"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Inertet e pahequra nga zonat e dëmtuara nga tërmeti, Basha: Rama gënjeu, rrënojat janë në vend
4 Qershor 2020, 08:04Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për mosveprimin e shtetit për heqjen e interteve nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Rama premtoi në prill se do punohej me 4 turne, por deri sot nuk është bërë asgjë pasi rrënojat nuk janë hequr.
Më tej kreu i opozitës shprehet se nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi.
“RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë. Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.
Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris. Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve”, shkruan Basha.
Një ditë më parë Dosja.al ka denoncuar sërish mosheqjen e inerteve nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj që prej tërmetit tragjik të 26-nëntorit, shteti ende nuk ka zgjidhur çështjen e inerteve nga banesat dhe pallatet e shembura në këto zona. Rama ka premtuar disa herë se inertet do hiqen duke futur dhe ushtrinë në punë, por nuk është dhënë asgjë informacion se ku do shkojnë këto mbetje dhe pse nuk u hoqën më herët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka mbledhur sot për 60 minuta, diplomatët dhe ambasadorët e huaj që janë angazhuar në arr...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, ambasadorja e e SHBA, Yuri Kim në një deklaratë për mediat ka treguar progresin për Reformën Zgjedhore. Bashkë me ambasadorin L...
Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama në rrjetin social Facebook ka deklaruar se janë rritur investimet dhe prodhimet në sektorin e bujqësisë. Teksa ka publik...
TIRANË– Ka marrëveshje për Refomën Zgjedhore! Ambasadorja amerikane, Yuri Kim pas 9 orëve takim me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka b...
TIRANË- Katër zyrtarë të emigracionit, mes tyre edhe Drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Emigracionit, Enekeleda Toska, u arrestuan pas zbulimit të skandali...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë që ka zgjatur jo më shumë se 10 sekonda, ka dhënë ‘ok’ e tij për marrëveshjen e arritur për Reformën Zg...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një konferencë për mediat nga Rezidenca e SHBA-ve, ka bërë me dije se takimi i sotëm për Reformën Zg...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me anëtarët e Këshillit Politik për Refomën Zgjedhore...
TIRANË -Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të PD, Lulzim Basha ndaj kryeministrit Edi Rama, se ka përuruar dy herë f...