LIVE UPDATES
Insights

Nga Djersa tek Vota/ Ura e Shpresës midis 1 Majit dhe 11 Majit

Universitetet heshtin kur diploma kthehet në monedhë korrupsioni. Administrata hesht kur vota kthehet në çmim për favore.

1 Maj 2025, 17:16 Nga Mimoza Manxhari
Nga Djersa tek Vota/ Ura e Shpresës midis 1 Majit dhe 11 Majit
Mimoza Manxhari


TIRANË- Miqtë e mi, po i ndaj me ju këto fjalë si nënë dhe si një qytetare, që e do vendin e vet e që ka besim se fjala e ndershme dhe veprimi me ndërgjegje, kanë forcën për të zgjuar shpresë dhe përgjegjësi.

1 Maji ishte dikur një ditë krenarie. Festohej me flamuj, me këngë edhe pse me fytyra të lodhura, por gjithsesi të buzëqeshura. Ishte një ditë për ata që me duart e tyre ndërtuan Shqipërinë — rrugë, fabrika, ura, jetë. Ata nuk ishin milionerë, por ishin shtylla e këtij vendi. Nuk kërkuan privilegje. Kërkuan vetëm respekt dhe e fituan _ me djersë dhe ndershmëri.

Sot, 1 Maji është i heshtur. Puna është fyer. Djersa është përdhosur. Ndershmëria është përjashtuar. Shqipëria ka humbur respektin për vetveten, sepse ka humbur respektin për ata që punojnë me ndershmëri.

A kemi harruar sa vlen djersa jonë? Institucionet heshtin. Arroganca sundon. Një brez i tërë po largohet, Jo sepse nuk e do Shqipërinë, por sepse Shqipëria nuk po e do më të vërtetën. Ata që dikur betoheshin për dinjitet, sot heshtin përballë pabarazisë dhe e shesin vendin për një privilegj më shumë. Edhe gjatë diktaturës, ndershmëria kishte njëfarë nderi.
Sot është turp të jesh i ndershëm dhe lavdi të jesh mashtrues!

Jemi lodhur. Jo nga puna, por nga padrejtësia. Nga fasadat. Nga gënjeshtrat. Nga titujt bosh, diplomat pa dije, drejtësia pa ligj, politika pa moral. Kur një njeri e fiton kafshatën me djersë, ai e sheh më qartë dallimin mes dinjitetit dhe talljes. Ai e njeh më mirë heshtjen që e ka zëvendësuar zërin në këtë shoqëri. Ai e kupton më thellë çfarë do të thotë të sakrifikosh, të durosh, të mos dorëzohesh. Edhe unë e kam humbur besimin ndonjëherë. Por nuk është politika ajo që na ka tradhtuar. Janë njerëzit e gabuar që kemi lejuar të qëndrojnë aty.

Në Shqipërinë tonë të dashur:
• Nuk kemi mungesë njerëzish - kemi mungesë përgjegjësie.
• Nuk kemi mungesë diplomash - kemi mungesë dijesh dhe ndershmërie.
• Nuk kemi mungesë ligjesh - kemi mungesë drejtësie dhe vullneti për t’i zbatuar.
• Nuk kemi mungesë mundësish - kemi mungesë guximi.

Universitetet heshtin kur diploma kthehet në monedhë korrupsioni. Administrata hesht kur vota kthehet në çmim për favore. Kur pushteti bëhet privilegj, dhe jo përgjegjësi. Media hesht kur e vërteta është e pakëndshme për pushtetin. Toka është djerrë, jo për mungesë uji, por për mungesë drejtimi. Rinia ikën jo për mungesë dashurie, por për mungesë shprese. Dikur njerëzit besonin në një të ardhme më të mirë edhe kur nuk kishin asgjë.

Sot kanë më shumë liri, por nuk besojnë më as te liria, as te e ardhmja! Dikur e eksportonim punën. Sot, ne eksportojmë fëmijët tanë dhe importojmë boshllëkun që ata lënë pas, duke e mbushur atë me të huaj që nuk e njohin tokën ose dhimbjen tonë.! Ky nuk është zhvillim. Është dorëzim.

11 Maji i këtij viti nuk është thjesht një datë në kalendar. Është një ndarje. Një vijë ndarëse. Një pasqyrë ku secili nga ne duhet të shohë veten dhe me ndershmëri të kuptojë çfarë do, çfarë mbron. Është një mundësi për të dalë nga fundi i anestezisë kolektive. Është një provë historike:

• A e duam ende këtë vend dhe të ardhmen e fëmijëve tanë?
• A do të vazhdojmë të heshtim?
• A do të zgjedhim po të njëjtat rrugë që na kanë çuar në varfëri, në mërgim dhe shuarje shprese?
• Apo do të kemi guximin të zgjohemi dhe të marrim përgjegjësinë në duart tona?
Të gjithë themi se duam ndryshim.

Ndryshimi nuk vjen nga fjalët e bukura. Ndryshimi vjen nga vetëdija, nga përgjegjësia, nga veprimi — dhe mbi të gjitha, nga vota. Të mos votojmë për të ndëshkuar, por për të ndërtuar. Të mos votojmë nga frika, nga inati, apo për një thes me premtime. Të votojmë me ndërgjegje, si qytetarë që nuk shiten dhe nuk heshtin. Të votojmë në mënyrë të tillë që nesër të mos ulim sytë para fëmijëve tanë, sepse nuk patëm guxim dhe nuk i thamë -JO - padrejtësisë, abuzimit, arrogancës, korrupsionit.

Sepse një votë pa ndërgjegje është një plagë tjetër mbi trupin e këtij vendi.
Ne nuk kemi nevojë për oratorë dhe ndjekës pasivë, por për njerëz të ndershëm që e ndiejnë dhimbjen e këtij vendi si plagën e tyre, dhe që dinë të shërojnë me ndershmëri. Jo më me recitime premtimesh.

Na gjëmojnë veshët nga fjalë të mëdha për 30 vjet. Është koha për vepra të thjeshta, por të ndershme. Përpara se t’u kërkojmë bijve tanë të mos largohen, le t’u tregojmë pse ia vlen të qëndrojnë:

Jo vetëm për bukuritë e maleve apo nostalgji, por për ndërin e të jetuarit në një vend që e respekton punën, dijen dhe drejtësinë. 1 Maji na kujton se dinjiteti fitohet me punë, dhe se ndryshimi vjen vetëm kur njerëzit punojnë, protestojnë dhe zgjedhin. 11 Maji na jep një mundësi për të filluar një kapitull të ri dhe ta kthejmë këtë dinjitet në realitet. Të mos e kërkojmë më atdheun vetëm në poezi apo në flamur.

Ta ndërtojmë me veprim, ndershmëri dhe guxim. Dhe ta nderojmë me një votë që nuk thellon plagët, por shëron. Me një votë që nuk turpëron, por ngre kokën lart, me dinjitet dhe shpresë.
Punëtorët nuk janë vetëm pjesë e ekonomisë. Janë shtylla e dinjitetit njerëzor. Për ta, për fëmijët tanë, për ne që ende besojmë. Nëse e gjeni veten në këto fjalë , ju ftoj t’i shpërndani. Le të zgjojmë njëri-tjetrin. Le të votojmë me dinjitet.

mimoza manxhari

Sondazh

Poll
Insights 23 Prill 2025, 20:47 Klodian Tomorri

Tallja e radhës, fermerët...

Klodian Tomorri BERAT- Shkoi kryeministri në Berat sot dhe u thoshte fermerëve të Beratit se pasi t’ju fusë Partia Socialiste n&e...

Insights 22 Prill 2025, 18:49 Klodian Tomorri

Valsi i strategjive

Klodian Tomorri TIRANA- Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategjinë e fushatës duke nxjerrë si kalë beteje pasapo...

Insights 22 Prill 2025, 13:44 Ermal Mulosmani

A janë Partitë e reja Antiopozitare?

Ermal Mulosmani Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në Opozitën shqiptare u krijua një gjen...

Insights 21 Prill 2025, 10:49 Meri Lika

Vrenozi nuk ka çmim

Meri Lika Pasi ping-pongu për të faktorizuar Bashën në mënyrë që të heq disa vota nga e djathta, me batuta shterpe ...

Insights 17 Prill 2025, 20:22 Meri Lika

Si kapen derrat e egër

meri lika TIRANË- E gjithë fushata e Ramës në këto zgjedhje ka ngelur duke i rënë fyellit në vrimën e pasaport...

Insights 16 Prill 2025, 20:29 Çim Peka

Jo bulldog, por bulldozer

çim peka TIRANË- Nga fundi i luftës, kujton një ish-ushtarak nazist, e kishim të vështirë të dallonim se kund&eum...

Insights 14 Prill 2025, 20:54 Meri Lika

Panem et circenses

meri lika TIRANË- “[...] [populus] duas tantum res anxius optat: panem et circenses” . Kjo shprehje latine e marrë nga  (J...

Insights 11 Prill 2025, 21:50 Florian Binaj

Pashaporta europiane dhe veçoritë e saj

florian binaj TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin pë...

Insights 2 Prill 2025, 07:18 Çim Peka

Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni

Çim Peka dhe Baton Haxhia TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, p...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë