LIVE UPDATES
Insights

Një pamje për histori

Bëhet fjalë për një pazar korrupsioni me diktatorin libian Muamar al-Gadafi. Me paratë e tij Sarkozy do të financonte ngjitjen në pushtet, në olimpin e politikës franceze. Sepse presidenti francez është pak edhe mbret. Si në kohërat e Mesjetës.

21 Tetor 2025, 11:30 Nga Enver Robelli
Një pamje për histori
Nicolas dhe Carla Sarkozy

Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas Sarkozy është dënuar për “anëtarësi në një organizatë kriminale”. Bëhet fjalë për një pazar korrupsioni me diktatorin libian Muamar al-Gadafi. Me paratë e tij Sarkozy do të financonte ngjitjen në pushtet, në olimpin e politikës franceze. Sepse presidenti francez është pak edhe mbret. Si në kohërat e Mesjetës.

Tash bota e madhe e Sarkozy është reduktuar në një qeli të prej nëntë metrash katrorë: një shtrat, një tavolinë, një karrige, një telefon në mur, një mini-shporet për zierje ushqimi, një tualet, një dush. Nëse dëshiron të ketë edhe një frigorifer në qeli, Sarkozy duhet të paguajë 7,50 euro në muaj. Nëse dëshiron një televizor, atëherë duhet të ndajë 14,50 euro në muaj. Me vete, krahas gjërave personale, mori dy libra: një biografi të Jezusit dhe romanin “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas.

Romani i ka mbi 1000 faqe, por thelbi është ky: kryepersonazhi Edmond Dantès është i dashuruar në bukuroshen Mercedes dhe është graduar si kapiten. E pret një jetë e lumtur. Por si pasojë e një komploti të ziliqarëve, Dantès përfundon për 14 vjet në burg. Edhe në hapsanë ndodhin gjëra të papritura. Një i burgosur tjetër i tregon Dantès vendndodhjen e një thesari në ishullin mesdhetar Monte Kristo. Dantès arrin të arratiset nga burgu, e gjen thesarin dhe kthehet në Paris me një emër të ri: Konti i Monte Kristos magjeps shoqërinë e Parisit me pasurinë e tij. Kundërshtarët e tij të dikurshëm janë ngjitur në postet më të larta në Francën e pas Napoleonit, por as ata nuk janë të sigurt nga hakmarrja e hidhur e Kontit.

A do të kthehet edhe Sarkozy si hakmarrës? Ai beson se është viktimë e një komploti. Por jeta e tij politike është larg nga letërsia e Alexandre Dumas. Vetëm miqësia e Sarkozy me Gadafin ka mjaft material për një roman kriminalistik, një triller voluminoz: me përkrahjen e diktatorit libian u bë president i Francës, pastaj ishte ndër të parët liderë perëndimorë që ndërhyri në Libi për ta rrëzuar Gadafin. Kështu është politika nganjëherë, e sidomos atëherë kur burrështetasi nuk ka asnjë skrupull. Natyrisht Nicolas Sarkozy ka mendim krejt tjetër për veten. Para se të hyjë në burg, ai tha se do të shkruajë një libër.

nicolas sarkozy carla sarkozy

Sondazh

Poll
Insights 18 Tetor 2025, 15:19 Auron Tare

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinis&eum...

Insights 15 Tetor 2025, 11:24 Meri Lika

Luga e zbrazur e Shqipërisë

Meri Lika Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...

Insights 13 Tetor 2025, 13:12 Kimete Berisha

Komunat: Coza Nostra!

Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...

Insights 11 Tetor 2025, 11:31 Ylli Manjani

Po gatuhet një grabitje...

Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...

Insights 8 Tetor 2025, 20:17 Jola Hysaj

A jemi gati të pranojmë vetveten?

Florian Binaj Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam.Si shoqëri, jemi në një udhëkryq me...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!