"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Infektohet me COVID-19 njeriu më i pasur i Amerikës Latine, një ditë pasi Presidenti i Meksikës konfirmoi që është karan
26 Janar 2021, 08:13Nga DOSJA
MEKSIKË– Miliarderi meksikan i telekomunikacionit, Carlos Slim, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, sipas mediave vendase. Lajmi vjen një ditë pasi presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, 67 vjeç, gjithashtu rezultoi i infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar djali i tij në një postim në Twitter, ku përveç të tjerash informoi se ai ndjehet më mirë dhe është duke u rekuperuar pasi pati vetëm disa simptoma të lehta. Carlos Slim ishte parë në institutin kombëtar të ushqimit të Meksikës për analiza klinike.
Manjati dhe familja e tij, të cilët kontrollojnë ofruesin më të madh të telekomunikacionit në Meksikë America Movil, kanë një vlerë të vlerësuar rreth 52 miliardë dollarë (38 miliardë paund), sipas listës së revistës Forbes në vitin 2020.
Meksika vazhdon të përjetojë momentin e tij më të keq që kur pandemia arriti në vendin vitin e kaluar, raporton korrespondenti i BBC-së për Meksikën, Will Grant. Spitalet në kryeqytetin Meksiko Siti janë tejmbushur dhe shkalla e infeksionit tregon pak shenja ngadalësimi. Meksika është ndër vendet më të goditura në botë, me më shumë se 1.7 milion raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, dhe mbi 150,000 vdekje.
Presidenti López Obrador njoftoi se ishte arritur një marrëveshje me Rusinë për shpërndarjen e 24 milion dozave të vaksinës Sputnik V në dy muajt e ardhshëm, por në një periudhë të shkurtër perspektiva për shumë familje meksikane mbetet e zymtë, thotë korrespondenti ynë.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se do të rrisë vaksinimin e popullsisë në vend. The Guardian bënë të ditur se gjatë një intervistë, Biden ka thën...
BOTË- Pasuria e kombinuar e 10 burrave më të pasur në botë u rrit me 540 miliard dollarë gjatë pandemisë, sipas Oxfam. Shoqata e bamirësisë pretendon se kj...
HOLLANDË– Udhëheqësit botërorë u mblodhën të Hënën për Samitin e Përshtatjes së Klimës, një takim në internet i organizuar nga Hollanda me shpresat e...
ITALI- Kryeministri italian Giussepe Conte ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Ministrave. Repubblica.it shkruan se pas këtij vendimi Conte do të dalë në...
SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur ditën e djeshme mbi gjyqin që do t’i bëhet paraardhësit të tij, Donald Trump nga Senati amerikan. Në një intervist...
KOSOVË- Vendet e Quint-it kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë kërkuar që të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt...
SHBA– Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara paraqet të hënën zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi gjatë fjalimi...
HOLANDË– Mes frikës se varianti në Mbretërinë e Bashkuar mund të shkaktojë rritje të rasteve në Holandë, javën e kaluar hynë në fuqi masat e reja, ku...
ITALI– Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 8.561 raste të reja me Covid-19 nga 143.116 tamponë të kryer.Ministria e Shëndetësisë vendase njofton ...