LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia bënë bilancin e javës/Janë arrestuar 164 persona dhe janë shkatërruar 3 shtëpi bari

20 Shkurt 2022, 13:03 Nga DOSJA
Policia bënë bilancin e javës/Janë arrestuar 164 persona dhe

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e punës së javës që po kalon. Me anë të një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë arrestuar 164, janë proceduar 354 si dhe janë shpallur në kërkim 17 persona. Në njoftim shkruhet se po gjatë kësaj jave janë zhvilluar 24 operacione policore, gjatë të cilave mes të tjerash janë shkatërruar 3 shtëpi bari. Gjithashtu shkruhet se janë sekuestruar 4 armë zjarri, municion luftarak, 8 armë të ftohta, 450 gramë kokainë, 73 kilogramë kanabis, rreth 1 milion euro të falsifikuara dhe një sasi paketash kontrabandë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit në një javë/Dhjetëra operacione policore për të goditur krimin dhe paligjshmërinë. Tre laboratorë dhe 4 armë zjarri të sekuestruara, qindra persona të arrestuar dhe të proceduar. Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet policore, për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 535 persona në total, nga këta 164 janë arrestuar, 354 janë proceduar dhe 17 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar. Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Four”, “Transit”, “Stacioni”, “Ndërveprimi”, “Restart”, “Bradasheshi”, “Ulëza”, “No more”, “Seven”, “Eksplozivi”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Fake Test”, “Lastra”, “Lumthi”, “Gramsh 2022”, “Shëtitësi”, “Lalm i Ri”, “Contraband”, “Moonlight”, “Vjosa e pastër”, “ëhiteness” dhe “Shoshan”. Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak), janë evidentuar 13 raste, me 8 persona të arrestuar, 4 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Janë sekuestruar 4 armë zjarri, municion luftarak, 8 armë të ftohta, 450 gramë kokainë, 73 kilogramë kanabis, rreth 1 milion euro të falsifikuara, një sasi paketash kontrabandë, peshore elektronike, çipsa, monitorë për lojëra fati, granata, radio policie dhe sende të tjera. Janë sekuestruar 3 laboratorë, një për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe dy për teste të falsifikuara dhe ushtrim veprimtarie pa licencë e kasë fiskale; janë sekuestruar edhe llamba elektrike dhe aksesorë të tjerë, mjete dentare e laboratorike.

Janë evidentuar 42 raste të krimeve mjedisore, me 41 persona të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 11 raste të organizimit të lojërave të fatit, me 10 persona të arrestuar, 8 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 51 raste, me 24 persona të arrestuar, 32 të proceduar dhe 5 të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 31 raste të dhunës në familje, me 16 persona të arrestuar, 15 të proceduar dhe 3 të shpallur në kërkim. Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 48 raste, me 6 persona të arrestuar, 41 të proceduar dhe 4 në kërkim. Janë evidentuar 5 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 2 persona të arrestuar dhe 3 të proceduar.

Policia Rrugore:

Në fushën e qarkullimit rrugor: janë pezulluar 404 leje drejtimi, nga të cilat 300 për shpejtësi tej normave të lejuara, 85 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 19 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 78 drejtues mjetesh, nga këta: 48 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 26 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën. Janë vendosur 16.110 masa administrative. Gjithashtu, janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve të Policisë.

Policia Kufitare:

Gjatë javës janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 32 persona, nga të cilët 12 janë arrestuar, 18 janë proceduar dhe 2 janë shpallur në kërkim. Janë kapur 9 persona në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. Janë proceduar 13 persona për kalim të paligjshëm të kufirit, janë arrestuar 6 persona për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për trafikim të automjeteve. Janë goditur 10 raste të falsifikimit të dokumenteve, për të cilat janë arrestuar 6 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë. Gjatë një jave, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë 244.540 shtetas shqiptarë e të huaj, si dhe 91.048 automjete.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për besimin dhe mbështetjen, dhe i siguron edhe një herë se Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e fokusuar për të parandaluar dhe goditur krimin, në veçanti krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe për t’u ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor. Në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet