LIVE UPDATES
Insights

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

 Një luftë e ftohtë po shfaqet dita-ditës nëpër sinjale të fshehura mes bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe gruas së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Çfarë tha Linda Rama në “Opinion” dhe fotoja që ndezi thashethemet.

27 Dhjetor 2024, 14:55 Nga DOSJA
Lufta e ftohtë e grave të pushtetit
foto ilustruese

TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, për shkak të ngjashmërisë që këngëtarja Lus Kasal kishte në pamje me gruan e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën. 

Lajmi u mbulua thuajse në portalet kryesore të vendit, përfshirë edhe Dosja.al. Në komente, qytetarët vinin në pah ngjashmërinë mes tyre ndërkohë që në asnjë moment, Xoxa nuk iu përgjigj komenteve në fjalë.

5 vite më vonë, rrethanat kanë ndryshuar. Ajola Xoxa është nën hetim bashkë me Erion Veliajn, ndërsa SPAK njoftoi sot se në këtë procedim penal, janë gjetur elementë që i lidhin çiftin e parë të Tiranës me 4 vepra penale, nga 1 që fillimisht nisi verifikimi për ta. Por teksa SPAK mundohet të sqarojë përfshirjen e Veliajt në këtë procedim, duke mos e lenë afatin 24 orarësh që qendrimi i Veliajt që e quan hetimin ‘bashkëpunim’, të tjera hije duket se vërtiten rreth çiftit Veliaj-Xoxa.

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit
Ajola Xoxa, Lus Kasal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se mes Xoxës dhe Ramës ka një luftë e cila ka nisur për shkak të fotos së sipërmendur e që vazhdon deri në këtë luftë.

“Këtu është gracka. Shikojeni me vëmëndje këtë foto! Ju të gjithë mendoni se kjo është Linda Rama. Jo nuk është Linda Rama. Kjo është Lui Kasal dhe znj. Veliaj që e poston këtë kastile, Velica, për t’i çuar nervat asaj ka marrë me dhjetëra komente, ku i thonë “Paske dalë me zonjën e parë..”. Nuk e përgënjeshtron në asnjë rresht. (u kthehet gazetarëve) Këto duhet t’i ndiqnit ju, jo unë. Por unë betejën e vazhdoj. Deri këtu zbret lufta. Çfarë ndodhi? Znj. Rama i tha “Rri me Luis Casal ti tani…”. Unë nuk them se kjo foto kishte rol kryesor, por edhe pa rol nuk është.”-tha Berisha.

Por a mund të jetë ky vetëm një diversion apo në këtë përplasje që zbuloi Berisha ka një tension që i ka vënë përballë të dyja zonjat e para të pushtetit?

Në një intervistë të dhënë për herë të parë në “Opionin” disa ditë më parë, Linda Rama doli me arsyen se ajo ishte autorja e parathënies së librit të Kamala Harris, ish-kandidates për president në SHBA. Një sukses personal për Linda Ramën. Gjatë intervistës, Fevziu e pyeti Ramën për disa çështje.

Ajo u kujdes që me shumë elegancë të sqaronte disa herë, se ajo ishte e kundërta e një tjetër zonje të pushtetit, e cila tashmë është nën hetim, Ajola Xoxës.

Në dallim nga Xoxa, Linda Rama theksoi se pasuria e saj personale dhe të ardhurat e saj nga puna janë ulur. Sipas saj, kjo lidhet me faktin se si bashkëshortja e kryeministrit nuk merr punë të cilat mund të vihen në dyshim nga ana etike.

“Të ardhurat e mia personalisht nga puna dhe ekspertiza janë ulur ndjeshëm dhe për shkak të këtij filtrimi që bëj për të mos marrë përsipër punë që mua nuk më qëndrojnë nga pikëpamja etike”-, theksoi Linda Rama.

Për të dytën herë, ajo sërish tha se pasuria e saj si gruaja e kryeministrit Edi Rama, nuk mund të shtohet.

“Unë nuk mund të shtoj pasuri se jam bashkëshorte e kryeministrit. Pasuria nuk shtohet për këto arsye.
Kam punuar këto vite njëlloj siç kam punuar në karrierën time profesionale me ndryshimin që shumë punë që i bëja më parë nuk i kam bërë më, ekspertiza, këshillime, e të tjera si këto, sepse kam gjykuar që këto nuk duhen bërë për shkak të pozicionit tim. Kam hyrë në filtrin tim të seleksionimit.”-tha ajo.

Një dallim ky i pastër me Ajola Xoxën, e cila sipas raportimeve më të fundit mediatike, vetëm në vitin 2023 shtoi 97 mijë euro pasuri nga dy kompanitë Harabel dhe shoqata Balkan Youth Albania, të dyja nën hetimin e SPAK si derivat i parave të dyshuara që janë marrë përmes korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Më tej, Linda tregoi se martesa me Edi Ramën i kushtoi 3 dorëheqje.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqjeqë i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë.
Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.

Deri këtu, nuk ka asnjë problem. Por nuk mund që kjo deklaratë të mos vijë si krahasim, kur në kohën që Linda Rama tregon se ka treguar shembull për etikën e brendshme, Ajola Xoxa akuzohet se mori drejtimin e disa shoqatave të cilat më herët ishin nën drejtimin e të shoqit, e në kohën kur ai u largua në Bashki, ajo mori frenat e shpërndarjes së fondeve në këto shoqata.

Nëqoftëse Ajola Xoxa, nuk ka folur kurrë për Linda Ramën dhe për marrëdhënien e saj me Veliajn, pushtetin dhe paratë, Linda në të vetmet herë që ka folur është kujdesur që të dalë fiks si e kundërta e saj, e kundërta e Ajola Xoxës…/DOSJA.al

ajola xoxa lus kasal linda rama

Sondazh

Poll
Insights 26 Dhjetor 2024, 20:30 Iva V. Grillo

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...

Insights 23 Dhjetor 2024, 16:22 Ermal Mulosmani

Festivalet nën hijen e Elvanës

elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...

Insights 21 Dhjetor 2024, 20:37 Lutfi Dervishi

TikTok, rrugaçi i lagjes

Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...

Insights 17 Dhjetor 2024, 09:37 Edona Prroni

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mb...

Insights 15 Dhjetor 2024, 19:57 Kiço Londo

"E reja" që su bë dot "e vjetër"

Foto ilustruese TIRANË- Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një rit...

Insights 15 Dhjetor 2024, 14:30 Dosja.al

Dy interpelanca për të kuptuar PS

foto ilustruese TIRANË- Sjellja e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj dy interpelancave të kërkuara nga opozita, dhuroi n&e...

Insights 13 Dhjetor 2024, 07:34 Shaban Murati

Çfarë populli jemi?

Shaban Murati MAQEDONIA E VERIUT- Në 9 dhjetor 2024 SHBA shpallën non grata ish-zëvendëskryeministrin shqiptar (BDI) të Maqedonis&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet