LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Kokës/Berisha: SPAK-u bëri Terin “Kokë turku” për të shpëtuar KOKËN

15 Dhjetor 2021, 09:51 Nga DOSJA
Arrestimi i Kokës/Berisha: SPAK-u bëri Terin “Kokë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka nga SPAK. Me anë të një shkrimi të publikuar në ‘Facebook’, Berisha shprehet se për të shpëtuar kokën e krimit, aknë vënë në pranga ‘kokë turkun’. Berisha e quan këtë arrestim si një copëz të një mega aferë prej 430 milionë eurosh që sipas tij dëshmon shprehjen popullore se ‘u mbars malli dhe polli një mi.’

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Koka nuk eshte koka! SPAK-u bëri Terin “Kokë turku”. Per te shpetuar Koken e Krimit! Miq duke mbështetur çdo vendim për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoj që në fillim se sado që është padiskutim i drejtë vendimi për arrestimin e Ter Kokës, ky arrestim vetem per nje copëz te një mega aferë prej 430 milionë eurosh dëshmon sipas shprehjes popullore se u mbars malli dhe polli një mi. Me fjale te tjera po perdoret afera prej 3,4 milion euro e Terr Kokes ne kete rast hajduti i dobishem e megahajdutve mbi ate, per te mbyllur, per ti vene kapak aferes se madhe te djegesve prej 430 milion euro vjedhje shperdorim te fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal te kryesuar nga Edi Rama, Don Agaçio, Arben Ahmeti Erion Velia etj. Kjo, sepse me dhjetra e dhjetra dokumenta faktojnë se mega afera korruptive e Djegesave lidhet direkt me Kreun e Meduzës, Edi Ramën, zv. e tij Arben Ahmetin, famozin Don Agaçio, Lal Plehun, Erion Veliajn etj.

Që prej datës 7 Prill 2015, Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit të PD denoncuan aferën e rendë të inceneratorëve në prezencë te anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit si Prof. Adrian Turku, Prof. Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Blendi Himci, Eugen Isaj, etj. si edhe shumë ambientalistëve dhe qytetarisë së Elbasanit. Por pas kesaj do te ishte Edi Rama qe do bente avokatin me kryesor te kesaj aferes dhe do shpallte djegesit si investim lege artis.
Të gjitha shkeljet ligjore që raportoi dje SPAK u paraqitën qartë nga ky departament që para 6 vitesh. U tregua që qeveria kish kryer 9 procedura brenda ditës!
U konstatua se kontrata e inceneratorit nuk kishte asnjë specifikim teknik, as cilësie, as sasior, as standardi mjedisor, asgjë. Madje edhe skica teknike që thoshte se do të jepej në aneks ishte një zhgarravinë që nuk lexohet dot asnjë dhe është turp që botohet kjo zhgarravinë në fletore zyrtare! Por ne ate kohe jo Lefter Koka por Edi Rama do paraqitej si avokati me kryesor publik i kesaj afere dhe shpallte djegesin e Elbasanit si investim lege artis.
Pervec kesaj Lefter Koka nuk kishte 22 milionë euro në buxhet e ministrisë së tij per djegesin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit. Këto para erdhën direkt nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetaj që u aksidentua në Shkup brenda në të njëjtën makinë me personat që grabiten milionat dhe vetkuptohet vetem me porosi te vet Edi Rames.
Pasi u grabiten rreth 8 milion euro me djegesin e pare te Elbasanit, grupi tashme i strukturuar kriminal i qeveritarve me te larte Rama- Ahmetaj- Koka- Agaçio firmosen aferen tjetër djegesin e Fierit, kësaj rradhe për 30 milionë euro! Këtë kontratë ata nuk e botuan në Fletore Zyrtare! Edhe kjo kontratë për incenerator në Fier nuk ka asnjë specifikim teknik për impiantin, thjesht jepen 30 milionë euro për të ndërtuar impiantin me çelësa në dorë. Veç 2 javë më pas, këta korruptokratë që morën 30 milionë euro nga shteti firmosin me një Italian që tua ndërtojë ai për vetem 15 milionë euro!
Pra 30 – 15 = 15 milionë euro në xhep për 16 ditë! As nuk dihej cfarë do ngrihet pasi nuk ka asnjë specifikim teknik!
Rama-Ahmetaj-Koka-Agaçio Bllako e vijuan aferën edhe me Tiranë dhe perfshinë edhe Lal Plehun por kesaj here jo me 20 apo 30 milion euro por fiks me 128 milionë euro incineratori i Tiranes!
As kjo kontratë nuk u botua në Fletore Zyrtare!
As kjo kontratë nuk jep asnjë specifikim teknik, në një kohë që edhe kur blen një autoveturë në treg ajo ka të shënuara të gjitha specifikimet përkatëse.
Por këto ishin qindra miliona euro që as nuk parashikoheshin në buxhet! Pra, këtu ishte direkt vullneti i Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Veliaj.
Për ta mbuluar vjedhjen e tyre sa më shumë këta përdorën para buxheti për të blerë mediat. Mbi 100 milionë lekë reklama ju dhanë Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes. Prapë prokuroria nuk guxonte të hetonte.
Grupi i strukturuar kriminal Bllakon e bëri drejtor të plehrave dhe ky dha një kontratë 15 milionë euro një kompanie kur nderkohë kishte anulluar tenderin! Ndërkohë, i ati i Bllakos paguhet nga kompania e inceneratoreve jo pak, por 10 milionë lekë në muaj!!!
Prape SPAK u fsheh.
Departamenti i Mjedisit në PD kish shumë vite që e ka denoncuar këtë afere. Me iniciativen e vet bëri gati paditë penale qysh para dy vitesh për të depozituar në SPAK, por ish kryetari i pengoi përmbi 1 vit per arsye qe nuk i shpjegoj ndonji here kete denoncim. Ne shtator 2020 u lejua Departamenti që të depozitonte 3 padi penale, ndersa 3 paditë e inceneratorëve ish kryetari i kërkoi që të mos i depozitonte Departamenti i Mjedisit por si PD. Vepra penale e depozituar në padi u shënua troc “Krijim Grupi te strukturuar kriminal“ me qëllim vjedhjen e qindra miliona eurove përmed skemës mafioze të plehrave me propozime të pakërkuara dhe paçertifikuara.
Në media doli sesi para 5 vitesh 3 nga 5 ministrat që ju dërgua për mendim kishin dalë kundra inceneratorit të Tiranës, por Edi Rama përmes Don Agacios miratoi VKM ndonëse shumica e ministrave e depozituan me shkrim qëndrimin kundër!
Në fillim të 2021 kryetarja e LSI gjeti lidhjen direkte që për inceneratorin e Elbasanit ish ministri Koka kish krijuar 8 kompani fiktive për të grabitur 3.6 milionë euro. Këto kompani nuk kishin asnjë punonjës të deklaruar, dhe asnjë faturë malli të blerë për gjoja 3.6 milionë euro punë ndërtimesh!
Po për incenratorët e Fierit dhe Tiranës, sa është pjesa?
Po SPAK pse nuk veproi?

Edi Rama e dinte këtë por e mori Lefter Kokën për të blerë vota me këto miliona euro. Në prag të fillimit të Parlamentit pastaj Rama e shkarkoi Terin pasi që kish edhe informacionin nga SPAK dhe me gjasë e lëshoi si limon i shtrydhur per te shpetuar veten, Agaçion Ahmetajn e Lal plehun.
Ne te vertet SPAK kish marrë copy-paste fjalet nga paditë e depozituara që para 1 viti, por nuk tregoi asgjë për ortaket e Kokës në këtë afere te rëndë.
Pra SPAK arrestoj Terr Koken apo hajdutin e “dobishem” te grupit te strukturuar kriminal por nuk tha nje fjale te vetme se cili ishte
se cili iedhte roli i Edi Ramës Don Agaçios dhe Arben Ahmetajt që dhanë paratë për miqtë e tyre, roli i Alqi Bllakosh në të gjitha aferat me inceneratorët perfshi aferën me Porto Romanon ku u lidh kontratë 15 milionë euroshe me një kompani ndërkohë që ishte shpallur anullimi I tenderit.
Roli i Erion Veliajt që u perfshi me inceneratorin e Tiranës ndërkohë që sipas ligjit duhet të shpreheshin të gjithë njësitë e qeverisjes vendore të qarkut te Tiranës.
Pë të gjitha këto, duket se SPAK sipas urdhrit politik të Kreut të Meduzës Edi Rama kërkon të lajë duart me majën e ajsbergut, me një mini-aferë për 3 milionë euro nga vetëm 1 incenerator, dhe bën sikur nuk sheh gjithë grupin e strukturuar kriminal që ka vjedhur e po vjedh qindra miliona euro në bashkëpunim me zyrtarët më të lartë në vend dhe heshtjen e atyre që do duhej të flisnin fort në opozitë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arrestohet lefter koka sali berisha arrestohet lefter koka sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet