Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Anëtarët e PD të Komisionit Hetimor për Inceneratorët dhe kryedemokrati kanë dalë sot në një konferencë për mediat, duke bërë akuza të forta. Para gazetarëve, Lulzim Basha ka bërë dhe njëherë përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve, duke pretenduar se asgjë nuk është bërë pa dijenë e tij. Përpara gazetarëve, Basha tha se brenda një dite janë bërë 17 akte shtetërore, ndërsa nuk dha emrat e dy anëtarëve të tjerë të Komisionit, nga ana e socialistëve, që sipas tij janë në konflit interesi për të hetuar aferën. Por përmendi edhe njëherë deputeten Ermonela Valikaj Felaj.
Ndër të tjera, Basha shtoi i ka bërë thirrje sot Prokurorisë së Posaçme që të mos intimidohet por të çojë deri në fund hetimin për aferën e inceneratorëve, duke i ofruar edhe mbështetjen në emër të Partisë Demokratike. Duke shtuar se ka marrë informacione që prokurorëve të SPAK po u bëhet presion të mos e hetojnë çështjen. Ndërsa u ka kujtuar dhe njëherë që po vëzhgohen nga publiku dhe partnerët ndërkombëtar. Megjithatë nuk është ndalur më kaq. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje edhe kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që t’i japë Komisionit Hetimor për Inceneratorët informacion lidhur me të dhënat e sistemit TIMS. Pasi kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku tha se nuk i kanë marrë ende të dhënat e për lëvizjet e ministrave, Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat, duke shtuar se Nano nuk po vepron pasi ka marrë “urdhër nga lart” për të mos nxjerrë asnjë informacion.
Sakaq, në konferencë për shtyp në selinë blu lidhur me aferën e inceneratorëve, Basha u pyet nga gazetarët edhe për zgjedhjet e 6 marsit dhe objektivat që PD i ka vendosur vetes. Mirëpo kësaj pyetje numri një i opozitës në vend ka vendosur që të mos i përgjigjet, duke kërkuar që vëmendja e mediave të jetë e gjitha për incerentorët. Lidhur me zgjedhjet tha vetëm se demokratët do t’i thonë “boll më”, trekëndëshit të Bermudës, siç i referohet ai, Edi Ramës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.
ZHVILLIMET GJATË KONFERENCËS:
‘Urdhër nga lart!”/ Basha: Gledis Nano s’na jep të dhënat e TIMS, e ka porosi
‘Po u bëhet presion’/Basha merr në “besë” SPAK:Hetoni! Keni mbështetjen e PD, kam burime…
A do bashkëpunojë me LSI për inceneratorët? Tabaku: S’jemi në garë kush denoncon më shumë
Lidhje me Porto Romanon? Basha ia kalon fjalën Tabakut: Më sulmoni, mua s’më bën syrri tërr
“Rama të heqë dorë nga presioni”/ Basha për inceneratorët: Prokurorët të mos intimidohen
Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
VLORË– Ekzekutimi i ish-ushtarakut Altin Alikajt në Vlorë është kthyer në një mister të vërtetë, që duket i vështirë për t’u zgjidhur. 47-vjeç...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar protestës së banorëve të 5 majit. Gjatë një prononcimi për mediat, Lubonja tha se projekti i Unazës së Madh...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe raportimeve nga agjencia ruse e lajmeve,...
TIRANË- Policia ka bërë bilancin e punës së javës që po kalon. Me anë të një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë arrestuar 164, jan...
LUSHNJE- Protesta e fermerëve në Urën e Kuçit ka nisur, kundër rritjes së çmimeve. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në këtë vend për të protestuar...
FIER– Fermerët e Lushnjes, Beratit dhe Fierit janë mbledhur sërish për të protestuar sot kundër politikave të qeverisë, që i ka lënë në mëshirë të fatit. ...
LUSHNJE- Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka deklaruar se e vetmja gjë që u ka mbetur fermerëve është që të largohen nga Shqipëria, duke parë rritjet e ç...
LUSHNJE– Fermerët e serave dhe blegtorët të Beratit e Fierit kanë dalë sot në protestë në Urë të Kuçit, pikërisht në pikën ku ndahet kufiri mes dy ...
ANGLI- Më shumë se 6,000 bimë u gjetën në një ndërtesë të papërdorur në Hythe Station Road, Colchester, prillin e kaluar. GazetteNews shkruan se të martën,shqip...
TIRANË– Klani i vëllezërve Osmani duket kishte kapur “majën”! Nga emigrantë që i largoheshin luftës në Kosovë, ishin vendosur në Majorka, vend që do ...