LIVE UPDATES
Aktualitet

“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti për variantin Mu të Covid: Emërtimi i virusit me shkronja greke nuk pasq

15 Shtator 2021, 17:04 Nga DOSJA
“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë disa sqarime për variantin Mu të Covid. Me anë të një postimi në Facebook, mjeku ka zgjedhur një citat të Herman Melville për të treguar mbi mosdijen e informacioneve për këtë variant. Ai shkruan se varianti Mu ka ekzistuar para variantit Delta dhe se zakonisht është i përhapur në Kolumbi dhe në shtetet përreth saj dhe jo në Evropë, apo në shtete të tjera. Mjeku gjithashtu ka shkruar se varianti Delta është dominant ndaj variantit Mu të Covid dhe nuk lejon përhapjen e tij, si dhe emërtimi i virusit me shkronja greke nuk përcakton agresivitetin e tij

Postimi i Plotë:

“Injoranca është prindi i frikës” Cit.: Herman Melville (1819-1891) Sapo një variant i SARS-CoV-2 pagëzohet me një shkronjë greke fillon një valë e re mediatizimi miqtë e mi! Këtë herë e kishte rradhën varianti Mu. Le t’i hedhim një sy së bashku!

Duke përdorur platformën dhe të dhënat zyrtare të GISAID mund të shohim që:
varianti Mu është i përhapur gjerësisht në Kolumbi dhe në shtetet përreth saj në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut (varianti Mu me ngjyrë të kuqe). Por nuk shfaqin fare përqindje domethënëse asnjë nga: shtetet e tjera të Amerikës Jugore, shtetet e Europës, apo shtetet e Amerikës Veriore.

Varianti Mu është shfaqur për herë të parë më 7 janar 2021, ndërsa Varianti Delta është shfaqur më vonë, rreth shkurtit 2021. Por varianti Delta (ngjyrë e gjelbër) u bë dominant në të gjithë botën brenda pak muajve, duke reduktuar qarkullimin e të gjitha varianteve të tjera. Ndërsa varianti Mu nuk është në gjendje të tregojë këtë dominancë.

Dominanca e Deltës ndaj Mu-së vërehet edhe për faktin që sapo ka hyrë në qarkullim ka ulur përqindjen e variantit Mu në Amerikën Jugore. Pasi hyri në korrik 2021 në Kolumbi varianti Delta ka filluar të zërë vend, fillimisht në kurriz të varianteve lambda dhe gama, por ka filluar një tkurrje e lehtë edhe e variantit Mu.

Në Brazil shohim shumë qartë që varianti Mu është pothuajse inekzistent, pasi shfaqja e tij ndodhi njëkohësisht me variantin Delta dhe qartësisht u dominua prej këtij të fundit.
Në Europë vëzhgohen me interes Britania e Madhe që bën nivele shumë të larta sekuencimesh gjenetike të varianteve, Spanja për marrëdhëniet e ngushta me ish-kolonitë spanjolle dhe Portugalia për marrëdhëniet e ngushta me Brazilin.

Vërejmë se:

Britania e Madhe pothuajse nuk ka pasur asnjë ndikim nga varianti Mu, krejtësisht i padukshëm në grafik.
Spanja ka pasur pak raste Mu nga maji deri në korrik 2021, kur është vendosur dominimi i plotë i variantit Delta.
Portugalia nuk ka pothuajse asnjë rast me variantin Mu.
Shkurtimisht mund të dalim me përfundimet se:
Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij, dhe
Virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti varianti delta varianti mu ilir alimehmeti varianti delta varianti mu

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:47

Me 30 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

GREQI-Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Voria.gr shkruan se tre shqiptarët, e m...

Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:12

TIRANË– 4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me di...

Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:09

TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në rrugët e Tiranës për të protestuar mbi vjasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Në fotot e pub...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime