim të vegjël, në fakt ne jemi të vegjël por jemi konservator.

Çfarë mendoni për skandalin e DH Albania dhe situatën në të cilën ndodhen banorët e Astirit?

Ne kemi pasur qëndrim në lidhje me Unazën e Re dhe për Tetrin Kombëtar, kemi pasur një qëndrim radikal. Nëse Rama do të afrohet për të shembur shtëpitë e njerzve rezidentë, të certfikuar ligjërisht si banor ne do të mbështesim banorët me gjithë shpirtin dhe të gjithë forcën që ka.

Në zgjedhjet lokale do të merrni pjesë?

Përzgjedhjet lokale do të shohim mundësinë e marrjes pjesë në to, kur të futemi në Kuvend. Partia Konservatore është e regjistruar në KQZ për të marrë pjesë, por do të shohim mundësinë si do hyjmë në këto zgjedhje.

Kë kandidat do të mbështesni për zgjedhjet lokale në Tiranë?

Arben Çeça është i diplomuar në dy fakultete, në Fakultetin e Shkencave Mjeksore për farmaci dhe në Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë. Është një tiranas autokton, i cili e ka marrë përsipër dhe ne e kemi shpallur si kandidaturë. Po ashtu në primare kemi dhe Jon Grabocka, një tjetër mbiemër i madh i qytetarisë shqiptare, i cili është në primare i propozuar për këtë kandidaturë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ceci intervista kujtim gjuzi lulzim basha opozita e re zgjedhjet lokale 2019 arben ceci intervista kujtim gjuzi lulzim basha opozita e re zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje