LIVE UPDATES
Insights

Metamorfoza e krimit dhe e..., medias!

Nuk besoj se ka gazetar sot që i ka rezistuar detajeve të zbuluara në dosjen voluminoze "Metamorfoza 2", e cila nuk zhgënjeu me episodet e saj as në sezonin e dytë.

28 Maj 2024, 12:28 Nga Denada Kola Jushi
Metamorfoza e krimit dhe e..., medias!
Denada Kola Jushi

Sa euro i jepte bosi i krimit të dashurës së tij?

Çfarë çante i dhuroi?

Ku e çonte për pushime?

Këto "lajme" kanë qarkulluar që nga e premtja e kaluar, që SPAK me praktiken e tij e ka kthyer në "të premte të zezë", duke i lënë të gjithë sa kurioz aq edhe të habitur.

Nuk besoj se ka gazetar sot që i ka rezistuar detajeve të zbuluara në dosjen voluminoze "Metamorfoza 2", e cila nuk zhgënjeu me episodet e saj as në sezonin e dytë.

Një kineast tashmë e ka një skenar pothuajse të gatshëm për një film, por le të kthehemi te çështja.

Vëmendja e kësaj dosjeje padyshim ra mbi vajzat e bukura, lidhjet e boseve të krimit me "misset". Kjo histori, sa romantike aq edhe e errët, sherben si muzë për klubin e thashethemeve.

Ndërkohë, dosja tregoi se para larjes së hesapeve, askush nuk kursehej – as fëmijët e as familjet e pafajshme, as qytetarët e këtij vendi, që punojnë për një pagë që nuk mbulon shpenzimet e muajit.

Vetëm pak kohë më parë, një banakiere në Dom Bosko vdiq duke vrapuar për të mbrojtur mbesën e saj 6-vjeçare nga armët e kallashnikovëve, të atyre që ndoshta kurrë nuk ua kishte dëgjuar emrin. Por banakierja, viktimë e këtyre krimeve, nuk gjeneron aq shumë vëmendje sa miset që "fusin" gangot në kurth.

Po çfarë ka për t'u habitur?

A nuk kemi qenë dëshmitarë të veprimeve të këtyre "te fortëve", kur i shihnim live në ambient publike apo kur transmetohej live djegia e makinave të tyre pas kryerjes së krimit.

Pse shokohemi sot kur lexojmë skenarët e atyre që jo vetem i njohim, por edhe i njihnim.

Ajo çka mungon në valën e metamorfozës kriminale është analiza e metamorfozës së shoqërisë dhe medias.

Sot, modeli i suksesit për të rinjtë është pasurimi brenda natës, jeta luksoze që ta postojmë në Instagram dhe TikTok për djemtë, si dhe të qenurit aq të bukura sa të përzgjidhesh nga bosi i radhës si lodër argëtuese në tavolinën e negociatave të "mallit".

Këtë dosje e lexon sot ekonomisti, gazetari, mekaniku, kamarieri dhe polici që rropatet në diell për 10 orë punë dhe merr 1/10 e një informatori të rëndomtë të bosit të krimit. Ndaj, nuk duhet të çuditemi që të rinjtë kalojnë Kanalin e La Manshit, mbyllen në shtëpitë e barit në Spanjë apo vrasin dikë për llogari të grupeve në Shqipërinë e sotme.

Dosja Metamorfoza është në gjykatë. Është koha që dosja "Metamorfoza e shoqërisë dhe medias" të dalë sa më shpejt në gjykatën e opinionit publik.

metamorfoza e krimit dhe media

Sondazh

Poll
Insights 14 Maj 2024, 16:28 Ola Xama

Peshkaqenët e kredive

Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë t&eu...

Insights 10 Maj 2024, 22:24 Klodian Tomorri

Pse hesht Opozita për Microcreditë

Klodian Tomorri Shikoni ca vendi eshte ky Cohen dy mashtrues, me historik problematik te faktuar dhe marrin nje licence ne Banken e Shqiperise. Me kete lic...

Insights 9 Maj 2024, 18:05 Dosja.al

Pafshi ëndrra me turizëm!

Foto Ilustruese Unë personalisht nuk kam asgje kundra turizmit dhe ç’do lloj forme tjetër të zhvillimit ekonomiko-social, por n...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet