LIVE UPDATES
Editorial

Iniciativa e Novi Sadit, një kurth për shqiptarët

11 Nëntor 2019, 14:13 Nga DOSJA
Iniciativa e Novi Sadit, një kurth për shqiptarët

TIRANË-Nuk firmosëm asgjë se nuk kemi çfarë të firmosim”, tha kryetari i Qeverisë sonë në Oher. Ishte një nga të vërtetat që i dolën në shpërthim e sipër gjatë dy konferencave të sikletshme për shtypin. Në të dyja Rama vetëm u justifikua për atë që po bënte, u përgjigjej akuzave dhe kritikave që nuk ishin bërë publike, debatonte në largësi me politikanët shqiptarë në Shqipëri e Kosovë. Kështu e tha të vërtetën e parë.

Tre qeveritë nuk kanë asgjë për të firmosur. Ajo që ata mblidhen të diskutojnë nuk është e re. CEFTA, Zona Ekonomike Rajonale e nxitur nga Procesi i Berlinit, marrëveshjet për transportin, telekomunikacionit dhe tregtinë posaçërisht për Ballkanin Perëndimor, janë firmosur më parë. Me ndërmjetësimin e Perëndimit, në sytë e Merkel, Macron, Hahn etj. Ata nuk kanë ç’të firmosin, megjithatë mblidhen, me shpejtësi, me bujë, pa rezultat.
Iniciativa është e Vuçiç. Vetë shefi i qeverisë shqiptare e pranoi kur tha: “I thashë Vuçiç, jam dakort me kush që të futet edhe lëvizja e qytetarëve”.

Mesa duket presidenti serb, nuk kishte menduar për 4 liritë kur e thirri në Novi Sad, për pjesën e parë të show-t. Ai donte lëvizjen e lirë të mallrave, të kapitalit dhe të shërbimeve. Me tarifën 100% të Kosovës, këto 3 liri e shqetësonin Serbinë. Me të drejtë një president që e do vendin e tij, do të hartonte një plan alternativ, pas dështimit për ta bindur Kosovën drejtpërdrejtë. Dhe ja ku doli një vullnet i papritur për një minishengen, një slogan për 4 liritë dhe 2 liderë që, pasi kanë mbytur gjithë liritë në vendet e tyre, për qytetarët e tyre, po shqetësohen për liritë e qytetarëve të vendeve të tjerë, respektivisht Rama për serbët dhe Vuçiç për shqiptarët.

Sot, me marrëveshjet e nënshkruara, tregtia e lirë, kapitalet, shërbimet dhe njerëzit kanë një liri më të madhe mes shteteve se brenda vendeve të tyre. Telekomi serb mund të ishte pronar i Telekom Albania, nëse Kryeministri i Shqipërisë nuk do të deklaronte se nuk është i mirëpritur. Vetëm kaq e pengoi biznesin serb të hynte, por eleminimi nuk ishte pjesë e pengesës nacionaliste, as ekonomike. Ishte një skemë që favorizonte një prej klientëve.

Përtej korrupsionit, klientelizmit dhe monopolizimit që Rama dhe Vuçiç kanë instaluar në vendet e tyre, gjithçka është e lirë. Iniciativa e Novi Sadit, në terma praktikë do të shkurtojë vetëm disa minuta për qytetarët dhe disa orë për bizneset në kufij. Nuk do të ketë kontroll policor dhe kontrolli doganor do të bëhet me short ose rastësisht. Të gjithë e duan këtë, edhe në BE, por ka disa standarte të sigurisë për nejrëzit dhe për mallrat që nuk e lejojnë. Janë ato kapitujt teknike që negociohen për vite me radhë derisa mallrat, kapitalet dhe sigurimet marrin çertifikatë sigurie dhe derisa kriminelët të mos jenë as deputetë, as kryetarë bashkie dhe as biznesmenë. Nëse kriminelët futen në burg, dyert hapen pa asnjë kontroll. Kjo e lë Shqipërinë jashtë Shengenit të madh, këto standarte dhe parime minojnë shengenin e vogël.

Ndërsa Serbia vuan tarifën 100% prej më shumë se 1 viti, Shqipëria vuan mungesën e subvencionit në bujqësi dhe blegtori. Defiçiti tregtar i Serbisë me Kosovën rritet që nga tarifa, Shqipëria ka përfituar nga kjo duke rritur eksportet në Kosovë. Iniciativa e Novi Sadit, nëse zbatohet, heq tarifën, rikthen invazionin e mallrave serbë në Kosovë dhe e kalon bilancin tregtar në favor të Serbisë. Shqipëria humbet nga kjo, por jo vetëm. Produktet bujqëesore dhe blegtorale të Maqedonisë, që edhe sot po shkatërrojnë prodhimet shqiptare, por detyrojnë bujqit dhe blegtorët të flakin prodhimin e rrugë në shenjë proteste, pas minishengenit, do të kenë kosto akoma më të ulët, do të jenë akoma më konkurues në tregun Shqiptar. Defiçiti i Shqipërisë do të rritet, ndërsa bujqësia, që zë 22% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto do të merrte një tjetër goditje të rëndë.

Fija e perit ku kërkonte të mbahej Rama, mbeti heqja e kufirit me Kosovën. Sipas tij, ëndrra e madhe nuk mund të arrihej vetëm mes dy shteteve shqiptare, por mund të arrihet nëse përfshihet gjithë rajoni. Me fjalë të tjera, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të bëhet nëse hiqet kufiri mes gjithë Republikave të ish–Jugosllavisë. Ky plan nuk është i ri, Tito pas luftës së dytë botërore dëshironte pikërisht këtë lloj bashkimi, që në fakt është një përfshirje e shqiptarëve në një zonë të kontrolluar ekonomikisht dhe politikisht nga ata që kanë punuar kundër bashkimit.

Spektakli i Mini Shengenit, nuk është vetëm ngushëllim i liderëve të dështuar në habitatin e tyre levantin. Ai bëhet i rrezikshëm për pasojat politike dhe ekonomike që mund të sjellë për shqiptarët në të dy shtetet, por edhe për mënyrën se si Shqipëria po mundohet t’i qaset Europës, pasi dështoi të bindë me reformat prej letre, që në fakt eksportuan vetëm probleme në BE. Edi Rama bashkë me Vuçiç, me teoremën e dy policëve, kanë përfshirë edhe Zaevin, në një aventure pa parime, pa standarte. Ata duan të tregojnë se integrimi mund të bëhet edhe pa plotësuar asnjë kusht, mjafton që të ketë interesa. “Nuk do presim interesat e BE-së”, tha Rama, për ta bajatizuar idealin e shenjtë për shqiptarët, në një marrëdhënie interesaxhinjsh. Është një qasje që Kina, Rusia dhe Turqia po mundohen të sjellin në Ballkan, një qasje që konsolidon regjimet autoriatare të korruptuara.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial edi rama iniciativa e novi sadit mini-shengeni ballkanik edi rama iniciativa e novi sadit mini-shengeni ballkanik

Sondazh

Poll
Editorial 5 Nëntor 2019, 15:22

Hashim Thaçin e ka zënë gjaku dhe harami

Ky veç çka s’u dalë cullak.Pasi që ashiqare (me aminin e Mahir Yagcilarit, që është një tip silent, shumë i rrezikshëm dhe gjithmonë i ‘pashmangsh...

Editorial 30 Tetor 2019, 10:54

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkru...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet