LIVE UPDATES
Insights

Ëndrra që plasi si flluskë sapuni

Nën presionin e fuqive, si Ismaili edhe Esati dhanë dorëheqjen në fillim të vitit 1914. Shqipëria përgatitej të hapte një kapitull të ri me Princ Vidin gjerman.

18 Gusht 2022, 10:57 Nga ilir konomi
Ëndrra që plasi si flluskë sapuni
Ilir Konomi

Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrës si i zgjedhuri i fuqive të mëdha për të qeverisur Principatën e Shqipërisë, gazeta Il Piccolo e Triestes i mori një intervistë Faik Konicës, zë i njohur në qarqet intelektuale shqiptare.

Gjatë vjeshtës së vitit 1913, Konica kishte ndihmuar Esat pashë Toptanin në Durrës të krijonte një qeveri paralele me atë të Ismail Qemalit në Vlorë. Konica fliste hapur kundër Ismail Qemalit, që sipas tij ia kishte dhuruar Janinën grekëve, edhe pse nuk jepte ndonjë provë konkrete.

Nën presionin e fuqive, si Ismaili edhe Esati dhanë dorëheqjen në fillim të vitit 1914. Shqipëria përgatitej të hapte një kapitull të ri me Princ Vidin gjerman.Princi arriti në Shqipëri më 7 mars 1914 dhe mendohej se do të qeveriste për shumë vite. Por ky kapitull zgjati vetëm gjashtë muaj dhe vendi do të binte përsëri në anarki. Siç do ta shihni, parashikimet optimiste të Konicës në këtë intervistë dolën një fluskë sapuni.

Si shtet, Shqipëria ka qenë vazhdimisht e brishtë dhe ka njohur anarki herë pas here. Shpjegimet janë të ndryshme: Disa e kërkojnë shkakun tek të huajt, të tjerët e venë gishtin tek ne si shqiptarë, tek respekti i pakët që kemi për institucionet, tek qeverisja që nuk i reziston dot korrupsionit, nepotizmit dhe arrogancës.
Intervistën e Il Piccolo-s, që botohet në numrin e datës 23 janar 1914, po e publikoj të përkthyer, me disa shkurtime.

E TASHMJA DHE E ARDHMJA E SHQIPËRISË

Nga Mario Alberti
Predeal-Aral

Në vagonin restorant të trenit të rregullt Bukuresht-Budapest, shikoj një zotni të ulur në njërën nga tryezat. Ka pamjen e një xhentëlmeni anglez dhe i ngjan shumë Faik Konicës, i cili si përfaqësues i kolonive shqiptare të Amerikës, kryesoi kongresin e parë të shqiptarëve, që u mbajt vitin e kaluar në Trieste. Ngjashmëria është e madhe, vetëm se njeriu pranë meje më i duket më i shëndoshë.

Marr guximin dhe i drejtohem me zë të lartë: “Mirëmbrëma Faik bej!” Ai kthehet dhe më shikon me habi të dukshme. Nuk ka dyshim; është pikërisht Faik Konica që udhëton pa rënë fare në sy. I afrohem dhe fillojmë të bisedojmë. I them se më duket më i shëndoshë nga sa ka qenë.

-Është klima e Shqipërisë që të shëndosh, - më përgjigjet. Shiko për shembull Dervish Himën, me fytyrën e tij prej profeti. Edhe ai është shëndoshur në Shqipëri sa nuk bëhet dhe tani peshon 110 kilogram.

-A mund t’ju pyes se ku shkoni dhe nga vini?

-Nga Bukureshti për në Berlin. Udhëtoj për qejf.
-Udhëtimet tuaja gjithnjë kanë qenë për qejf. Si ka mundësi që e shihni politikën si argëtim?
-Jo, jo. Vërtet, nuk kam ndonjë mision për të kryer, as ndonjë qëllim që dua të arrij.
-Eh, lërini ato! Më thoni të vërtetën: Çfarë po përgatisni?
-

Mirë atëherë, po jua them. Do të rri vetëm një ditë në Berlin për një punë. Pastaj do të shkoj në Trieste. Atje do të mblidhen përfaqësuesit e shqiptarëve jashtë vendit, për t’u nisur të gjithë bashkë në Shqipëri, ku do t’i shprehin nderimet Princ Vidit. Këto do të jenë përshëndetjet dhe urimet e Shqipërisë brenda dhe jashtë kufijve politikë, ndaj Princit, i cili do të hapë siparin e një epoke të re në historinë shqiptare.

-Pra, Princ Vidi do të pritet mirë?

-Sigurisht. Populli shqiptar është i lodhur dhe dëshiron paqen. Ata shpresojnë që sovrani i ri të vendosë rendin dhe qetësinë, prandaj po e presin me padurim. Sidomos princesha gëzon simpati të madhe në popull. Thuhet se ajo është plot energji, inteligjente dhe aktive. Këto janë cilësi që populli shqiptar i vlerëson shumë. E kam njohur Princin dhe më ka lënë përshtypjet më të mira. Por, për të patur sukses, ai duhet t’i kushtojë vemendje edhe paraqitjes. Duhet të rrethohet nga luksi dhe madhështia; të dalë në rrugë me karrocë elegante të tërhequr nga gjashtë kuaj dhe i shoqëruar nga ushtarë me parzmore e nga një truproje e fuqishme. Përndryshe do të humbasë prestigjin. Populli shqiptar e dëshiron praninë mbretërore në të gjithë dimensionin dhe fuqinë e saj.
Për fat të keq, qeveria shqiptare nuk mund të caktojë më shumë se 300 mijë franga për këtë qëllim dhe këto janë pak. Duka i Monpensierit ishte shumë i pasur nga familja, ndërsa Vidi jo, prandaj ai nuk mund të ketë një oborr aq të madh. Pallati i Princit do të jetë mjaft i bukur. Ai është kryesisht vepër e artistëve triestinë.
Megjithatë, Durrësi do të jetë kryeqytet vetëm përkohësisht. Se cili do të jetë kryeqyteti përfundimtar, kjo është vështirë të thuhet, sepse lufta mes qyteteve për të marrë këtë status është mjaft e ashpër. Mendoj se gjëja më e mirë do të ishte që kryeqyteti të ndërtohej nga e para, si në Amerikë. Kryeqyteti mund të ndërtohej në rajonin qendror të Shkumbinit, për shembull. Tokat atje i përkasin shtetit, pra nuk do të kushtonin asgjë. Edhe pozicioni gjeografik është i mrekullueshëm. Atje do të mund të ndërtoheshin pallatet për Princin dhe për qeverinë. Pastaj mund të ecej drejt dhënies së tokave me konçesion një banke, e cila do t’ua shiste privatëve, për të favorizuar zhvillimin e kryeqytetit me ndërtime të reja. Pra, do të veprohej si në Amerikë, ku kryeqytetet e shteteve të ndryshme janë qendra rurale dhe jo qytete të mëdha biznesi.

-Besoni se Princ Vidi do të arrijë të qeverisë dhe të kapërcejë pengesat e ndryshme që has vendosja e një regjimi europian në Shqipëri?

-Besoj se po. Por padyshim, vitet e para do të jenë mjaft të vështira. Vështirësitë do të zgjasin të paktën dy vjet. Do të duhet të eliminohen pasojat e shumë e shumë viteve kryengritje, luftra dhe pushtime. Për të kapërcyer vështirësitë, Princit do t’i duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: E para është rruga e forcës dhe kjo do të ishte më e pëlqyeshmja; e dyta është ajo e aftësisë ekuilibruese. Nëse Princi arrin të ngrejë një ushtri të vogël besnike, ai duhet të vazhdojë me të gjitha energjitë punën për krijimin e sistemeve qeverisëse europiane, duke shtypur me ashpërsi çdo revoltë dhe çdo intrigë.

Por nëse nuk zotëron forcën e nevojshme, atëherë ai do të mbetet pa një drejtim dhe do të përpiqet t’i kënaqë të gjithë, që askujt të mos i mbetet hatri. Kjo, natyrisht do të ishte e vështirë. Gjithsesi, do të duhet që vendi të çlirohet nga funksionarët e vjetër turq. Kundër tyre duhet luftuar pa mëshirë, sepse ata janë rreziku i vërtetë për ekzistencën e vendit. Princit pastaj do t’i duhet të luftojë personalisht atmosferën e sëmurë që mund të përhapet kundër tij dhe jo për faj të tij. Rumania ka bërë një propagandë të madhe në favor të Princ Vidit. Take Ionescu dërgoi emisarë të shumtë në Shqipëri për të bindur popullin ta pranonte Princin. Për ta bërë Princin të pëlqyeshëm, emisarët jepnin sigurime se ai do t’i sillte si dhuratë Shqipërisë rajonin e Pindit, me anë të ndërhyrjes së Mbretit Carol të Rumanisë pranë Greqisë. Mirëpo, pas vizitës së Take Ionescut në Greqi, Rumania e humbi fare interesin tek çështja e Pindit. Prandaj shqiptarët do të zhgënjehen dhe hidhërohen shumë kur të merret vesh se Pindi do t’u mbetet grekëve.
***

E pyeta se cilat janë problemet më të ngutshme për t’u zgjidhur.

-Do të duhet, - tha ai, - të krijohet një ushtri e mirë dhe të mendohet për organizimin financiar të shtetit.
-A do të mësohen shqiptarët të paguajnë taksa?

-Sigurisht. Nën regjimin turk, shumë krahina paguanin taksa tepër të rënda, madje duhet t’u paguanin taksidarëve dy ose tre herë në vit. Krahinat që nuk paguanin dhe që janë më të varfrat, duhet që dalëngadalë t’i nënshtrohen regjimit fiskal. Pra, jo në të gjithë shtetin duhet të ketë një sistem të njëjtë fiskal. Taksat duhet të përshtaten me fuqinë paguese të krahinave të ndryshme dhe me gjendjen e tyre financiare përpara krijimit të shtetit. Bilanci financiar do të përbëhet nga 18 milion franga, nga të cilat 16 milion do të jenë të ardhura të drejtpërdrejta ndërsa dy milion nga kreditë. Kjo do të vazhdojë rreth 10 vjet. Pas kësaj, defiçiti do të zhduket nga buxheti. Dy milion frangat e deficitit vjetor do të përdoren për arsimin publik. Këto shifra nuk përfshijnë interesat për kredinë 75 milionëshe, që fuqitë kanë në plan t’i japin Shqipërisë, por është e mundur që të ardhurat të mjaftojnë për të paguar interesat. Veç kësaj është çështja e borxhit publik otoman që do t’i duhet të përballojë Shqipëria. Me logjikë, Shqipëria nuk ka asnjë detyrim, sepse nuk mori asgjë nga Turqia. Por duhet parë se ç’do të thonë fuqitë e mëdha. Shqipëria është tokë e pasur. Vetëm 25 përqind e pasurive të saj shfrytëzohen. Por e ardhmja në këtë aspekt nuk duket e vështirë.

-Sipas mendimit tuaj, çfarë politike të jashtme duhet të ndjekë Shqipëria?

-Të ruajë marrëdhëniet e mira me Italinë, Austro-Hungarinë dhe Anglinë. Edhe me Bullgarinë mund të merret vesh mirë. Por do të jetë e nevojshme të këmbëngulet që Shqipëria t’u takojë shqiptarëve dhe të mos ketë ndërhyrje të tepruara nga të huajt. Ky është programi i nacionalistëve shqiptarë.

Meqenëse në Shqipërinë e lirë janë vetëm 1 milion shqiptarë, ndërsa 1,050,000 shqiptarë jetojnë në Greqi dhe në Serbi, qeveria duhet të mos lejojë asnjë lloj makinacioni kundër shteteve fqinje, në mënyrë që, në rast se Serbia dhe Greqia kurdisin ndonjë provokacion kundër Shqipërisë, fuqitë e mëdha të mund të ndërhyjnë menjëherë. Në të ardhmen, kur ushtria shqiptare të jetë e fortë, mund të mendohet për një politikë të jashtme më energjike.

-Edhe një pyetje dhe do t’ju lë të lirë. A besoni se diferencat fetare mund të dëmtojnë zhvillimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar?

-As që mund të mendohet. Kjo është një ide e përhapur nga ambasadori rus Izvolski dhe kryeministri grek Venizellos, të cilët në gazetën franceze “Temps”, që e kanë si të tyren, përpiqen t’i bëjnë njerëzit të besojnë se nuk ekziston një komb i njësuar shqiptar. Lordi anglez Hobhouse, mik i Bajronit, në një libër me kujtime dhe udhëtime për Shqipërinë, shkruante shumë dekada të shkuara se, mes vendeve nën sundimin e Turqisë, shqiptarët ishin të vetmit që nuk bëheshin merak fare për diferencat fetare, por vetëm e vetëm për lidhjet kombëtare mes tyre.

ilir konomi

Sondazh

Poll
Insights 14 Gusht 2022, 15:29 Ben Blushi

Soni dhe Salman Ruzhdi, nga India në Paris

Soni SONI DHE SALMAN RUZHDI, NGA INDIA NË PARISPërpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Pa...

Insights 9 Gusht 2022, 16:41 k.m.

Pse vdesim?

Foto ilustruese Disa kandil deti dhe të afërmit e tyre ofrojnë të dhëna tërheqëse nëse pavdekësia ësht&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet