LIVE UPDATES
Insights

Nacionalist apo populist ose Coca Cola apo Pepsi Cola?

Rezultati në RMV e tregon mësë miri, fitues është partia e liderit Hristijan Mickoski, pasardhës i Gruevskit, politikani me retorikë nacionaliste.Me të njëjtën retorikë politike nacionaliste por jo vetëm, i miksuar me populizëm fitoi bindshëm Albin Kurti në Kosovë.

10 Maj 2024, 15:37 Nga Denada Kola Jushi
Nacionalist apo populist ose Coca Cola apo Pepsi Cola?
Denada Kola Jushi

Populizmat kanë qënë gjithnjë dëshmi ditësh të vështira në politikë. Në Ballkan, ndoshta si në mjaft vende, populistet po bëhen zerat dominues prej kohësh. Por pas nuk mbeten as nacionalistët. Rezultati në RMV e tregon mësë miri, fitues është partia e liderit Hristijan Mickoski, pasardhës i Gruevskit, politikani me retorikë nacionaliste.Me të njëjtën retorikë politike nacionaliste por jo vetëm, i miksuar me populizëm fitoi bindshëm Albin Kurti në Kosovë.

I shpërfaqur si lideri që thotë JO "të mëdhenjve" për interesat e shtetit. E se ky interes prevalon mbi gjithçka, retorikë që ka shtuar vota si me magji.Nëse shkojme edhe më tej Mitsotakis në Greqi po ashtu po luan kartën e nacionalistit sa herë i duhet të mbajë qeverinë dhe pushtetin e tij.E nëse do kishte një çmim për lider nacionalist me siguri pretendenti kryesor do të ishte Aleksandër Vuçiç.Për t'u rikthyer në Shqipëri, vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet. Modelet e lidereve që na paraqiten janë dy. ( Si më prevalues) Nacionalistet e Populistët.Madje ata që deri dje kishin tiparet e dukshme të liderit populist, po i shtojnë armatës së tyre edhe kartën e nacionalistit, arsye?Vota të fituara ekstra...

** "Ata të vjetrit e në të rinjtë, ata tradhëtarët e ne atdhetarët"-kështu nis zakonisht një fjalim i politikani të ri nacionalist i cili me parullën e "vrasjes" së klasës së vjetër politike premton se gjërat do të ndryshojnë sapo pushteti të jetë në duart e tij.Edhe pse kjo nuk ka rezultuar kështu jo pak herë, kur këta individë kanë marrë sado pak pushtet në duart e tyre.Ndërsa në anën tjetër modeli i politikanit populistit shfaqet karizmatik, me batutë, fjalim të thjesht, të kuptueshëm për masën, gati gati si zëri i tyrë nën lëkurën e liderit.Lideri populist na shfaqet me zgjidhje krejt të thjeshta duke mohuar gjithfarë sfidash që përballët secili në të përditshmen e tij. Edhe pse me një analizë të thjeshtë realiteti me delirin e liderit a politikanit shpesh janë shumë larg.

** Profesori i shkencave politike Jean-Michel De Waele në një bashkëbisedim me studentet shqiptarë pak ditë më parë, renditi disa nga karakteristikat kryesore të partive/liderve populist nxjerrë nga studimet për vendet europiane.Ajo që më bëri përshtypje ishte që karakteristika të vendeve të ndryshme për populizmin i shquaje lehte e thuajse të gjitha këto tiparet tek klasa jonë politike.Disa prej karakteristikat e populizmit partiak apo tek liderët ishin:Një, masat "kanë të drejtë" elita jo. Është populli dhe lideri "zëri i të vertetës"

Dy, elementet i dytë "Koka e Turkut"Pas çdo ngjarje thotë profesor Jean Michel , nuk është me interes bërja e një analize por gjendet një kokë turku. Një dukuri e parë shpesh tek ne.Kjo ndoshta është pika më e fortë e shpërfaqur në Shqipëri.Gjyqi bëhet më shumë publik se sa penal, çfarë do që të jetë akuza. Vijojmë, krijimi i realiteti virtual, punët shpërfaqën në rrjetë sociale, pa verifikime apo shpjegime por vetëm imazh. Mjafton tju hedhim një sy profileve të politikanëve tanë.

E në fund Media. Kjo prek informimit e qytetareve. Liderët dhe partitë populistë, mekanizmin që zgjedhin të përdorin për të shtrirë ndikimin e tyre është media. Me parë kishim median tradicionale, gazetat etj që duhej një kalvar përpjekjesh gjithesesi për të shkuar drejt ndikimit/përdorimit të tyre. Ndërkohë sot politikani populist komunikon me rrjetin e tij, ka krijuar TV personale, prodhon kaseta të gatshme, mohon daljet përballe gazetarëve dhe vijon i qetë rrugëtimin e tij me tezat e tij populiste.

Të gjithë keto komponentë ndikojnë në demokracinë e një vendi, e sidomos në vende të brishta si vendi ynë. Modelet që na ofrohen janë për fat të keq modelet më problematikë, sigurisht, keto modele nuk janë të shpikura në Shqipëri, por të huazuar nga vendet më të medha. Por që në mungesë të modeleve të tjerë, në zgjedhjet e ardhshme do të na duhet të zgjedhim tek e keqja me e vogel edhe pse kjo e "keqja" është bërë kaq e ngjashme sa veshtirë ta dallosh. Populistët apo nacionalistët kush do të na qeverisin nesër? Për këtë duhet të presim që ta dime, por një gjë është e sigurt: Shoqëria sot nacionalizmin, populizmin e kapitalizmin i ka pranuar e jeton bashkë me to.

zgjedhje rmv populizmi

Sondazh

Poll
Insights 9 Maj 2024, 18:05 Dosja.al

Pafshi ëndrra me turizëm!

Foto Ilustruese Unë personalisht nuk kam asgje kundra turizmit dhe ç’do lloj forme tjetër të zhvillimit ekonomiko-social, por n...

Insights 7 Maj 2024, 13:02 Anila Hoxha

Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emer!

Anila Hoxha Nje thirrje per ndihme, leter e gruas pa emer! Jam menduar naten e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa qe ta ndaj. Ja ku ESHTE nje thirrje. Per ...

Insights 6 Maj 2024, 19:07 Andi Bushati

Pranvera e ankthit të Veliajt

Andi Bushati Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit me siguri është habitur që në albumin e fotove që ai botoi nga n...

Insights 6 Maj 2024, 17:12 Enton Abilekaj

Taulanti kërkon një përgjegjës

Enton Abilekaj Taulant Balla vendosi të kapte pak protagonizëm nga tragjedia, kur doli të njoftonte për gjetjen e vajzes së dyt&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet