LIVE UPDATES
Insights

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

27 Janar 2025, 10:08 Nga Ermal Mulosmani
Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!
foto ilustruese

“Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime.

"Elizer, o biri im, eja këtu! Dua të të them diçka… Vetëm ty… Eja, eja, mos më lër vetëm…! Elizer…"

Ia dëgjova mirë zërin dhe e rroka kuptimin e fjalëve të tij, edhe përmasën tragjike të çastit. Por megjithatë nuk luajta vendit.

Kishte qenë dëshira e tij e fundit për të më pasur pranë gjatë agonisë së tij, në çastin kur shpirti po i shkëputej nga trupi I bërë copë dhe prapëseprapë unë nuk ia plotësova dëshirën.

Kisha frikë.

******

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

Episodi më i tmerrshëm i evakuimeve të hebrenjve të kampeve të vdekjes drejt Gjermanisë ndodhi më 17 Janar 1945.
Të burgosurit e Aushvicit, kampit nazist më të famshëm të vdekjes, dëgjonin çdo natë të shtënat e topave dhe flakët e luftimeve që gjëmonin fare afër kampit, sa të gëzuar aq edhe të frikësuar. Mos vallë po vinte liria edhe për ata të shkretë? Bash atëherë kur fjala e tmerrshme “Përzgjedhje”, e pasuar me erën e rëndë të trupave të djegur dhe tymin e zi që dilte nga oxhakët e tmerrit u kishte fashitur çdo shpresë për jetë? A do mbërrinin rusët të çlironin edhe kampin e tyre dhe të jepnin lirinë? Apo afrimi i rusëve deri në rrethinat e Aushvicit përkonte me fundin e pashmangshëm të të burgosurve të mbetur, në një asgjësim masiv, të fundit? A ishte kjo tallja e fundit që po bënte fati në agoninë e pafund kur shpresat për jetë ishin venitur tërësisht?

Për këtë ngjarje, dëshminë më të çmuar e ka dhënë ish i burgosuri 16 vjeçar i Aushvicit të asaj dite, nobelisti hebre Eli Vizel, me librin më të çmuar të shkruar për genocidin nazist - Nata!

Libri “Nata” i Eli Vizel është përfshirë në të gjtiha programet shkollore të ShBA-së. Ajo është dëshmia më autentike dhe e tmerrshme, e një kasaphane çnjerëzore të ndodhur vetëm 78 vjet më parë, në Evropën e qytetëruar, ku kasapët e veshur me uniforma moderne, që dëgjonin muzikë klasike apo lexonin letërsi romantike në kohën e lirë, pasditeve, paradite mund të kishin dërguar në furrat e tmerrit me dhjetëra të burgosur dhe e kishin zbatuar detyrën e ngarkuar me një zell të admirueshëm!

Libri “Nata” është i përkthyer në shqip nga përkthyesi Edvin Shvarc.

Do të veçoj dy momente nga ai libërth, momente që më kanë lënë mbresë të pashlyeshme.

I pari ka të bëjë me ngjarjen e Moishe Rojtarit si parathënie e dramës dhe neglizhencën njerëzore për të kuptuar tmerrin që po afrohej dita ditës.

*********
Ndodhi nga fundi i vitit 1942. Ngjarjet zhvillohen në Sighet, një qytet i vogël në kufirin rumuno-hungarez, në zonën e Transilvanisë.

Atë ditë, policia hungareze dhe grumbulloi të gjithë hebrenjtë e ardhur në Sighet, që nuk kishin pasaportë hungareze akoma.
Mes tyre ishte edhe Moishe Rojtari, miku i Elit, mësuesi i tij i Kabalës, rojtari i urtë i sinagogës. Të rrasur kapicë në vagonë bagëtish nga policia hungareze, ata qanin mbyturazi në heshtje. Bashkëqytetarët e tyre në platformë qanin me zë e dënesë….

Ditët kaluan dhe hebrenjtë e Sighetit i harruan bashkëqytetarët e tyre të deportuar. Thashethemet thonin se i kishin dërguar për të punuar në Galici dhe mbylleshin me komentin “Këto ka lufta…”.

Jeta filloi sërish me të njëtin ritëm. Dyqanxhinjve po u ecte puna mbroth, studentët jetonin ndër libra e fëmijët luanin në rrugë të gëzuar. Koha ishte e mrekullueshme dhe lajmet nga fronti lajmëronin veç disfata të ushtrisë gjermane.

Por, një ditë, në Sighet, Eli takon befas në rrugë Moishe Rojtarin!

Moishe i tregon Elit fatin e tij dhe të bashkëudhëtarëve të tij.

Treni kishte përshkruar territorin hungarez dhe sapo ishte futur në Poloni, e kishte marrë në dorëzim Gestapo.

Hebrenjtë ishin ngarkuar në disa kamionë dhe i kishin dërguar në një pyll galician. Pastaj i kishin detyruar të hapnin një gropë të madhe dhe i vrisnin buzë gropës....

Po Moishe Rojtari si ia kishte arritur të shpëtonte gjallë? Në sajë të një mrekullie! Ai ishte plagosur në këmbë, ishte shtirur i vdekur dhe ata e morën për të tillë.

Ditë pas dite, natë pas nate, ai shkonte nëpër hebrenjtë e Sighetit dhe ua tregonte të gjithëve historinë e tij të tmerrshme...

Moisheja nuk ishte më ai i pari. Xixëllima e gëzimit në sytë e tij ishte zhdukur njëherë e përgjithmonë. Nuk këndonte më, madje as Zotin dhe Kabalën s’i zinte më në gojë…Fliste vetëm për ato që i kishin parë sytë por njerëzit jo vetëm nuk donin ta besonin rrëfenjat e tij por as nuk donin ta dëgjonin më! Madje, disa shkuan aq larg saqë hapën fjalë se Moisheja kërkonte vetëm mëshirën e tyre, se ai ato llahtare vetëm i përfytyronte…

Ndërsa ai vetëm u përgjërohej:

“O hebrenj, më dëgjoni, vetëm kaq po ju kërkoj. Nuk dua as para e as mëshirë. Dua vetëm të ma vini veshin!
As Eli që e donte si të afërmin e vet, nuk i zinte besë. Ulej pranë tij e dëgjonte tmerret që tregonte Moishe duke u rrekur të kuptonte pikëllimin e tij. Por ndiente vetëm mëshirë për të si për një të çmendur!

-“Ata kujtojnë se jam marrosur”- shtonte Moishe i mirë dhe lotët i binin rrëke…

Eli e pyet:

“E pse kërkon kaq shumë të të besojnë? Po të isha si ti nuk do e çaja kokën nëse më besonin apo jo..."

“Ti nuk e kupton” përgjigjej Moishe i dërrmuar nga dëshpërimi.

“Unë shpëtova për mrekulli dhe erdha në Sighet që t’ju përshkruaj vdekjen time në mënyrë që ju të bëheni gati sa ka ende kohë…Mua nuk më bëhet vonë shumë për të jetuar. Jam vetëm dhe dëshiroja me mish e me shpirt për tju paralajmëruar. E keqja është se askush nuk ma vë veshin…”

Pas kësaj jeta u fut sërish në rrjedha normale. Moishe Rojtari u harrua….

*****
Lufta nuk kishte mbërritur atyre anëve deri në Mars 1944. Banorët e Sighetit jetonin si hebrenjtë e gjithë botës, me besimin në Zot, ritet hebreje, Kabalën, sekretet e misticizmit hebraik, dashurinë për prindin, të afërmin…

Ata përcillnin pa shqetësim lajmet nga fronti dhe bënin parashikime për të ardhmen e botës, gjeopolitikën, sionizmin, thashethemet… Edhe 1944-a dukej si një vit i zakonshëm, pranvera erdhi më shpejt, pemët lulëzuan, filluan fejesat, martesat gjithçka ishte në normalitet.

Shumë prej hebrenjve bënin shaka me forcën e Hitlerit dhe dëshirën e tij për të zhdukur të gjithë racën hebreje…Si u bëkërka kjo gjë në mes të shekullit të njëzetë?!!

Aso kohe mund të bliheshin mjaft çertifikata për në Palestinë ku i priste një jetë pa andralla dhe frikëra. Por pak kush preferonte ta bënte një gjë të tillë. Kur Eli i ri ia hodhi një ditë fjalën të atit, ky refuzoi kategorikisht : “Nuk kam kohë biro të nis jetë prej fillimit”.

Me të tilla kotësira ishte mbushur dita e hebrenjve të Sighetit.

Qyteti jetonte si para lufte. Lufta si dëm kolateral kishte mbërritur vetëm një herë në Sighet. Por edhe ai rast ishte harruar tashmë. Po i vinte fundi luftës. Edhe Moishe Rojtari kishte rënë squk. Sorollatej poshtë e përpjetë sa në sinagogë e sa në rrugë, i kërrusur, me sytë përdhe, sikur të donte t’i shkëpuste prej njerëzve.

Befas, një ditë, në Radio Budapesti, u dëgjua një lajm jo i këndshëm: Regjenti Miklosh Horty ishte detyruar t’i kërkonte një udhëheqësi të një Partie pro-naziste të krijonte një qeveri të re!

Prapëseprapë hebrenjtë nuk e prishën gjakun. E gjitha kjo ishte si ndërrimi I drejtuesve të një Ministrie…

Por, kur të nesërmen, drejtuesi i Qeverisë lejoi hyrjen e trupave nazistë në Hungari, lajmi ishte fort turbullues! Shqetësimi u bë real për herë të parë që nga fillimi i luftës. Dalngadalë erdhën lajmet për situatën e terrorit dhe frikës ku jetonin hebrentë e Budapestit. Nazistët po sulmonin lokalet hebreje, sinagogat, situate po bëhej serioze…

Por edhe kjo frikë nuk zgjati shumë. Gjermanët nuk do të arrijnë të vijnë kaq larg, në Sighet. Do të qëndrojnë në Budapest, sigurisht, për arsye strategjike…

Derisa, tri ditë më vonë, gjermanët mbërritën rrugëve të Sighetit…

Ankth. Ushtarë gjermanë me helmetat me stemën me kafkën e vdekjes ishin të frikshëm. Megjithatë, pas pak, përshtypjet e tmerrit u relaksuan. Gjermanët dukeshin të qetë. Ata u strehuan në shtëpitë private dhe i respektonin banorët. Qëndrimi ishte i sjellshëm por i ftohtë. Një oficer gjerman i strehuar te një shtëpi hebreje, tri ditë pas strehimit i solli të zonjës së shtëpisë një kuti me çokollata. Lajmi mori dhenë. Optimistët filluan avazin:

“E shikoni? Ç’ju patëm thënë? Po ju nuk merrnit vesh. Ja ku janë gjermanët tuaj. Po tani ç’do të thoni ë? Ku e keni atë egërsinë e tyre të tmerrshme?”

Hebrenjtë vunë buzën në gaz sërish. Megjithëse me gjermanë në shtëpi…Ata hanin pinin dhe këndonin. Ishte Mars i 1944-ës.
Por, ditën e shtatë të Pashkëve, gjermanët arrestuan kryetarin e bashkësisë hebraike. Që nga ai çast çdo gjë mori rrokopujën me një shpejtësi marramendëse. Sapo kishte nisur turravrapi i pandalshëm drejt vdekjes!

Urdhri i parë: Hebrenjve u ndalohet të dilnin nga strehët e tyre, përndryshe I priste vdekja.

Moishe Rojtari erdhi me vrap në shtëpinë e Vizelit:

“Ju pata paralajmëruar” – bërtiti me sa kishte në kokë dhe u largua pa marrë asnjë përgjigje…

********
Episodi i dytë i pashlyeshëm nga libërthi “Nata” ka të bëjë me datën 17 Janar 1945.

Jeta në kampin e Aushvic dhe Birkenau tejkalon mundësitë e një teksti të shkurtër. Po ndalem vetëm te dita e fundit në Aushvic, 17 Janari, dhe vdekja e babait të shkrimtarit.

Mëngjesi i asaj dite gdhin me një borë të dendur dhe mjegull që e shtonte edhe më shumë ankthin e frikën. Ishte tmerrësisht ftohtë, rrobat e të burgosurve ishin rrecka që nuk mbronin asgjë. Nata e kaluar kishte qenë me luftime të ashpra në rrethinat e Aushvicit. Gjëmimet e topave dhe flakët e luftës ishin në kodrat aq afër kampit sa të burgosurit po shpresonin se rusët do të mbërrinin përpara nisjes së planifikuar për në orën 6 pasdite, sapo errësira të binte…

Por asgjë e tillë nuk ndodhi. Muzgu erdhi shpejt dhe të burgosurit e veshur me ç’të mundnin u nisën drejt vdekjes, në një borë të dendur, në një rrugë të tmerrshme dhe nën thundrën e oficerëve nazistë që nuk ua përtonin plumbat atyre që fuqitë i braktisnin. Ohhh, sa do të donin ata njerëz të jetonin, me çdo kusht!

Në një rast djali pa babanë ti dobësoheshin fuqinë, dëgjoi zërin e tij t’i lutej e, megjithatë, bëri sikur nuk dëgjoi dhe vazhdoi vrapin, i bindur se babai i kishte larë duart me këtë botë. Dëgjoheshin çdo minutë të shtëna në kokën e hebrenjve të pamundur dhe skërmitja e tmerrshme e qenve që ndërseheshin nga oficerët nazistë sapo dikush dilte nga rreshti. Kufomat e hebrenjve nxinin peizazhin e bardhë në gjithë gjatësinë e rrugës…Duheshin përshkruar dhjetëra kilometra brenda nate, duhej mbërritur në stacionin e trenit pa mbërritur dita kur rrezikonin të zbuloheshin nga aviacioni i aleatëve.

Ata shpirtra të etur për jetë të mbërthyer në trupa të drobitur në kufinjtë e vdekjes, mblodhën gjithë fuqitë që u kishin mbetur dhe mendonin vetëm një gjë: të shpëtonin gjallë! Kjo rutinë mbijetese kishte filluar 7 muaj më parë me të njëjtin intensitet dhe me shpresën e shuar. A mos vallë edhe ky marshim ishte udhëtimi final drejt vdekjes?! Mos vallë nazistët po i çonin drejt furrave në brendësi të Gjermanisë në pamundësi për t’i djegur në Aushvic të 60 mijë të burgosurit nën presionin e ushtrisë ruse?!

Oficerët nazistë të veshur e ushqyer mirë ecnin vrap dhe kërkonin nga të burgosurit të mbanin ritmin e tyre. Duhej që t’i mbijetonin ritmit të cmendur të vrapimit, të ftohtit të tmerrshëm, ulërimave të qenve që i tmerronin dhe kërcënimit të plumbave nazistë që aspak nuk e fshihnin dëshirën për t’i vrarë! Ishin 55 kilometra për tu bërë deri në stacionin e tmerrit të trenit në Glajvic.

3000 prej këtyre të harruarve nga Zoti vdiqën gjatë marshimi të vdekjes në temperature -20 gradë!

Ja si e përshkruan Vizel momente nga ai marshim:

“Ideja e vdekjes, e të pushuarit së qeni, nisi të më dukej tërheqëse, për të mos gjalluar më, për të mos e ndjerë më dhimbjen e tmerrshme të këmbës sime, për të mos ndjerë më asgjë, as të ftohtin, as lodhjen asgjë prej gjëje, për të dalë nga rreshti dhe për ta lënë veten të rrëshqisja anës rrugës."

E vetmja gjë që më ndaloi ishte prania e tim eti. Ai po vraponte para meje, ashtu pa frymë, pa forca, i zhytur në dëshpërim. Nuk e kisha të drejtën ta lija veten të vdisja, sepse, çfarë do të bënte ai pastaj pa mua? Unë isha mbështetësi i tij i vetëm! Sa shumë që ishte plakur nga mbrëmja e kaluar! Trupin e kishte të përdredhur, të kruspullosur përbrenda. Sytë i kishte të qelqtë, buzët e plasaritura, të kalbura. Çdo gjë e tij shprehte rraskapitje.”

Ose rasti i rabinit Eliahu që kishte humbur të birin gjatë marshimit dhe e kërkonte në mëngjes, kur u dha urdhëri për pushim.

Ja sesi e përshkruan Vizel këtë rast:

"Pastaj mu kujtua edhe diçka tjetër, që i biri e kishte parë të atin të mbetej pas, duke u zvarritur në fund të rreshtit. Po, po, e kishte parë për bukuri! I biri kishte vazhduar të vraponte në krye duke e zmadhuar distancën mes tyre hap mbas hapi. Në mendje më feksi një mendim i tmerrshëm. Po sikur ai do të kishte dashur ta hiqte qafe të atin? Sikur ta kishte kuptuar që të atin po e linin fuqitë dhe se i kishte ardhur vakti, të kishte menduar ta hiqte qafe me anë të kësaj ndarjeje, barrën që mund tia zvogëlonte shansin për mbijetesë? Në shpirt më mbiu një lutje një përgjërim për atë Zot, në të cilin nuk besoja më:

O Zot i gjithëfuqishëm, o Zot i gjithësisë, më jep forca të mos bëj kurrë atë që bëri i biri i rabinit Eliahu”...

Udhëtimi me trenin e bagëtive drejt Bukenvaldit ishte një skëterrë tjetër, vazhdim i Marshimit të Vdekjes, ndoshta edhe më i tmerrshëm se i pari!

Nëse gjatë galopit rraskapitës, 4-5 ditor në këmbë, natën, vdiqën rreth 3000 persona, gjatë udhëtimit me tren vdiqën më shumë se 7000 të burgosur!

Vagonët e bagëtive u mbushën secili me nga 100 të burgosur dhe lufta për mbijetesë çoi në vdekje të panumërta. Të burgosurit e vdekur hidheshin nga treni që të krijonin hapësirë mbijetese për të gjallët. Këtë punë e kryenin me zell të veçantë të burgosurit.

Madje, në një moment ata morën edhe babanë e Vizelit për ta hedhur. Vizel e qëllon me shpulla, I ati ishte bërë akull, nuk jepte asnjë shenjë jete. Të burgosurit këmbëngulin për ta hedhur ndërkohë që babai mezi hap pak sytë, jep shenjë jete.

Varrmihësit largohen të mërzitur. Detaje të tilla mbijetese që ishin gati të vrisnin për pak hapësirë në tren kishte plot. Udhëtimi me tren vazhdoi përmes qyteteve gjermane. Këtu ndodh një ngjarje që nuk mund të lë pa e shkruar. Punëtorët gjermanë që shkonin në punë shkëmbeheshin me trenin e vdekjes dhe kufomat e pakallura që udhëtonin në të dhe i shikonin pa kurrfarë habie!

Njëri prej tyre, nxjerr nga trasta bukën që i kishte bërë gati gruaja dhe ua hedh të burgosurve brenda trenit. Aty u bë nami! Një dyzinë burrash të dërrmuar urie luftuan për ca thërrime, si bisha grabitqare me sytë që u xixëllonin nga urrejtja kafshërore!

Punëtori e ndoqi me vëmendje shfaqjen.

Cirku nxiti punëtorë të tjerë të imitonin të parin. Me dhjetëra copa buke prodhuan një shfaqje të paparë sesi këta kocka njerëzore ishin gati të vritnin njëri tjetrin për një koriçkë bukë…

Një copë ra edhe në vagonin e Vizelit. Djaloshi nuk lëvizi, ishte i bindur se nuk i kishin mbetur thërime fuqie për të luftuar me atë duzinë të uriturish që të çanin.

Jo edhe larg tij, një i burgosur po zvarritej këmbadorasi pas luftimeve për koriçkën. Dukej i dëmtuar dhe shkrimtari mendoi se po jepte shpirt. Por, pas pak kuptoi se i burgosuri fshihte një copë koriçkë të fshehur në gjoksin e tij. Me një shpejtësi të rrufeshme e nxjerr koriçkën dhe e kullufit në gojë nga frika se dikush do ta sulmonte. Fytyra i shndriti për një çast, një buzëqeshje që i ngjante më shumë një ngërdheshjeje ia ndriti fytyrën bojëhiri. Befas u shua menjëherë. Një hije iu afrua pranë tij. Kjo hije iu hodh përsipër. I trembur nga goditjet plaku zuri të qante e përgjërohej:

“O Majer, Majeri im i vogël….Nuk po më njeh? Po ia merr shpirtin babait tënd të gjorë…Gjeta bukë… edhe për ty…edhe për ty….”

Plaku rrëzohet përtokë. Në grusht ai shtrëngonte akoma fort një kore bukë. U përpoq ta ngrinte ta fuste në gojë por tjetri iu hodh përsipër. Burri plak seç mërmëriti rënkoi dhe dha shpirt. Askujt nuk iu bë vonë fare. I biri e kontrolloi mirë e mirë, ia mori koriçken e bukës dhe nisi ta kullufiste. Por edhe ai nuk e vazhdoi dot gjatë. Dy burra nuk ia kishin shqitur sytë për asnjë çast. Ata i kërcyen përsipër. Të tjerë të burgosur i pasuan me zell. Kur u zmbrapsën, në fund të kësaj skene makabre dy trupa dergjeshin të palëvizur.

Ishin babë e bir.

********

Dhe më në fund, pas mbërritjes në Bukenvald, ndodh momenti më i trishtueshëm i Vizelit, vdekja e babait të tij. Ai kishte mbërritur më shumë i vdekur sesa i gjallë në fund të atij udhëtimi, as mendohej mbijetesa e tij përtej disa ditëve. Një natë të tmerrshme, kur vdekja e kishte marrë ndër krahë dhe po jetonte orët e jermit të fundit ndodh episodi i mëposhtëm i rrëfyer nga shkrimtari te libërthi "Nata":

Ishte nata më e llahtarshme e shkrimtarit. 28 Janar 1945,

Bukenvald. Ja si e përshkruan Vizel atë kujtim turpi që do ta mbartë gjithë jetën me vete:

“Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime.

"Elizer, o biri im, eja këtu! Dua të të them diçka… Vetëm ty… Eja, eja, mos më lër vetëm…! Elizer…"

Ia dëgjova mirë zërin dhe e rroka kuptimin e fjalëve të tij, edhe përmasën tragjike të çastit. Por megjithatë nuk luajta vendit.
Kishte qenë dëshira e tij e fundit për të më pasur pranë gjatë agonisë së tij, në çastin kur shpirti po i shkëputej nga trupi I bërë copë dhe prapëseprapë unë nuk ia plotësova dëshirën.

Kisha frikë.

Isha i friguar nga goditjet.

Prandaj edhe e bëra veshin e shurdhër përpara përgjërimeve të tij.

Në vend që të flijoja jetën time të mjerë dhe të turresha për tiu gjendur pranë, për t’ia marrë dorën në timen, për t’i dhënë pak zemër duke i treguar se nuk duhej të ndihej i braktisur, që po i gjendesha pranë dhe po ndaja brengat me të; në vend të ketyre gjërave unë qëndrova i shtrirë në kurriz, duke iu lutur Zotit ta bënte tim atë të pushonte, të mos më thërriste më në emër, të pushonte së përgjëruari e së qari. Kaq shumë frikë kisha se mos ngjallja tërbimin e esesit.

Në të vërtetë im atë nuk ishte më i ndërgjegjshëm. Dhe prapëseprapë, zëri i tij vajtues dhe I bezdisshëm vazhdonte të shponte heshtjen duke thërritur emrin timdhe askënd tjetër.

-"Hë pra? Esesi kishte shpërthyer në tërbim dhe po e godiste tim atë në kokë. Rri urtë plakush i dreqit. Mbylle gojën"!

Im atë nuk i ndjente më goditjet e dajakut; ato i ndieja unë, e megjithatë nuk lëviza as gishtin e vogël. E lejova esesin ta zhdëpte tim atë në dru. E lashë tim atë vetëm në kthetrat e vdekjes. Më keq akoma: isha I inatosur me të, sepse kishte bërë zhurmë, sepse kishte qarë, sepse kishte provokuar zemërimin e esesit…

"Elizer… eja Elizer. Eja, mos më lër vetëm…"

Zëri i tij kishte mbërritur te unë nga shumë larg dhe njëkohësisht edhe aq afër. Por unë nuk kisha luajtur vendit. Kurrë nuk do t’ia fal vetes këtë gjë. Kurrë nuk do t’ia fal as botës, që më kishte vënë me shpatulla për muri, që më kishte shndërruar në një të huaj, që kishte zgjuar te unë instiktet më të ulëta e më primitive….Fjala e fundit kishte qenë emri im, një thirrje për ndihmë të cilës unë nuk iu përgjigja…

Më 29 Janar në shtratin e tim eti dergjej një tjetër i sëmurë. Ata duhej ta kishin larguar prej andej herët në agim dhe e kishin dërguar në krematorium.

Ndoshat akoma duke marrë frymë…

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

ermal mulosmani


Sondazh

Poll
Insights 27 Dhjetor 2024, 14:55

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...

Insights 26 Dhjetor 2024, 20:30 Iva V. Grillo

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...

Insights 23 Dhjetor 2024, 16:22 Ermal Mulosmani

Festivalet nën hijen e Elvanës

elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...

Insights 21 Dhjetor 2024, 20:37 Lutfi Dervishi

TikTok, rrugaçi i lagjes

Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...

Insights 17 Dhjetor 2024, 09:37 Edona Prroni

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mb...

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale

Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund me urgjencë

Berisha për studentët: Do hiqet mesatarja, do vendoset bursa 200 euro dhe do përgjysmohet

Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj si në Kosovë

Berisha premton reformë: Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës

Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve të qirave

Berisha: Diaspora do përcaktojë ndryshimin e madh, po ndjekim me shqetësim, problemet e raportuara

Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri

Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

Berisha: Çdo punonjës i administratës do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

" Edi Rama refuzon të përballet në debat"/ Berisha: Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare

Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin Dumani!

Dhurata Çupi: PD e vetmja forcë politike me një program për të gjitha moshat dhe target grupet!

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër TVSH-të janë njësoj!

Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama replika me fermerin në Berat: Demokratët ndahen në dy kategori

Rama në Berat: Të bëhesh pjesë e BE, është si të vendosësh mushkëri të reja

Rama: Merrni kredi me 70 për qind kolateral të garantuar nga shteti

Benet Beci është i pandehur/Tom Doshi:Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh!

Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Rama me bizneset e turizmit: Kush pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët!

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

“Gjysma e burrave çyrykë!” Rama: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur!

Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria

"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama për LaCivita: Latifi kishte kandidat në Amerikë