"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Inskenonin rrëmbimet e sipërmarrësve dhe ua dorëzonin grupeve xhihadiste/ E dashura e shqiptarit: Më tha 100 mijë euro do
30 Mars 2021, 13:18Nga DOSJA
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se inskenonin rrëmbime dhe personat që bashkëpunonin me ta i rekrutonin për ISIS. Dy shqiptarë, të identifikuar si Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj, 42 dhe 41 vjeç dhe italiani nga Brescia, Alberto Zanini, 54 vjeç janë arrestuar nga policia gjatë mëngjesit të sotëm.
Ata mendohen të kenë planifikuar arrestimin e sipërmarrësve Sergio Zanotti e Alessandro Sandrini në prill të vitit 2016 në Turqi. Sipërmarrësi italian Alessandro Sandrini nga ana e tij akuzohet se ka bashkëpunuar fillimisht me rrëmbyesit shqiptarë për të simuluar rrëmbimin e tij me qëllim shkëmbimi parash, por që sapo ka mbërritur në Turqi është dorëzuar peng në duart e grupit terrorist.
Sandrini, 35 vjeçari u largua për pushime në Adana, në Turqinë e Jugut. E dashura e tij foli para hetuesve në Itali duke u thënë: “Para se të largohej, ai më siguroi që do të kthehej sa më shpejt në Itali dhe 100 mijë euro do të ishin të miat nëse do ta kisha mbajtur lojën me familjen e tij, gazetat dhe policinë.”
Marre nga Top Channel
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Tre drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi dy prej tyre janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër po udhëton...
BERAT-Pensionistët në Berat kanë pritur në radhë të gjata jashtë qendrës shëndetësore, për të marrë vaksinën anti-covid.Me orë të tëra, në mes të rrugës dhe në ...
TIRANË– Qindra të moshuar janë vënë në radhë sot, duke pritur që të marrin dozën e parë të vaksinës kineze anti-Covid.Pa ruajtur distancën e sigurisë, me &...
ITALI– Një emigrant nga Shqipria është arrestuar nga policia italiane, i akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit dhe gruas së tij.Media...
TIRANË– Banorët në Zall Gjoçaj kanë kallëzur në SPAK, ministrin Blendi Klosin si dhe disa zyrtarë të tjerë. Mes personave të cilët janë kallëzuar ës...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjashtë vite burg për biznesmenen Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018, nën akuzën e m...
ITALI– 13 persona, me origjinë nga Shqipëria dhe anëtarë të një bande janë vënë në pranga pasi akuzohen se shisnin dhe trafikonin kokainë në qendrën histo...
TIRANË– Janë bërë publike momentet e fundit të Arjan Salës, i cili hyri brenda magazinës te Casa Italia për të shpëtuar më shumë se 20 persona. Në momentin...