LIVE UPDATES
Insights

Raundi i pesëmbëdhjetë

Është një nga historitë e mia të preferuara dhe tregon se çfarëdo që të ndodhë, kurrë nuk duhet të dorëzohem.

12 Korrik 2024, 13:24 Nga Meri Lika
Raundi i pesëmbëdhjetë
Meri Lika

Disa herë më ka ndodhur që të ndodhem përpara pasqyrës dhe të them: “Nuk mundem më, do të dorëzohem”, por gjithmonë më kujtohej një histori që ma ka treguar im atë i cili si ish - boksier e kishte parim të mos dorëzohej asnjëherë.

Është një nga historitë e mia të preferuara dhe tregon se çfarëdo që të ndodhë, kurrë nuk duhet të dorëzohem.

Në 1975, dy legjendat e boksit Mohamed Ali dhe Joe Frazier u takuan për herë të tretë në ringun,  që njihej si "The thrilla in manila". Statistikat tregonin se secili prej tyre kishte nga një fitore, dhe kjo ishte përballja e cila do t’i jepte fitoren vetëm njërit.

Përballja ishte si një aksident trenash, dhe pas 12 raundesh, të dy luftëtarët e kishin goditur njëri-tjetrin me më shumë se 400 goditje. Aliu ishte i shkatërruar brenda, ai mezi merrte frymë për shkak të goditjeve të së majtës së Frazier. Ndërsa Frazier ishte pothuajse i verbër si rezultat i ndëshkimit të vazhdueshëm të goditjeve që Aliu i kishte dhënë në fytyrë.

Kur ra kambana, Aliu i rraskapitur shkon në këndin e tij dhe i thotë trajnerit: ta hedhë peshqirin, se nuk duron dot më dhe donte të dorëzohej. Por Angelo Dundee, i cili ishte një motivues i shkëlqyer, e frenon dhe e frymëzon për të luftuar edhe një raund. Sipas trainerit fitorja dhe disfata ishin në të njëjtën distancë dhe kërkonin vetëm pak më shumë përpjekje.

Aliu del në ring dhe jep gjithçka, Frazier nga ana e tij gjithashtu nuk dorëzohet dhe për çdo goditje që merr në fytyrë i përgjigjet me goditje të fuqishme në trupin e kundërshtarit. Në fund të raundit të 13-të, tashmë me probleme të dukshme fizike, Mohamed Ali i thotë edhe një herë trajnerit të tij: Ndale luftën, mjaft, nuk duroj dot më! Dundee përsëri e motivon të luftoj dhe një raund të fundit.
Boksieri ngrihet në këmbë dhe përballet edhe një herë me rivalin e tij.

Në fund të raundit të 14-të, pasi luftoi një tjetër raund shumë të vështirë, Mohamed Ali arrin shumë keq në këndin e tij, ai kërkon me këmbëngulje të përfundojë luftën, sepse nuk mund të hidhte asnjë grusht më shumë, ai i kishte kockat të thyera brenda dhe kishte frikë se mos vdiste.

“Nëse do të vdesësh, vdis pasi të mbarosh raundin e 15-të" i thotë Dundee, Ali në limit të fuqive e kërcënon se do të heqë dorezat. Dundee i drejtohet: "Kur të bjerë gongu ti thjesht qëndro në vendin tënd dhe unë do të kërkoj përfundimin e betejës, por vetëm qëndro”.

Aliu thjesht tundi kokën në shenjë pohimi. Në atë moment ndodh e papritura: Joe Frazier tërhiqet, ai u dorëzua.
Eddie Futch, trajneri i tij, nuk e la nxënësin e tij të luftonte përsëri. Ai kishte përvojën e humbjes së një boksieri sepse nuk e kishte ndërprerë luftën në kohë dhe e dinte se nëse Joe Frazier luftonte edhe një raund, ai do të vdiste.

Unë, ndoshta dhe shumë të tjerë, kam qenë me idenë se Foltorja duhet të krijonte një parti politike të re dhe të vazhdonte luftën nën një sigël tjetër, e të mos ezaurohej në luftën për vulën dhe logon.

Sot them se e kam patur krejtësisht gabim, raundi i pesëmbëdhjetë ende nuk ka ardhur.

meri lika

Sondazh

Poll
Insights 9 Korrik 2024, 21:14 Meri Lika

Për popujt nuk ka jetë të përtejme

meri lika Rebelimi është e vetmja strehë e denjë e inteligjencës kundër pafytyrësisë. (Arturo Pérez-Reverte)...

Insights 9 Korrik 2024, 19:03 Lutfi Dervishi

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug

lutfi dervishi Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipëris...

Insights 1 Korrik 2024, 17:15 Blendi Fevziu

Ismail Kadare, si e njoha unë

Blendi Fevziu dhe Ismail Kadare TIRANA- Kur e pashë për herë të parë nga afër, kisha lexuar thuajse çdo gjë ...

Insights 28 Qershor 2024, 16:27 Klodian Tomorri

Sot u pasuruam me 13% duke ndenjur

Klodian Tomorri Sot u pasuruam me 13 per qind duke ndenjur Mora numrin e popullsise qe sapo shpalli INSTAT sot dhe nisa te perditesoj treguesit ekonomike m...

Insights 22 Qershor 2024, 07:51 Ben Blushi

Gjyshja ime 100 vjeç

Mynever Shuteriqi Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t&rsquo...

Insights 21 Qershor 2024, 20:17 Beti Njuma

Qeveria ekzekuton Bashkitë

Beti Njuma Sot, në një ditë përvëluese blackout-i ku sytë dhe mendja rendin pas një topi, kanë hyrë në fu...

Insights 18 Qershor 2024, 17:54 Andi Bejtja

O sa mirë me qenë shqiptar o hej

Andi Bejtja TIRANA- Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfëris...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër