Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Disa persona u përleshën në afërsi të rrugës “Mine Peza” vetëm për një fjalë. Njëri prej tyre madje u dërgua në spital për të marrë kurim. Fjala acaruese ka qenë “o spiun”. Sipas një dosjeje që iu tregua Gazetës “SI” detajet e kësaj ngjarjeje u dhanë nga 68 vjeçari S. H i cili jo vetëm që është sharë e ofenduar nga djemtë e një të moshuari tjetër, po gjithashtu ata në një rast e kanë goditur. Megjithëse çështja është hetuar gjatë nga policia që ka marrë deklaratën në spital të 68 vjeçarit dhe të të moshuarit tjetër, në përfundim çështja u mbyll pa asnjë person nën akuzë.
S. H tregon sipas materialeve që disponon Gazeta “Si” se mbasi ai nuk dilte dot në dritare dhe ballkon mbasi dy të rinj e quanin spiun, ai vendosi të shkojë në shtëpinë e tyre e të flasë me babain e tyre. “Shkova në banesën e tyre për ta sqaruar këtë debat me djalin e tij“.
I moshuari shton se djali i J.J e quante spiun. Madje në një rast kur e ka vërejtur duke ecur në këmbë e ka pështyrë duke i thënë “prapë këtu ti spiun”.
Nga spitali 68 vjeçari kujton se njëherë i riu e qëlloi me shuplakë në ballë dhe ai humbi ekuilibrin duke rënë përtokë.
“ Dyshoj se kjo ka ndodhur ngaqë një natë dola në ballkon dhe në lagje është një lokal. Po qëndroja aty dhe më vonë erdhi policia. Djali i J.J hodhi sytë nga dritarja dhe foli me zë të lartë- o spiun pse shikon në dritare?”. I moshuari që ankohet se nuk ka asnjë konflikt me familjen në fjalë, as komunikim ndihet i çuditur se përse e quajnë spiun, sa kohë ai nuk e ka telefonuar asnjëherë policinë dhe as që ka punuar ndonjëherë në shërbim sekret.
Në dosje vërehet se autoritetet kanë pyetur edhe të moshuarin tjetër J.J që këmbëngul se djemtë e tij janë të edukuar dhe nuk kryejnë veprime të tilla. I biri që dyshohet se e qëlloi me shuplakë 68 vjecarin kujton: “Ai po kalonte në rrugë dhe nisi të bërtasë për zhurmën e lokalit. Ju afrova dhe befas u rrëzua përtokë. E kam çuar unë në spital me makinë. Fjalën spiun nuk ja kam thënë ndonjëherë se nuk e kam idenë cdo të thotë”.
Në mbyllje të hetimeve prokurori i çështjes Bledar Valikaj vëren se mbas këtyre dëshmive të mbledhura nga policia i moshuari i dëmtuar nuk ka kryer ankesë, as kallëzim. “ Ai nuk ka pranuar të shkojë për ekspertizë mjeko ligjore për të kuptuar shkallën e dëmit, gjithashtu shtetasi S.H ka deklaruar se heq dorë nga deklarimet që ka thënë në spital”.
“Në këto kushte ku ndodhemi shkruan prokurori dhe para këtyre rrethanave dhe kur konstatohet se nuk ndodhemi para një vepre tjetër penale ky procedim duhet të pushohet” .
Gazeta “Si” ka raportuar edhe herë të tjera grindje që kanë nisur nga akuza “spiun” , dhe e gjitha kjo lidhet me të kaluarën gjatë komunizmit dhe ngjyrimin negativ që vijon të ketë ende kjo fjalë.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka përfunduar hartimin e programit IPARD III në mbështetje të sektorit të bujqësisë me grantet e Bashkimit Euro...
E.H bleu një ditë më parë mollë. portokaj, speca, brokoli, sallatë (sasi të vogla për secilën) që kushtuan rreth 900 lekë. Vetëm pak javë më parë, për të njëjtë...
Temperaturat ekstreme negative që përfshinë vendin vetëm pak javë më parë kanë dhënë goditjen e parë më afatshkurtër në produktet e fushës duke çuar &cce...
Treguesi i ndjesisë ekonomike e nisi me rënie vitin 2022. Mbështetur në vrojtimin periodik të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ra me 1.7 pikë përqindje gjatë mu...
Monedhat dixhitale dhe kriptomonedhat po fitojnë një peshë në rritje në tregjet financiare dhe rrjedhimisht po tërheqin edhe vëmendjen e institucioneve monetare...
Çfarë do të ndodhë me koncesionin e pullave fiskale, që nga problemet me afatet e përfundimit të kontratës deri te shqetësimet e përsëritshme të biznesev...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që cilësonte mosrespektimin e pragut minimal prej 10% të vlerësimit financiar si ndërhyrje jo proporcionale në të drejtën e pronë...
Normat mesatare të kredisë për individë në monedhën vendase shënuan një tjetër rënie vitin e kaluar dhe prekën nivelin më të ulët historik.Të dhënat e Bankës së...
Në fillim të këtij viti, monedha e përbashkët europiane mbushi 20 vjet prej daljes për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike. Për Shqipërinë, dalja e Euro...
Çmimi i energjisë për 7440 biznese të lidhura në tension të mesëm 6,10 dhe 20 kilovolt pritet që të jetë 18 lekë/kWh, nga mesatarisht 10-12 lekë që është...