Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Politike
VD-A mban qeveria përgjegjësi politike për Lefter Kokën? Ahmetaj: Është individuale
15 Dhjetor 2021, 12:07Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ahmetaj u shpreh se qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi është individuale.
Ahmetaj: Në kuadrin e rindërtimit, vazhdon me shpejtësi, sot janë akorduar disa bashkive për shkolla, rreth 3.2 mld lek, që bën të mundur vazhdimin e rindëritmit. Këtë vit dhe një javë më parë buxheti me ndryshimet ka shkuar 350 milionë dollarë.
Pyetja: A mban qeveria përgjegjësi politike dhe morale që një sërë ministrish kanë lejuar që Koka të marrë miliona dollarë rryfshet,
Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është kolektive as politike.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Dosja.al ka mësuar se Koka është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani. Në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë që akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë skemë korrupsioni, të identifikuar me inicialet K.Z. dhe S.B.. Mbi të gjithë rëndon kryerja e 4 veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
TIRANË – Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me referendumin e anëtarëve të kësaj partie për shkarkimin e Lulzim Bashës përmes proces...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën dhe oraret se kur do të zhvillohet referendumi që do të zhvillohet për shkarkimin e kryedemok...
TIRANË – Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një postim në lidhje me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga ...
TIRANË – Presidenti Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 11-vjetorin e liberalizimit të vizave për shqiptarët. Ai shkruan se e ...
KOSOVË- Gjatë qendrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës Albin K...
TIRANË – Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka dorëzuar në SPAK padinë për shpifje ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.Ende nuk dihet s...
TIRANË – Sekretarja e degës nr.9 të Partisë Demokratike, Eda Grimci nuk pranon të dorëzojë detyrën pas vendimit të kryetarit të partisë Lulzim Basha ...