LIVE UPDATES
Insights

HISTORIA: Droga dhe problemet që s'duam ti shohim, pse u grabit gruaja në Astir

Hajduti më pas rezultoi se hipi në një automjet ku e prisnin tre shokët e tjerë me shpejtësi. Ai udhëtoi nga vendi poshtë urës ku gruaja sapo ishte ndarë nga i shoqi, mbasi të dy ata morën pjesë në një ngushëllim.

16 Maj 2022, 16:17 Nga Anila Hoxha
HISTORIA: Droga dhe problemet që s'duam ti shohim, pse u grabit gruaja
Foto ilustruese

Elvia u tërhoq zvarrë dhe u plandos përdhe. Një djalosh i panjohur që po fliste ne telefon dhe që tha " më prit se po vij" , zgjati duart plot lakmi drejt saj. I rrembeu varesen e florinjtë derisa ajo u keput, ne fraksion minute varësja ngeli ne kthetrat e grabitqarit dhe gruaja u rrëzua pa mëshirë.

Zhurma e britmave të saj ishte po aq alarmuese sa edhe zhurma e kokës në tokë. Hajduti me pas rezultoi se hipi ne nje automjet ku e prisnin tre shokët e tjerë me shpejtësi. Ai udhëtoi nga vendi poshtë urës ku gruaja sapo ishte ndarë nga i shoqi, mbasi të dy ata morën pjesë në një ngushëllim. 

"Ai ishte me armë,"- tha në policinë e Kamzës gruaja e terrorizuar, si kushdo që është gjendur fillikat vetëm duke ecur në një rrugë dhe ndodh që telefoni, kuleta , canta , varësja të kenë qenë gjera të shitshme për dikë që do të fitojë para duke sulmuar e panikosur qytetarë të pambrojtur. Nga dikush që kërkon para të tilla për të blerë drogë.

Përdorimi i drogës, por edhe alkolizimi është kthyer në nje plagë në kryeqytet.

Mesatarisht cdo javë përpara gjykates kërkojne urdhëra mbrojtjeje nga të afërm të droguar dhe kryefamiljarë të alkolizuar 4 deri ne 5 qytetarë. Janë që të gjithe prindër të moshuar dhe bashkëshorte. Dhe natyrisht të shikosh zyrtarët më të lartë të policisë që kqyrin nga avionët italianë nëse ka drogë të kutivuar është frymëzuese, mbasi pa qenë aspak një mesazh telegrami kupton që Policia dëshiron të shkojë drejt zero kultivimit .

Le të urojmë kështu, anipse nuk është i nevojshëm syri vigjilent nga ajri i kryepolicit shqiptar për të parë parcelat. Le të ndodhë kjo gjë sipas hierarkisë dhe le te urojmë që drejtori i përgjithshëm të zbresë ne tokë, të kërkojë me tepër pune kundër efektit tjetër që po sjell kultivimi i drogës, me pasoja të parikuperueshme. Apo akoma më tej kokaina që ka dalë sheshit, megjithëse raste sporadike përdoruesish serviren për statistikë.

E kam fjalën për goditjen e mirfilltë të shpërndarësve të droges, nga hashashi, kokaina e heroina dhe që thuhet se tanimë ka zbritur tek te miturit. Shpërndarja e drogës ne kryeqytet dhe akoma më tej po kryhet me së miri i organizuar nga grupe që gërvishen me ndonjë shpërndarës që bie e ribie ne rrjetë dhe mandej del i pashqrtesuar. Qendra Fol gjate monitorimit një vjetor ekspozoi përditshmerine e nje rinie dhe adoleshentesh që kapen grupe grupe me doza të papërfillshme dhe që me tej për shkak të sasirave të vogla hetimi mosfillohet.

Por sidomos, kapo të grupeve te kokaines, te hashashit e të tjera, s'ka ende në pranga. Megjithëse ata e kanë parcelizuar Tiranën.

Sa i takon Elvisë, kur policia nisi gjurmimin vetëm nga përshkrimi i saj që tregoi se makina që e sulmoi ishte nje Benz nr ngjyrë të zezë, ne ndihmë i erdhën kamera sigurie që indentifikuan grabitësit. Ata udhëtuan me shpejtësi drejt Fushe Krujes, e shiten per 24 mijë leke dhe mandej 20 prej tyre u ulen dhe i pinë birra.

Tre prej tyre që po udhetonin me makinë me qera ja hodhën fajin të katërtit. Thanë që sapo B.A pa një grua duke ecur e vetme u kërkoi shokëve të ndalonin makinën. I ishte drejtuar të panjohurës që kërkoi ndihmë tek ca indiferentë që po kalonin në atë rrugë. Dhe kur u kthye ne makinë u tha atyre: Nuk vleka shumë.

Në shtepine e njërit prej tyre u gjeten gati 23 kilograme hashash. Kur u u pyetën nese ishin apo jo përdorues, pranuan që po. E megjithëse këmbengulin se vjedhjen e kreu vetëm njëri pa iu treguar të tjerëve, asnjëri nuk refuzoi apo nuk kundërshtoi vjedhjen me dhunë që do të thotë, të ndalonin dhe ta ndihmonin atë grua duke dhënë një shembull qytetarie

Përkundrazi, i dhanë makinës gaz dhe u larguan drejt Fushë Krujes, aty ku varësja u shit për të paguar ca birra e për të pirë ca drogë.

Sondazh

Poll
Insights 13 Maj 2022, 13:54 Ditmir Bushati

Çmimi i të ardhmes

Foto ilustruese Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjes&eu...

Insights 7 Maj 2022, 14:05

Nëse një ditë do të riktheheni në detyrë…

Letër e hapurIsh drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta ImerajE nderuar prokurore,Teksa ju dëgjoja në intervistën Tuaj, pas vendimmarries së KPA-ë...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez