LIVE UPDATES
Politike

Integrimi në BE/ Bushati: Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes

15 Dhjetor 2021, 13:51 Nga DOSJA
Integrimi në BE/ Bushati: Shqipëria po mbahet si kolateral i

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bushati thotë në një postim në ‘Facebook’ se ky është rasti më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së. Ndër të tjera, ish-ministri shprehet se është dyfish i padrejtë ‘ndëshkimi’ i Shqipërisë për shkak të bllokimit të paarsyeshëm që i po i bëhet Maqedonisë së Veriut.

POSTIMI:

Dje vendet anëtare të BE-së përsëriten në konkluzionet e tyre se: “Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.” Bashkimi Europian njihet për gjuhën diplomatike dhe eksplorimin e shtigjeve të reja në mënyrë kreative, duke pasur parasysh faktin që vendimmarrje të tilla kërkojnë konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Megjithatë, formulimi i mësipëm është i paqartë në raport me aspiratat, mundin dhe sakrificat e popullit shqiptar që nga shembja e regjimit komunist e deri më sot, sikurse me vetë politikën e zgjerimit.

Vendimi i parë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë që në Qershorin e 2018-ës, ku vetë Këshilli përcaktoi edhe një hartë rruge dhe objektiv konkret për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda fundvitit të 2019-ës. Vendimi i dytë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë në Marsin e 2020-ës, por pa u shoqëruar me datën se kur do të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare që simbolizon edhe zyrtarizimin e këtij procesi. Ndërkohë që po mbyllet viti 2021, Këshilli në konkluzionet e djeshme thotë se pret me padurin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por sapo të miratohet korniza negociuese, e cila gjithashtu miratohet nga Këshilli dhe jo nga ndonjë aktor jashtëtokësor.
Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shënuar rastin më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së. Edhe pse në kuadër të përçimit të mesazhit politik dhe kontekstit gjeopolitik do të ishte një sinjal inkurajues ulja njëkohësisht e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE, është dyfish i padrejtë ‘ndëshkimi’ i Shqipërisë për shkak të bllokimit të paarsyeshëm që i po i bëhet Maqedonisë së Veriut. Gjetja e konsensusit brenda radhëve të BE-së për hapjen e grup kapitujve të çështjeve të mjedisit (cluster 4) me Serbinë, në të njëjtë dite me mospërcaktimin e datës për zyrtarizimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ngjan më tepër si një politikë kompensuese për të mbuluar dështimin me procesin e zgjerimit. Ne nuk kemi alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Na duhet ky proces jo si garë në letër se kush hap më shumë e më shpejt kapituj, por si mundësi motivimi për të udhëhequr reforma që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës. Por, nuk ka arsye të bëjmë paqe me paqartësinë që shoqërohet me mungesë objektivash, të cilat vrasin ëndrrën europiane.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet