All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Intervista ekskluzive/ Artan Lazaj: KPK dhe KPA s’janë të pavarura. Do i drejtohem Strasburgut. Ja kush e fiton garën për

14 Prill 2019, 19:33 Nga DOSJA
Intervista ekskluzive/ Artan Lazaj: KPK dhe KPA s’janë të
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gjyqtari që dikur ka përfaqësuar Partinë Socaliste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, tani është pa punë. Shkak për këtë sipas tij është pikërisht Partia Socialiste që kontrollin vettingun. Ai nuk akuzon direkt, por bën radiografinë e Reformës në Drejtësi dhe konkludon qartë tek kontrolli politik që maxhoranca ka mbi të zgjedhurit e rinj në Pallatin e Drejtësisë. Në një intervistë për Dosja.al ai sqaron arsyet e skualifikimit të tij, por edhe të kolegëve të tij. Gjithçka është bërë gabim, po a mund të kthehet mbrapsht? Për më shumë lexoni intervistën.

INTERVISTA E PLOTË

Le të flasim​ pak​ për vendimin e Komisioneve të Vettingut. Janë renditur 17 shkelje në atë vendim kundër jush…

Në fakt​ nuk më pëlqen​ të flasë për vendimet e mia. Kështu që le të flasim për vendimet e marra nga KPK dhe KPA, për kolegët e mij. Më pak fjalë unë mendoj se disa kolegë gjyqtarë dhe prokurorë duhet të mos kualifikoheshin dhe shumë të tjerë duhet të kualifikoheshin. Këto Komisione, së pari po gjykojnë me shumë standarte dhe po befasohemi për procedurën e ndjekur në hetim dhe gjykim, si pasojë e mosrespektimit të një standardi, atë të drejtësisë. Nuk po respektojnë kriteret Kushtetuese, për vlerësimin e tre kritereve, pasurinë, profesionalizmin dhe itegritetin. Me këtë lloj profesionalizmi që kanë këto Komisionerë, po e transferojnë mosbesimin e publikut nga Drejtësia të Komisionet e Rivlerësimit dhe ONM, fakt i provuar së fundmi me sondazhet e kryera dhe reagimin e shoqerisë civile. Procesi i Rivlerësimit të Gjyqësorit po vuan në mënyrën më të keqe, nga po ato problematika që është akuzuar sistemi i drejtësisë, cilësia, transparenca, paaftësia, vonesat në hetim, gjykim, arsyetim vendimesh dhe së fundmi korrupsioni. Unë mendoj se në rradhët e Komisionit, me ç’ka kam dëgjuar dhe perceptuar ekziston një korrupsion por ndryshe nga gjyqësori, ky mbrohet me truproja shtetërore. Si përfundim, Kryeministri ynë doktor, trupin tonë të sëmurë kanceroz, sipas tij, jo vetëm që nuk do ta shëroj, por do ta vdesë shumë shpejt.

Kërkuat largimin e Brunilda Bekteshin për konflikt interesi. Ju keni qenë gjyqtar në një gjyq të saj të mëparshëm. A mund të na tregoni çfarë nga ndodhur në atë gjyq?

Është e vërtetë. Gjatë seancave të zhvilluara, pamja e saj më kujtonte dike, por reagimi jo profesional i saj, ne drejtimin e seancave, më bëri të lexoj CV e saj në faqen e KPK. Nga leximi konstatova së kjo, paskësh punuar më parë si juriste e shquar në OSHEE dhe kjo më bëri të rrëmoj në arkivën e Gjykatës, për të parë nëse ka kryer ndonjë proces gjyqësor me mua. Si rezultat, kjo Komisionere, ka qenë përfaqësuese për llogari të OSHEE-së, në një kryesim timin, ku në të vetmen seancë që u paraqit, ka kërkuar që unë të përjashtohesha nga ky gjykim. Kërkesa e mësipërme u rrëzua nga një trup tjetër gjykues, padia e OSHEE-sha, u rrezua, ndaj vendimit u bë ankim, nga kjo juriste në Gjykatën e Apelit e cila e la në fuqi, vendimin e shpallur nga unë.

Kërkesa për përjashtimin e kësaj Komisionere u paraqit me shkakun se si pasoj e ndodhisë së mësipërme, ajo me mua kishte konflikt të hapur interesi. Më tej veprimet e saj në lidhje me vlerësimin e kësaj kërkesë dihen, ku si pasoj e shkeljeve të hapura të saj dhe Komisionerëve të tjerë, KPA e shpalli vendimin e tyre të pavlefshëm. Mua pak ditë më parë më ka mberritur vendimi i arsyetuar i KPA, me shumë vonesë. Pasi e kam studiuar me vëmendje qëndrimin e mbajtur në këtë vendim, do të marrë së shpejti iniciativën për të nisur procedurën për përgjegjësinë disiplinore të Komisionerëve të KPK, anetarë të trupës sime gjykuese, si dhe do dorëzoj në Organin e Procedimit Penal, kërkesë për fillimin e hetimeve në ngarkim të tyre për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Kërkesa juaj për largimin e Bekteshit u vlerësua si nëj tentativë për të shtyrë procesin. Pse nuk e bëtë që në fillim të procesit kërkesën?

Nuk kam qenë unë që kam dashur të shtyj procesin, por keta Komisionerë. Komisioni i ka pasur të gjitha mundësitë që të gjitha kërkesat e mija ti vlerësonte në ditën e parë të gjykimit dhe jo të shtynte seancat. Komisioni e ka pasur të gjithë mundesinë që shpalljen e vendimit përfundimtar ta kryente maksimumi në ditën e pestë, maksimumi që lejon Kodi i Procedurës Civile, por këtë vendim e shpalli pas 11 ditesh, të paarsyetuar, duke shkelur rëndë Kodin e Procedurës Civile.

E ankimuat vendimin e KPK në Komisionine​ Posaçëm të Apelimit (KPA). Komisioni vlerësoi se vendimi i KPK ishte i parregullt, por gjithsesi ju përjashtoi. Cili ishte argumenti?

Nga ana e saj KPA, kreu një proces gjyqësor me shkelje të shumta, që do jenë pjesë e ankimit tim për në Gjykatën e Strasburgut. Ky ishte një zhgënjim me vehte, por edhe më i madh.

Le të kthehemi tek karriera juaj. Keni qenë gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës në Gjirokastër përpara se të transferoheshin në Tiranë, si i propozuar i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kush ju propozoi? Pse ju propozuan juve?

Kam një karrierë 25 vite në Gjyqësor. Përsa i përket pyetjes suaj, mendoj se duhet të ishte nevoja e një juristi i cili përveç aftësive profesionale dhe menaxhuese, të ishte dhe paksa trim duke përballuar presionet e mëdha, siç vetë e tregoi edhe koha.

Pse nuk ndoqët një karrierë në Partinë Socialiste më pas, si jurist, por u rikthyer gjyqtar në Tiranë?

Atyre që me njihnin nga afër dhe ma dinin karrakterin, kur më kanë pyeta në këtë mënyre siç po me pyesni mua juve tani, ju kam dhënë këtë përgjigje: Jam shqiponjë në majë të malit dhe jo mizë në bythë të kalit. Siç duket nuk kam qenë i prerë për politikanë dhe doja të shijoja lirinë dhe pavarësinë time, e jo ta bëja jetën,sipas shijeve të shefit.

A keni patur pengesa nga PD? Keni patur sulme politike gjatë kësaj kohe?

Pengesa kam pasur, presione po, jashtë dhe brenda komisionit, luftë nervash, kërcënime për jetën mosmirnjohje e shumë gjëra të tilla problematike, të cilat më kanë shoqëruar deri ditët e sotme.​

A janë të pavarura KPK dhe KPA?

Nuk janë të pavarura. Vetë mënyra e emërimit të tyre, lidhjet me atë dhe këtë, e kaluara karakteri dhe paaftësia profesionale e tyre, fakti se këtyre nuk ju është kryer vetting, falsifikimet që kanë bërë në CV e tyre etj, i bën lehtësisht të shantazueshëm. Koha, fatkeqësisht po e vërteton përditë e më shumë këtë.

Ju ishit kandidat për KLGJ, a ndikoi kjo në vendimet e komisioneve të vettingut? ​ Sa të pavarura janë sot KLP dhe KLGJ sipas jush?

Patjetër ka ndikuar. Që në fillim të paraqitjes së kanditaturës sime më erdhën sinjale që pse nuk isha konsultuar me këtë apo atë e pas refuzimit tim filloi furtuna. Unë konsideroja vehten të pavarur dhe si i tillë do fitoja, por gabova. Shumica e kandidatëve ishin të porositur. Për sa i përket pavarësisë koha do e tregoj, por pamja duket e errët.

Si e shikoni garën për Prokuror i Përgjithshëm? Kush mund të jetë fituesi?

Këtë garë e shoh të pragjykuar dhe do jetë një shoë më vete. Fitues shoh PPP, për vete mënyrën si u emërua si PPP, reklamën dhe ndihmën që politika, ndryshimin e sjelljeve dhe lukut të saj së fundmi. Në fund të fundit këtë kanditaturë e emëron Kuvendi, megjithë përpjekjet e lavdërueshme që mund të kryej KLP.

​A besoni se kjo reformë do të prodhojë një prokurori special dhe Byro të Hetimit, aq të pavarura sat ë hetojnë dhe ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta?

Nuk besoj. Kjo për faktin e efektit domino të gjithë parregullsive dhe shtrembërimeve të hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi. E vutë re zhvillimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Prokuroreve?! Shkelje e hapur dhe arrogante e ligjit, kërcënim të Prokurorëve të cilët kërkonin të zbatohej ligji dhe përse? Për të fituar si anëtar KLP, një Prokuror i porositur, lehtësisht i shantazueshëm.

Le të kthehemi tek gjyqësori. Si e gjykoni situatën aktuale në Gjyqësor? A mund të shmangej prishja e Gjyaktës Kushtetuese dhe vakanca në Gjykatën e Lartë?

Situata është mjaft e rënde. Nuk funksionojnë Gjykatat më të rëndësishme, e Lartë dhe Kushtetuese. Gjykatat e tjera janë të tulatura, friksuara për vete mosrespektimin e ligjit nga Komisionet. Gjyqtarët po shantazhohen përdite në punën e tyre. Autoriteti i gjyqësorit ka rënë duke sjellë një dëm shumë të madh dhe të pariparueshëm publikut dhe Republikës. Mjafton të përmendim faktin se sot mund të miratohet çdo lloj VKM dhe ligji haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe këto nuk ka ku të gjykohen. Çështjet e ankuara në Gjykatën e Lartë kanë arritur shifrën 40.000 mijë. Në qoftë se sot do të funksionoj normalisht kjo Gjykatë, kërkon së paku 10 vite të arrij nivelin 0, por gjatë këtyre viteve do vijnë ankime të tjera. Pra jemi në një rreth vicioz. Gjykata e Lartë sot po merr vetëm vendime që kanë të bëjnë me pezullimet e ekzekutimeve të detyrimeve me shtetin. Pra gjyqësori ndodhet në një kolaps dhe kjo me ndërgjegje. Siç duket inxhinierët e shkatërrimit ja arritën qëllimit. Tani do të duhet një projekt i ri me më shumë miliona, për inxhinierët e rindërtimit.

​Çfarë do të bëni tani? Me cfarë do të merreni? A lejoheni të kryeni detyrën e avokatit?                             

Do merrem me të vetmen gjë që mund të bëj më mirë, Drejtësinë, por nga një aspekt tjetër atë të Avokatit. Unë riaktivizova licensën e Avokatit, të fituar në provimin që kam dhënë në vitin 2006. Gjatë kësaj kohe nuk kam marrë asnjë masë disiplinore që në kuptim të ligjit “Për Avokatinë”, të ma bëj të pamundur ushtrimin e këtij profesioni të lirë. Ndoshta do jem kritik me konstruktiv për Drejtësinë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku artan lazaj kpa kpk arta marku artan lazaj kpa kpk

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Prill 2019, 16:09

TIRANË- Përpara se të niste karrierën në drejtësi si gjyqtar, Artan Lazja ka qenë dhe jurisit i PS-së në KQZ. Në këtë post qëndroi shumë dhe sipas tij, kjo...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta