LIVE UPDATES
Insights

BE po mbytet në urën e Ibrit

15 Gusht 2024, 07:21 Nga Agustin Palokaj
BE po mbytet në urën e Ibrit
Agustin Palokaj

Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria e lëvizjes brenda bllokut pa kontrolle kufitare dhe e dyta është valuta e përbashkët, euro. Nga veriu i Finlandës, nga sipas legjendës, vjen Babadimri, e deri në kufirin e Kroacisë me Malin e Zi diku mes Dubrovnikut dhe Hercegnovit mund të udhëtoni pa pasur nevojë të ndaleni në pikëkalimet kufitare për të treguar pasaportat. Me përjashtim të Danimarkës, nëse bini përmes atij shteti, nuk keni nevojë as të ndërroni para, sepse të gjitha kanë një valutë të përbashkët, euron. Dhe me të drejtë këto dy vlera liderët e BE-së i përmendin si arritjet më të mëdha në historinë e integrimeve evropiane.

Pikërisht këto vlera bënë që BE-ja të angazhohet që edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen sa më shumë ndaj njëra-tjetrës, të lehtësojnë kalimin përmes kufijve, me qëllim që një ditë të hiqen tërësisht. Dhe u angazhua që liria e lëvizjes të jetë fokus i veprimeve edhe të BE-së edhe të NATO-s në Kosovë po ashtu. Bazuar në parimet e lirisë së lëvizjes dhe atij se ura duhet të bashkojë e jo të ndajë njerëzit, BE-ja mori përsipër disa detyra edhe për atë që u quajt “Rivitalizim” i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sepse kjo me gjasë është ura e vetme në Evropës sot që ndan më shumë sesa që bashkon njerëzit. BE-ja dështoi në arritjen e qëllimeve. Ura nuk është e hapur për qarkullim të automjeteve. Dhe kjo, sado që të ketë përpjekje për të parandaluar hapjen e saj, është një dëshmi e dështimit, pafuqisë dhe joseriozitetit të BE-së.

Për më tepër, tash BE-ja paralajmërimet nga autoritetet e Kosovës se do të hapin këtë urë për qarkullimin e automjeteve i quan si të rrezikshme, si veprime që mund të sjellin rritje të tensioneve.


Është për keqardhje pse BE-ja mendon kështu. Është për keqardhje pse ura vazhdon të jetë e mbyllur. Është për keqardhje pse Qeveria e Kosovës e përdor edhe këtë temë për qëllime politike në prag të zgjedhjeve. Është po aq për keqardhje se si serbët në veri të Kosovës e konsiderojnë mbajtjen e urës të mbyllur si kusht për mbijetesën e tyre. Por në anën tjetër, mos-hapja e urës godet rëndë në vlerat e BE-së e besa edhe të NATO-s. NATO-ja, pa marrë parasysh se çfarë pyetjesh ua dërgoni strukturave të saj rreth Kosovës, gjithmonë përgjigjet me fjalinë se NATO është atje “për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë”.

Hapja për qarkullim të automjeteve e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk do t’ua ndryshojë shumë jetën qytetarëve në asnjërën anë të lumit. Edhe ashtu, disa qindra metra më larg është ura përmes së cilës kalojnë automjetet. Por mbajtja e asaj ure mbyllur është një simbol i dështimit të BE-së e cila e ka sjellë veten në një situatë në të cilën bllokimi i urës konsiderohet si ruajtje e stabilitetit e hapja si nxitje. Kjo është bizare sa edhe thëniet se përdorimi i euros është mënyrë e spastrimit etnik. BE-ja duhet të angazhohet që ura të hapet menjëherë, e jo të përhapë frikë nga hapja e saj. Nuk mundet më BE-ja vetëm të angazhohet për ruajtjen e status quos, duke lejuar politizimin e kësaj ure.

As vendimi për përdorimin e euros si valutë, as mbyllja e postave të Serbisë në territorin e Kosovës, e as hapja eventuale e urës mbi lumin Ibër nuk do të duhej të rrezikojnë mbijetesën e serbëve. Kjo përdoret si propagandë nga ana e Beogradit dhe u imponohet si narrativë edhe serbëve në Kosovë. E në fakt problemi i vetëm është tek insistimi i Serbisë që strukturat e saj shtetërore të vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë, sepse në këtë mënyrë dëshmohet prania e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron si pjesë të saj.

Edhe opozita në Serbi, edhe disa struktura të serbëve në Kosovë, ankohen se si dita-ditës shteti i Serbisë po i humb institucionet e saj në territorin e Kosovës. Pra nuk janë as postat, as bankat, struktura “të mbështetura nga Serbia” siç pohon Brukseli, por janë struktura të Serbisë në territor të Kosovës. Këtë konfuzion e ka krijuar Bashkimi Evropian, e sidomos është rritur prej kur udhëheqjen e dialogut e ka marrë përsipër Miroslav Lajçak. Në vend të shpërbërjes së strukturave paralele ishte forcuar roli i tyre dhe në një moment ishte bërë sikur të jetë normal.

Kosova veten e konsideron si shtet. E në dialog, as diku tjetër, Kosova nuk mund të sillet sikur është neutrale ndaj statusit të vetvetes, sikur do të donin disa në BE. Prandaj Kosova ka bërë veprime në veri për të forcuar bindjen se ajo si shtet po e përhap sovranitetin në atë pjesë të vendit, dhe në terren në një masë ka arritur të ndryshojë situatën edhe pse është e tepruar të thuhet se Kosova e ka tërësisht nën kontroll edhe veriun. Veprimet që kanë dëshmuar rritjen e sovranitetit të Kosovës edhe në veri kanë pasur çmim jo të vogël për Kosovën.


Duket se kjo qeveri e Kosovës ka llogaritur se ia vlen të paguhet edhe ky çmim, i shprehur përmes sanksioneve të ashpra të BE-së ndaj Kosovës. Duke e parë se BE-ja nuk do t’ia heqë sanksionet Kosovës, e nuk e ka ndërmend t’i vendosë kurrfarë masash Serbisë, Qeveria e Kosovës mund të ketë vendosur që edhe më shumë të acarojë raportet me BE-në. Sepse në BE gjithmonë do të gjinden ata që do të bllokojnë heqjen e masave ndaj Kosovës dhe gjithmonë do të gjinden ata që do të bllokojnë vendosjen e masave ndaj Serbisë.

Në BE e dinë saktësisht se Serbia e di saktësisht se kush janë fajtorët për dhunë në fund të majit të vitit të shkuar ndaj forcave të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve, e dinë saktësisht se kush ishin pjesëtarët e grupeve paramilitare serbe që kryen sulmin në Banjskë, por nuk ka veprime ndaj tyre. Dhe këtu Kosova ka absolutisht të drejtë të ndjehet si e diskriminuar dhe të mos ketë besim ndaj BE-së. Kur BE flet për humbjen e besimit ndaj autoriteteve të Kosovës, për shkak të veprimeve që i konsideron të kenë qenë të njëanshme dhe të pakoordinuara, duhet të kuptoj se edhe Kosova ka një varg dëshmish për të mos besuar në strukturat e BE-së, të cilat nuk kanë qasje të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ato sanksionojnë Kosovën dhe nuk duan të ndërmarrin asnjë masë ndaj Serbisë.

Edhe për urën mbi lumin Ibër bëhet garë se kush ka të drejtë të vendosë. Sepse ajo është bërë simbol dhe test i pushtetit. Beogradi insiston se pa pajtimin e Serbisë nuk mund të hapet ura. Por në anën tjetër, Kosova, nëse e konsideron veten si shtet, nuk mund të pres leje nga një shtet fqinj, për më tepër i cili ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës, nuk mund të pres leje nga Serbia për hapjen e urës. Kjo garë se kush e kontrollon veriun nuk është e re. Ekziston që nga çlirimi i Kosovës dhe po vazhdon. Qytetarët nga të dyja anët e lumit janë përdorur vetëm si vegël në këtë garë politike. E kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

E sa për seriozitetin e BE-së vetëm të rikujtojmë se fjalia e dëgjuar më së shpeshti në 12 vjetët e fundit ishte ajo se “status quoja është e paqëndrueshme”. Ndërkohë, BE-ja është angazhuar pikërisht për ruajtjen e status quos. Nëse vërtetë kanë frikë se hapja e urës do të nxitë tensione le të angazhohen për të parandaluar tensionet e jo për mos-hapjen e urës. Hapja e urës, nëse do të bëhej shpejt me angazhimin e BE-së, do të mund të shndërrohej në një simbol pozitiv dhe të kthente besimin ndaj BE-së. Në këtë situatë mbetet vetëm si simbol i dështimit të BE-së që pas aq shumë angazhimi në Kosovë, pas shpenzimit të aq shumë parave të taksapaguesve evropianë, të mos jetë në gjendje as të hapë një urë që duhet të bashkojë e jo të ndajë njerëz.

Autori Agustin Palokaj eshte korespondent i Koha Ditore ne Bruksel. Titulli origjinal: Ura e Mitrovicës, simbol ironik i pafuqisë dhe joseriozitetit të BE-së 

agustin palokaj ura e ibrit kosove be

Sondazh

Poll
Insights 9 Gusht 2024, 13:56 Emin Barçi

E vërteta dhe interesat mbi borxhet

foto ilustruese TIRANË- Opinioni publik prej kohësh po bombardohet me të ashtuquajturin “skandal të mikrokredive”. Shum&eu...

Insights 30 Korrik 2024, 16:25 Pano Soko

Ahmetaj duhet të ndajë mendjen

Pano Soko TIRANA- Arben Ahmetaj duhet ta kuptojë që "Ndiqni paranë" e them unë që deduktoj nga jashtë, jo ai që di ...

Insights 22 Korrik 2024, 19:20 Lutfi Dervishi

Moti sot dhe parashikimi për nesër

lutfi dervishi TIRANË - Mbi vendin tonë do vijojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta të shoqëruara me shpë...

Insights 15 Korrik 2024, 10:30 Fatos Çoçoli

Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?

banka e shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë ka të njëjtën pavarësi si Banka Qendrore Evropiane. Kjo pavarësi duhe...

Insights 12 Korrik 2024, 13:24 Meri Lika

Raundi i pesëmbëdhjetë

Meri Lika Disa herë më ka ndodhur që të ndodhem përpara pasqyrës dhe të them: “Nuk mundem më, do të dor&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet