LIVE UPDATES
Insights

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Korrupsioni ndikon veçanërisht te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare. Këto ndërmarrje janë më të ndjeshme ndaj kostove të korrupsionit, si ryshfeti dhe tarifat e fshehta për të përshpejtuar proceset burokratike.

17 Dhjetor 2024, 09:37 Nga Edona Prroni
Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mbetet një pengesë e vazhdueshme. Sipas studimeve të World Bank, Transparency International dhe Corruption Monitoring System të rrjetit të Seldit ne bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike, lufta kundër korrupsionit është e domosdoshme jo vetëm për të rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë, por edhe për të zhvilluar potencialin e saj për inovacion duke shfrytëzuar më mirë kapacitetet e saj të biznesit, përfshirë bizneset e vogla dhe të mëdha, të cilat janë të pozicionuara mirë për të nxitur rritjen ekonomike.


Praktikat transparente dhe të ndershme të biznesit do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, duke i mundësuar kompanive të zgjerojnë, të inovohet dhe të sjellin ide të reja në treg. Si mund të realizohet kjo?


Kur menaxhohen me integritet, partneritetet mes institucioneve publike dhe kompanive private mund të jenë forca të fuqishme për zhvillim. Duke ulur nivelin e korrupsionit, këto bashkëpunime mund të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve thelbësore, duke mbështetur modernizimin ekonomik të Shqipërisë.


Korrupsioni ndikon veçanërisht te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare. Këto ndërmarrje janë më të ndjeshme ndaj kostove të korrupsionit, si ryshfeti dhe tarifat e fshehta për të përshpejtuar proceset burokratike. Korrupsioni ndikon negativisht edhe në inovacionin kombëtar ku Shqipëria renditet ndër vendet me investimet më të ulëta në kërkim dhe zhvillim (K&ZH) në rajon, sipas Indeksit Global të Inovacionit. Për më tepër, vetëm një pjesë e vogël e bizneseve që angazhohen në aktivitete inovative marrin mbështetje financiare publike, ndërsa pjesa më e madhe e fondeve të huaja drejtohen nga Bashkimi Evropian. Kjo mungesë mbështetjeje thekson nevojën për politika të forta . Për NVM-të, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare, korrupsioni përbën një barrë të rëndë financiare dhe logjistike, duke e bërë të vështirë për to të fokusohen në zhvillimin e produkteve, shërbimeve apo proceseve të reja. Në vend që të investojnë në inovacion, shumë biznese janë të detyruara të ndajnë burimet e tyre për të përballuar pengesat burokratike, duke kufizuar aftësinë e tyre për të rritur konkurrencën.


Në një shoqëri të pazhvilluar, potenciali sipërmarrës mund të dekurajohet nga investimi dhe inovacionet për shkak të barrierave të hyrjes për të krijuar produkte ekzistuese apo produkte që janë në proces. Në këtë situatë, "ryshfeti mund t’i mundësojë një inovatori ekonomik prezantimin e risive të tija para se ai të ketë pasur kohë për të ngritur veten e tij politikisht." Për shkak të burokratëve ekzistojnë interesat ekonomike, inovatoret mund të konsiderohen me indiferencë madje edhe me armiqësi. Në mjedis të korruptuar, ryshfeti mund t’u japë inovatoreve një mundësi për të marrë ‘licencat’ dhe lejet e qeverisë. Për më tepër, "pagesa e lehtësimit"( ryshfeti) mund t’i lejojë bizneset të anashkalojnë vonesat e panevojshme.


Masat për transparencë dhe anti-korrupsion janë të domosdoshme për të krijuar kushte të barabarta për bizneset shqiptare. Duke adoptuar parime të qeverisjes së mirë, Shqipëria mund të krijojë një mjedis më të shëndetshëm biznesi që nxit krijimtarinë dhe sipërmarrjen.


Në raportin më të fundit të rrjetit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje në reformat e antikorrupsionit. Shqipëria po mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind). Fakti që besimi në synimin dhe kapacitetin e qeverive për të reduktuar korrupsionin është rritur, tregon se efektiviteti i këtyre marrëveshjeve formale është ende i dobët.

Normat e ryshfetit në vendet e Ballkanit Perëndimor ndër vite

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Për një Shqipëri Transparente dhe Inovative

Për të përmbushur nevojat e saj për rritje ekonomike dhe për t’u bërë një pjesë e rëndësishme e tregut evropian, Shqipëria duhet të marrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Disa nga veprimet mund të përfshijnë:

• Forcimin e kuadrit ligjislativ dhe institucional – Duke përmirësuar procedurat e prokurimit dhe duke siguruar pavarësinë e sistemit gjyqësor.

• Mbështetja e firmave të vogla e të mesme – Përmes fondeve publike dhe investimeve që inkurajojnë inovacionin.

• Përfshirja dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve– Duke krijuar një platformë për dialog të hapur midis qeverisë dhe qytetarëve..


Me këto reforma, Shqipëria mund të çlirojë potencialin e saj ekonomik dhe të bëhet një model suksesi për rajonin, një Shqipëri e aftë të zhvillohet, të inovohet dhe të konkurrojë me dinjitet në tregjet globale. Është koha që të veprojmë së bashku, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë shqiptarët.

 

edona prroni korrupsioni

Sondazh

Poll
Insights 15 Dhjetor 2024, 19:57 Kiço Londo

"E reja" që su bë dot "e vjetër"

Foto ilustruese TIRANË- Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një rit...

Insights 15 Dhjetor 2024, 14:30 Dosja.al

Dy interpelanca për të kuptuar PS

foto ilustruese TIRANË- Sjellja e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj dy interpelancave të kërkuara nga opozita, dhuroi n&e...

Insights 13 Dhjetor 2024, 07:34 Shaban Murati

Çfarë populli jemi?

Shaban Murati MAQEDONIA E VERIUT- Në 9 dhjetor 2024 SHBA shpallën non grata ish-zëvendëskryeministrin shqiptar (BDI) të Maqedonis&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet