Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme.
Pasi zbriti nga biçikleta, bëmë një copë rrugë në këmbë.
Si është djali? e pyeta.
Djali i tij 16 vjeçar stërvitet në basketboll. E kisha parë disa herë në njërën nga palestrat e vjetra të shkollave të Tiranës.
Mirë, më tha, ka shkuar 2.1 metra i gjatë.
Ou, i thashë i habitur, vazhdon me të njëjtin ekip?
Jo, tha, e çova në një shkollë në Itali. E panë skautët italianë dhe e morën. Para tij kanë shkuar edhe katër çuna të tjerë atje. Është një shkollë e specializuar që merret me talente.
Po këtu, e pyeta, nuk ka mundësi të vazhdojë?
Po ti i ke parë kushtet, më tha, mizerje. Asnjë kujdes, asnjë program për ta ringritur basketbollin.
I pe shqiptarët e Turqisë? më pyeti. Tre basketbollistë të kombëtares, nënkampionë të Europës.
Shiko Islandën, një ekip që dikur Shqipëria e mundte. Shiko Finlandën, sa kanë ecur. Vende pa traditë në basketboll!
Këtu na ikin fëmijët jashtë, shtoi me një psherëtimë të gjatë. Sa shpresë kishim…
Shiu që binte e bënte pak më të zymtë bisedën.
Po pse, e pyeta, kam dëgjuar që Komiteti Olimpik merr fonde për klasat sportive?
Ai qeshi me ironi:
Ke parë gjë ti? më tha. Unë nuk shoh ndonjë fond për fëmijët tanë në basketboll.
Vazhduam të ecnim.
E ndoqe konkursin për Pallatin e Sportit “Partizani”? e pyeta për të ndryshuar temën. Bashkë kishim kaluar rininë në atë fushë.
Jo, më tha.
Interesante, i thashë, një fushë e madhe dhe një lloj kulle në formë topi.
Te kryqëzimi i rrugës u ndamë. Duke i hipur biçikletës, më pa në sy dhe më tha: Pallati mund të jetë në formë topi, por topin nuk ka më kush ta gjuajë.
Bajram Begaj dhe Sokol Sadushi Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi, formalizoi këtë të ...
Meri Lika Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...
Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...
Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...
Florian Binaj Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam.Si shoqëri, jemi në një udhëkryq me...
Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm shprese për ne q...
Taulant Koplikaj Kandidimi i Florjan Binajt për Tiranën, është një lajm që nuk mund të ketë interes vetëm n&eu...
Elona Caslli Hipoteza e përzgjedhjes së kandidatit jashtë forcës opozitare më të madhe në vend e përmbledh situat&e...
Ditmir Bushati U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara është në gjendje të vështirë d...
KRYEMINISTRI duket se është i obsesionuar nga nevoja për tu siguruar që me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrë...