LIVE UPDATES
Insights

Si e humbi Izraeli betejën për kontrollin mbi opinionin publik

Me akses të pa limituar në mediat botërore Izraeli kontrollon lajmet, opinionet, madje edhe gjuhën që përdoret nga komentatorë të ndryshëm.

11 Maj 2024, 14:54 Nga Genc Sejko
Si e humbi Izraeli betejën për kontrollin mbi opinionin publik
Genc Sejko

Që prej krijimit të tij në vitin 1948, shteti i Izraelit ka ushtruar  një kontroll të hekurt mbi narrativën ose interpretimin e ngjarjeve në rajon, ku roli i tij dominant është përshkruar në pjesën më të madhe të rasteve sipas interesave izraelite. Makina e propagandës së shtetit të Izraelit është pa diskutim më e fuqishmja në botë.

Me akses të pa limituar në mediat botërore Izraeli kontrollon lajmet, opinionet, madje edhe gjuhën që përdoret nga komentatorë të ndryshëm. Nëse lexon lajmet mbi konfliktin palestino-izraelit nga mënyra se si raportohet do shikoni që një ‘izraelit vritet’ por një ‘palestinez vdes’. Minorenët palestinezë që mbahen të burgosur në burgjet e Izraelit nuk janë fëmijë por të “rinj”. Një person i pafajshëm që vritet nga policia izraelite nuk është civil por thjeshtë ‘burrë’ ose ‘grua’. E megjithatë në një moment të caktuar të historisë fuqia imponuese e propagandës izraelit e humbi pushtetin e saj.

Çfarë ndodhi?

Përgjigjia me dy fjalë është ‘rinia dhe mediat sociale’.

Prej vitesh, brezi i atyre që kanë lindur pas 2000 nuk i konsideron mediat konvencionale si burim i besueshëm lajmi. Disa prej tyre madje mendojnë se gjigandët mediatikë  botëror janë vegël në duart e një elite që kërkon t’i mbajë nën kontroll. Për gjithë këtë gjeneratë, një 18 vjeçar që filmon me një telefon të vjetër në dorë është më i besueshëm se ekipi mediatik i CNN, Fox News apo BBC. Dhe kjo duket të jetë një nga arsyet pse për herë të parë që nga krijimi i tij, makina e propagandës së shtetit të Izraelit po dështon.

Pasqyrimi në median botërore të sulmit të 7 tetorit të 2023 u pasua me një mori lajmesh të rreme që flisnin për bebe të djegura në furrë, fëmijë me koka të prera dhe gra të përdhunuara. Këto lajme zgjatën vetëm pak orë dhe më vonë, mediat që i kishin publikuar i përgënjeshtruan dhe i tërhoqën. Kjo u konsiderua si një tjetër përpjekje e dështuar e autoriteteve izraelite që nxituan t’i shfaqnin palestinezët si qënje çnjerzore që prisnin koka fëmijësh dhe fusnin bebe në furrë ndërkohë që përdhunonin gra dhe vajza. Qëllimi i kësaj propagande ekstreme ishte legjitimimi i asaj që do të ndodhte më pas. Izraelit i nevojitej që bota t’i shikonte palestinezët si qënie jo njerëzore dhe jo pa qëllim liderët izraelitë filluan t’i referohen palestinezve me emra kafshësh.

Më tej ndodhi kundërpërgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Hamas, ngjarje dhe pamje që trazuan rëndë opinionin publik. Bilanci i civilëve të vrarë, sulmet në spitale, raportimet nga terreni, vrasja e gazetarëve, e doktorëve dhe  pamjet rrënqethëse të viktimave në shumicë gra dhe fëmijë e kanë vështirësuan dhe më tej  pozicionin e avokatëve të propagandës izraelite.

Në epokën e internetit, ku informacioni është shumë i lehtë për t’u aksesuar dhe media tradicionale e ka humbur pushtetin absolut, narrativa e Izraelit dhe e mbështetësve të tij po bie në veshë të shurdhër. Liderët botërorë që dolën në krah të Izraelit pas sulmeve të tetorit janë sot nën trysninë e madhe të qytetarëve të tyre për t’u tërhequr nga mbështetja pa limit ndaj një vendi mbi të cilin po afrohet cikloni i akuzave për krime lufte. Sulmet ndaj popullsise civile, shkatërrimi i spitaleve, shkollave, institucioneve ndërkombëtare dhe vrasja e pa precedente e më shumë se 140 gazetarëve në terren i ka çuar në limitet e tyre një pjesë të mirë të mbështetësve të shtetit hebre.

Protestat e përditshme në çdo cep të botës kundër sulmeve në Gaza kanë marrë këto ditë një dimension tjetër. Kampuset e universiteteve me të mëdha në SHBA janë kthyer në kampe të përhershme protestuesish që kërkojnë shkëputjen e çdo lloj bashkëpunimi me universitetet dhe shtetin e Izraelit. Protesta të këtij lloji nuk janë parë në SHBA që nga koha e luftës aspak popullore në Vietnam. Ndërhyrja me forca policore për t’i shpërdarë këto protesta nuk kanë bërë gjë tjetër veç se kanë rritur efektin bumerang. Duke i bërë prezente kërkesat e studentëve amerikanë thuajse në çdo universitet të vendit. Në vetëm pak ditë protesta të ngjashme po raportohen edhe në Europë.

2024 është një vit elektoral në SHBA dhe Britani. Qeveritë e vendeve respektive që po vuajnë nga popullariteti në rënje tashmë nuk e kanë luksin të dalin hapur dhe fort në mbështetje të një vendi aleat që nga qytetarët e tyre konsiderohet përgjegjës për vrasjen e  më shumë se 9500 grave dhe 14500 fëmijëve në 8 muaj bombardime. Për herë të parë Presidenti i SHBA ka informuar Izraelin se nuk do ketë më bomba amerikane për t’i hedhur mbi popullsinë civile në Gaza. Nga ana e tij kryeministri izraelit Netanjahu insiston se shteti i Izraelit do të vazhdojë me sulmet e tij në Gaza deri në përmbushjen e objektivave të tyre ushtarake dhe se do t’a bëjë këtë edhe pa mbështetjen e SHBA-ve.

Jo më larg se dje, Festivali Europian që zhvillohet në Malmo të Suedisë u shndërrua në një arenë ku ata që kundështojnë ofensivën e Izraelit në Palestinë, protestuan si fillim ndaj këngës dhe tekstit që përfaqëson Izraelin. Titulli i këngës ndryshoi por as kjo nuk e fashiti zemëratën e protestuesve, që ndezën flakadanë me ngjyrat e flamurit të Palestinës gjatë tubimit. Sot, Izraeli duket më larg se kurrë terrenit të fitores së opinionit publik ndërkombëtar lidhur me konfliktin e hershëm me palestinezët. Luftarakisht, Izraeli mund t’a fitojë betejën e vet në Gaza por atë me opinionin publik ndërkombëtar e ka tashmë të humbur.

Marrë nga VNA.al

genc sejko

Sondazh

Poll
Insights 10 Maj 2024, 22:24 Klodian Tomorri

Pse hesht Opozita për Microcreditë

Klodian Tomorri Shikoni ca vendi eshte ky Cohen dy mashtrues, me historik problematik te faktuar dhe marrin nje licence ne Banken e Shqiperise. Me kete lic...

Insights 9 Maj 2024, 18:05 Dosja.al

Pafshi ëndrra me turizëm!

Foto Ilustruese Unë personalisht nuk kam asgje kundra turizmit dhe ç’do lloj forme tjetër të zhvillimit ekonomiko-social, por n...

Insights 7 Maj 2024, 13:02 Anila Hoxha

Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emer!

Anila Hoxha Nje thirrje per ndihme, leter e gruas pa emer! Jam menduar naten e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa qe ta ndaj. Ja ku ESHTE nje thirrje. Per ...

Insights 6 Maj 2024, 19:07 Andi Bushati

Pranvera e ankthit të Veliajt

Andi Bushati Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit me siguri është habitur që në albumin e fotove që ai botoi nga n...

Insights 6 Maj 2024, 17:12 Enton Abilekaj

Taulanti kërkon një përgjegjës

Enton Abilekaj Taulant Balla vendosi të kapte pak protagonizëm nga tragjedia, kur doli të njoftonte për gjetjen e vajzes së dyt&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet