LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ Ambasadori i BE, mesazh Ramës një ditë para 30 korrikut: Duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria pas zgj

29 Korrik 2020, 09:29 Nga DOSJA
Intervista/ Ambasadori i BE, mesazh Ramës një ditë para 30

Kur kanë mbetur rreth 24 orë nga 30 korriku kur Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar miratimin e ndryshimeve kushtetuese qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës politike, kreu i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, apelon që ndryshimet e rëndësishme që prekin Ligjin Zgjedhor të bëhen me konsensus të gjerë, njësoj si me miratimin e paketës së 5 qershorit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ambasadori Luigi Soreca shprehet se Parlamenti i ka kompetencat ligjore për të bërë ndryshime të tjera që nuk shkelin Kushtetutën, por ai kujton marrëveshjen e 5 qershorit të firmosur edhe nga maxhoranca, në të cilën, sipas kryediplomatit, shkruhet qartë se për ndryshime të tjera të rëndësishme që prekin Kodin Zgjedhor, duhet konsensus i gjerë, e gjithëpërfshirës. Ndërkohë, kujton rëndësinë e Reformës Zgjedhore konsensuale për mbledhjen e parë ndërqeveritare. Pas miratimit të amendimeve në Ligjin e Zgjedhjeve më 23 korrik, Soreca apelon që ato të implementohen menjëherë, pasi KQZ-ja e re e ka detyra të rëndësishme realizimin e identifikimit biometrik dhe votën e emigrantëve.

Ambasador Soreca, ju ishit një nga ambasadorët që keni negociuar për të arritur një marrëveshje më 5 qershor për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Sot duket se kjo marrëveshje nuk është më e mjaftueshme për një parti, PS-në, dhe 28 deputetë. A i qëndron ende BE-ja besnike tekstit të paktit të 5 qershorit?

Siç e dini, unë e mirëprita fuqimisht miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të enjten e kaluar, çka përkthen në ligj marrëveshjen politike të 5 qershorit. Të gjitha partitë politike meritojnë përgëzimet tona që trajtuan më në fund, në mënyrë gjithëpërfshirëse, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kur Këshilli Europian vendosi të hapte negociatat e anëtarësimit marsin e kaluar, miratimi i dispozitave të nevojshme legjislative për zbatimin e këtyre rekomandimeve ishte një nga kushtet kryesore që Këshilli parashtroi për të zhvilluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Votimi i 23 korrikut e plotësoi këtë kusht. Tani është shumë e rëndësishme të zbatohet me shpejtësi Kodi Zgjedhor i ri, duke filluar me krijimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të ri. Qëllimi im më i rëndësishëm është të nxis procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj, jam angazhuar politikisht që nga viti i kaluar me të gjithë aktorët politikë për ta çuar përpara Reformën Zgjedhore. Ne kontribuuam për krijimin e Këshillit Politik, si një mënyrë për të rivendosur dialogun politik në Shqipëri pas vitit shumë të vështirë 2019. Arritja e marrëveshjes politike më 5 qershor tregoi se ishte rruga e duhur, fryma e duhur, fryma e shkëmbimit dhe kompromisit, aty ku është e nevojshme, që është thelbi i një demokracie moderne. Sinqerisht, shpresoj se e njëjta qasje bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse do të ndërmerret edhe në të ardhmen, edhe për çështje të tjera të rëndësishme.

Janë 3 pika në dokumentin e miratuar javën e kaluar nga Kuvendi. E para është miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, një kërkesë e BE-së për hapjen e negociatave. E dyta është ndryshimi i Kushtetutës dhe rregullat e konkurrencës zgjedhore. Dhe e treta është përsëri ndryshimi i Kodit Zgjedhor, sipas rregullave të reja të miratuara në Kushtetutë. Me pak fjalë, duket sikur shumica e ka miratuar paktin e 5 qershorit, si një kusht. Dhe pastaj, pak më vonë, do ta ndryshojë përsëri kodin e rënë dakord, këtë herë pa pëlqimin e të gjitha palëve. Një skemë që sqarohet në dokumentin e Kuvendit. A jeni dakord me këtë manovër të shumicës?

Unë e pranoj që Parlamenti ka një rol institucional në propozimin dhe miratimin e nismave shtesë legjislative, përfshirë për çështjet zgjedhore të mbuluara nga marrëveshja. Pasi e kemi thënë këtë, marrëveshja thoshte qartë që çdo nismë e mëtejshme duhet të diskutohet midis të gjitha palëve me të njëjtën frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje si marrëveshja e 5 qershorit. Kjo është arsyeja pse unë vazhdimisht, publikisht dhe në takime diplomatike, kam bërë thirrje që procesi të jetë sa më konsensual që të jetë e mundur, sepse sistemi zgjedhor përcakton rregullat e lojës demokratike dhe gjithëpërfshirja është thelbësore për çështjet zgjedhore. Është në interes të të gjitha palëve në zgjedhje që të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme në një kohë të mjaftueshme përpara ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që të kemi një qeveri që pranohet nga të gjithë, pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të njohura nga të gjithë aktorët politikë. Prandaj, është mirëpritur fakti që pas votimit të 23 korrikut palët kanë vazhduar të diskutojnë në Këshillin Politik për ndryshimet e propozuara kushtetuese, me qëllim që ndryshimet që rezultojnë të përcaktohen dhe sqarohen në mënyrën më konsensuale të mundshme. Unë jam ende i bindur që kjo mund të ndodhë përpara se të zhvillohet votimi.

Marrëveshja e 5 qershorit u mirëprit nga krerët e lartë të BE-së dhe ShBA-së. Që nga ajo datë ka pasur shumë deklarata nga eurodeputetët, si dhe nga zyrtarë të lartë të vendeve të mëdha të BE-së, se shkelja e kësaj marrëveshjeje do të ndikonte në hapjen e negociatave. Sa rrezikon Shqipëria nëse shumica e shkel paktin e 5 qershorit?

Tashmë Parlamenti i ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që vijnë nga marrëveshja politike e 5 qershorit. Të premten e kaluar Presidenti Ilir Meta konfirmoi se do ta dekretojë ligjin menjëherë, në mënyrë që dispozitat e reja të hyjnë në fuqi dhe të fillojë puna për zbatimin e tyre. Të mos harrojmë se qëllimi përfundimtar është të kemi rregulla të qarta dhe transparente të lojës në kohë për zgjedhjet e ardhshme. Siç e dini, KQZ-ja do të ketë, ndër të tjera, dy detyra shumë urgjente dhe të rëndësishme: (1) zbatimin e identifikimit elektronik të votuesve dhe (2) të votës jashtë vendit, dy arritje shumë të rëndësishme të Kodit Zgjedhor të ri që doli nga marrëveshja e 5 qershorit.

A e bën ndryshimi i rregullave të lojës vetëm nga njëra palë të pakuptimtë marrëveshjen e 5 qershorit? Nëse opozita jashtëparlamentare nuk ka vota, siç pretendon shumica, pse ishte i nevojshëm pakti i 5 qershorit, angazhimi juaj dhe ai i ambasadorëve të tjerë, si dhe i zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ShBA-së? A ndiheni të përdorur në këtë rast?

Unë i konsideroj ndryshimet e 23 korrikut historikisht të rëndësishme në politikën e Shqipërisë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ishin pezull prej më shumë se 3 ciklesh zgjedhore. Është shumë domethënëse që Kodi Zgjedhor u modifikua në mënyrë konsensuale për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe për të sqaruar një nga kushtet më të rëndësishme përpara se negociatat me BE-në të fillojnë siç duhet. Siç e thashë më herët, mbështetja e vendit në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE është objektivi më i rëndësishëm i punës së Delegacionit të BEsë këtu. Është edhe qëllimi im kryesor. Prandaj, është thelbësore që ambasadori i BE-së të përfshihet në diskutimet politike dhe, kur është e nevojshme, të luajë një rol duke i ndihmuar palët për t’u siguruar që axhenda e reformave të ecë përpara. Qëllimi ynë është ta shohim Shqipërinë një anëtare të ardhshme të qëndrueshme dhe të suksesshme të BE-së, një qëllim dhe aspiratë që besoj se e ndajmë me qytetarët dhe politikanët shqiptarë.

A është normale të ndryshohet Kushtetuta kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese? A do ta rrezikonin demokracinë dhe pluralizmin veprime të tilla të njëanshme dhe të pakorrigjuara nga Gjykata Kushtetuese?

Siç u tha më herët, është e drejta e Parlamentit Shqiptar të diskutojë ndryshimet e mundshme në Kushtetutë, duke respektuar plotësisht vetë Kushtetutën. Në të njëjtën kohë, kur bëhet fjalë për çështje veçanërisht të rëndësishme, siç janë dispozitat zgjedhore, diskutime të tilla duhet të zhvillohen në mënyrën më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të mundshme, si dhe mbi bazën e një konsensusi të gjerë dhe të standardeve më të mira të zbatueshme. Fryma e marrëveshjes së 5 qershorit. Prandaj, besoj se çdo ndryshim kushtetues duhet të diskutohet me kujdes me të gjitha forcat politike, përmes një dialogu gjithëpërfshirës, përfshirë shoqërinë civile.

Kufijtë me BE-në ende nuk janë hapur për shqiptarët për shkak të COVID-19. Argumenti i dhënë thotë pak a shumë se Shqipëria ka më shumë persona të infektuar për 100 mijë banorë sesa normalja e lejuar në BE. Ndërkohë, megjithëse kishte një numër të infektuarish për 100 mijë banorë më të lartë se Shqipëria, kufijtë u hapën për Serbinë. A është vendimi i njëanshëm? Ndërkohë po shkojmë drejt fundit të korrikut, a pritet të hapen kufijtë?

Vendimi për të mos rihapur përkohësisht kufirin e jashtëm të BE-së për udhëtarët nga Shqipëria dhe vendet e tjera merret nga shtetet anëtare të BE-së, dhe bazohet në një listë kriteresh teknike të sakta dhe objektive të vendosura nga të njëjtat shtete anëtare. Lista e parë çoi në një rekomandim për të rihapur kufijtë e jashtëm të BE-së me 15 vende. Ajo përfshinte – keni të drejtë – Serbinë dhe Malin e Zi. Sidoqoftë, kjo listë u përditësua më 16 korrik, duke çuar në heqjen e këtyre dy vendeve në bazë të të njëjtave kritere objektive dhe teknike. Nuk kishte asnjë argument politik të rëndësishëm kur u mor vendimi i parë, as kur u mor vendimi i dytë më 16 korrik. Nuk ka në asnjë mënyrë diskriminim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Do ta keni vënë re, për shembull, se SHBA-ja është gjithashtu në mesin e vendeve që nuk janë përfshirë në listë. BEja po zbaton kolektivisht një politikë shumë të kujdesshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Prandaj, vetëm 13 vende janë tani në këtë listë, për momentin asnjë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku në muajin e fundit ka pasur një shtim të shpejtë të rasteve të reja të infektimeve. Rishikimi tjetër i listës pritet të bëhet në fillim të shtatorit. Më lejoni të theksoj gjithashtu se nuk është e saktë të flitet për ndalim të plotë të shqiptarëve për të udhëtuar në BE. Një listë mjaft e gjatë përjashtimesh zbatohet për udhëtimet e nevojshme, siç janë punonjësit e shëndetit, shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në një shtet anëtar të BE-së, ata që janë të martuar me një shtetas të BE-së apo edhe studentët, që janë disa nga kategoritë që nuk preken nga ndalimi i përkohshëm i udhëtimit.

Para disa ditësh Bashkimi Europian miratoi 100 milionë euro për rindërtimin. Si planifikohen të shpenzohen këto para dhe si do të monitorohen ato nga BE-ja?

Siç ju kujtohet, në Konferencën e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, të organizuar nga BE-ja në Bruksel në muajin shkurt, BE-ja premtoi 115 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit. Një paketë e parë prej 15 milionë eurosh u miratua në shkurt të vitit 2020 dhe tashmë po zbatohet për rehabilitimin dhe rindërtimin e 22 shkollave në zonat e prekura nga tërmeti, përmes programit “EU4Schools” (BE për Shkollat). Jam shumë krenar që puna ka ecur shumë dhe ato shkolla do të jenë gati për vitin e ardhshëm shkollor, edhe falë punës së madhe të bërë në terren nga UNDP-ja. Pjesa e dytë e paketës, 100 milionë euro, u miratua në të vërtetë disa ditë më parë, dhe do të përdoret për të financuar dy programe të ndryshme. Së pari, 50 milionë euro do të përdoren për të financuar rindërtimin e shumë shkollave të tjera në kuadër të programit “EU4Schools”, përfshirë furnizimin me pajisje dhe orendi. Së dyti, 50 milionë eurot e tjera do të përdoren për programin “EU4Culture” (BE për Kulturën), që synon rehabilitimin dhe restaurimin e vendeve historike dhe kulturore të dëmtuara nga tërmeti, por edhe për të nxitur turizmin në Shqipëri dhe zhvillimin ekonomik të zonave përkatëse. Ne kemi përparuar me punën me Ministrinë e Kulturës për hartimin e projekteve dhe do ta zbatojmë programin falë mbështetjes së kolegëve tanë të OKB-së. Marrë nga Panorama

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca ndryshimet kushtetuese luigi soreca ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit