LIVE UPDATES
Politike

1 Qershor 2019, 12:54 Nga DOSJA

TIRANË– Analisti Mustafa Nano ka treguar së fundi emocionet e disa takimeve të veçanta për të.

Bëhet fjalë për takimet me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Në një shkrim, Nano rrëfen përshtypjet e para me këtë femër që ai e cilëson ‘të hijshme’.

Gjithsesi analisti tregon se Topalli nuk është nga ato femra që do ta bënin Nanon të çmendej pas saj, sepse ish-kryeparlamentarja ka një hije prej heroine.

Shkrimi i plotë i Mustafa Nanos

Jozefina Topallit ia kam dhënë dorën për herë të parë në fillim të viteve 2000, në ambasadën amerikane. Ishim të ftuar atje për një darkë me rastin e vizitës në Tiranë të një zyrtari të lartë të Uashingtonit dhe tok me ne ka qenë, nëse kujtesa nuk më bën prapësira, edhe Ilir Meta e Ben Blushi. Por nuk më ka mbetur ndonjë gjë kushedi se çfarë në mendje prej atij takimi, ndonëse nuk më la shije të keqe. Ishte e ndrojtur dhe shumë e kujdesshme. Bënte ndërhyrje të rralla, veç kur i bëhej ndonjë pyetje, me një anglishte të thjeshtë e të saktë.

Emrin e Jozefina Topallit ma kishin zënë veshët më herët, në pikun e krizës së vitit 1997. Dhe ai emër (nuk kishte ndodhur më parë që një Jozefinë të bëhej personazh me rëndësi publike në Shqipëri), i ndihmuar edhe nga pamja e saj, nuk më la indiferent. Pata për shoqërim idesh – gjë e kuptueshme kjo për të gjithë robtë e brezit tim – këngën e famshme të Chris Rea-s, të cilën ky i fundit ia kushtonte një vajze me emrin Josephine, që “natën ia bënte ditë”. Më ishte pak e vështirë ta mbaja e duroja këtë shoqërim idesh teksa e shihja Jozefinën prore nursëze e të vrazhdë. Por çfarë “humbiste” prej këtij tipari, ajo “e fitonte” me hijeshinë e vet. Jozefina ishte e hijshme. Dhe vijon të jetë e tillë. “Inatin mbaja, por hakun jepja”, thonë nga anët e mia.

Dhe hakun ca më shumë mund t’ia jepja unë që veç inat nuk kisha për t’i mbajtur, s’ka gjë se ajo nuk është tipi i gruas, pas së cilës mund të marrosesha. Ka një tipar që do të ma ftohte dëshirën për t’iu vardisur. Ka diçka si heroike në qenien e saj. Dhe për rrjedhojë, më sillet si diçka jo fort mendjehapur. Sepse heronjtë, dihet kjo, nuk janë mendjehapur.

Nuk gjen njerëz më pak mendjehapur sesa heronjtë. Është edhe për këtë arsye që heronjtë i kam gati zët. Unë për ca kohë kam menduar se Jozefinës ia donte puna të shfaqej e tillë, por pastaj zbulova se ajo shfaqej ashtu si ishte. Ajo është një nga pak personazhet politike që nuk mban maskë. Jozefina që doni të njihni është Jozefina që keni njohur. Mos u mundoni të zbuloni tek ajo një Jozefinë tjetër. E keni pëlqyer? Ok. S’e keni pëlqyer? Ok. Muhabeti quhet i mbyllur.

Për herë të fundit e kam takuar para nja dy vitesh, në përurimin e një romani të Flutura Açkës. Në atë rast mua m’u desh t’i bëja një intervistë Fluturës në prani të të tjerëve, të cilët, siç mund të merret me mend, ishin në shumicë të djathtë. E të shumtët e të shumtëve ishin berishianë. Kishte mes këtyre të fundit edhe berishianë me nam. Siç ishte edhe Jozefina për shembull. Dhe dihet tanimë: berishianët mua nuk më durojnë dot. Edhe unë nuk i duroj dot, ç’është e vërteta. Lëri të tjerat, por janë pjesa më bigote e Shqipërisë.

Ti mund të jesh armiku më i madh i armikut të tyre, por kjo gjë nuk i kënaq ata. Nëse je kundër Berishës, ata nuk ta falin. Dhe mua nuk ma kanë falur kurrë. Më quajnë armik të tyrin. Por edhe unë nuk ua fal. Nuk ua fal së pari që janë berishianë (si mund të jetë berishian njeriu? Ka më shumë kuptim të jesh toskë nga Gjakova), dhe së dyti që nuk ta falin nëse nuk je berishian (kjo është edhe më e pakuptueshme).

Dhe në atë takim, berishianët se si më shihnin. E ndieja shikimin e tyre që më ndukte nga të gjitha anët. Madje, dukej sikur me sy i kërkonin llogari Fluturës: “Ç’borxh ta patëm që na ftove në përurimin e librit tënd dhe na detyrove të shihnim fytyrën, e të dëgjonim zërin e këtij bandilli?”.

Jozefina ishte atje, gjithashtu. Por Jozefina nuk ishte e tronditur nga prania ime. U takuam si të ishim në një mjedis neutral dhe jo “në fushën e saj”. Bëmë një bisedë neutrale, gjithashtu, në sfondin e buzëqeshjeve vesh më vesh. Shoqja ime që e kisha në krah, e që është shkodrane, na shërbente të dyve, edhe mua, edhe Jozefinës, si një “rrufepritëse a zjarrfikëse”.

Ishim takuar edhe njëherë tjetër më herët, në Lalz, andej nga viti 2015. Dhe në atë rrethanë, në rrugë, më këmbë, bëmë një bisedë disi të gjatë. Ishte bisedë politike. Dhe e dini se çfarë vura re? Jozefina fliste me mua sikur unë të isha një i veti, sikur të ishim të dy anëtarë të të njëjtit sekt, gjë që m’u duk disi e pakujdesshme nga ana e saj. Ne e spërdredhim gjuhën, dreqi ta hajë, kur hasim njerëz, për të cilët dimë se botën e shohin ndryshe nga ne. Nuk mund të mos e bëjmë këtë gjë, nëse duam me të vërtetë të ndërtojmë ura komunikimi me njerëz të tillë. Dikush mund ta shohë këtë spërdredhje të gjuhës si një hipokrizi, a hile, a arrati të panevojshme prej vetvetes, por pa “hile e dredhi” të tilla nuk do të ishin të mundura bisedat njerëzore.

Dhe prandaj nuk më pëlqeu Jozefina në atë rrethanë. Ajo po fliste me mua me po atë gjuhë që mund të fliste me një demokrat të Bushatit apo të Mamurrasit. Kam përshtypjen se disa ditë më parë duhej të kishte lexuar një shkrim timin shumë kritik ndaj Edi Ramës dhe m’u bë se ajo po shihte te mua një prozelit, ose të paktën një të penduar. Dhe zuri të më bënte pohime “demokratësh”.

“Edi Rama është kryeministri më i keq që ka pasur ndonjëherë ky vend”, më tha, pa e çuar në mendje, ose pa e vrarë këtë të fundit, d.m.th. mendjen, se përballë kishte një njeri që këtë gjë mund t’ia vinte në një farë mënyre në diskutim, apo që, në rastin më të pafajshëm, përballë kishte një njeri që mund të mendonte se “Rama është kryeministër shumë i keq, por ai tjetri përpara Ramës ishte edhe më i keq”.

Por sidoqoftë nuk ishin pohimet e saj që më linin shenjë. Aq më pak pohimi në fjalë. Jozefina duhet ta dijë (edhe të tjerë gjithashtu) se rrallë mund të ketë pohime e qëndrime që të më bëjnë përshtypje. Është një sëmundje profesionale (unë bëj pohime bombastike gjithë ditën e ditës).

Thoni sa të doni gjëra të çuditshme, thoni po të doni edhe se “librat duhen djegur”, edhe se “shqiptarët janë një popull i zgjedhur nga Zoti”, apo krejt të kundërtën, d.m.th. që “shqiptarët janë një popull i harruar nga Zoti”, edhe se “Shkodra është një palo vend”, dhe unë prapëseprapë nuk do të kapem në befasi. Ah, një sekondë, ju kërkoj ndjesë, përballë këtij pohimit të fundit do të shtangesha që ç’ke me të.

Unë Shkodrën e kam pikë të dobët. Këtë gjë e kam shprehur më shumë se njëherë. Dhe në këtë mes ka luajtur një rol tradita e kultura e saj urbane, e në mënyrë të veçantë fërgëllia e përndezja intelektuale e gjysmës së parë të shekullit XX, që e shndërroi atë në një vatër drite për të gjithë kombin. Dhe në këtë kuptim kam frikë se fakti që Jozefina është shkodrane, tok me faktin që ajo rrjedh nga një familje e rëndësishme në historinë e atij qyteti, mund të më kenë bërë mua (pikat e dobëta janë pika të dobëta, s’ke ç’i bën!) të nisem që në start me një simpati të hazërtë për Jozefinën.

Ndryshe, sikur të mos ishte nga Shkodra, do ta kisha kritikuar shumë më tepër për një numër sjelljesh e qëndrimesh të gabuara publike gjatë kohës që ajo ka qenë një aktore e rëndësishme në teatrin politik. Shprehjet “kapeni prej zhelesh” (me këto fjalë iu drejtua ajo rojeve të Kuvendit, nga pozicioni i kreut të këtij të fundit, kur një opozitar po krijonte probleme në seancë) dhe “socialistëve u duhej dhënë plumbi ballit në vitin 1997” kanë për të mbetur gjatë, në mos përgjithnjë, në kronikën politike.

Po të isha në vend të saj, nuk do të doja të kisha pasur në biografi “cene” të tillë. Besoj se edhe ajo nuk është krenare që i ka lëshuar këto shprehje, por edhe në përgjithësi për vrazhdësinë, me të cilën është sjellë në publik. Sikur të mos ishte për hijeshinë e saj fizike, kjo vrazhdësi do t’i ishte bërë këngë. Dhe vargjet nuk do të ishin si ato të lirikës së Chris Reas. “Josephine, I’ll send you all my love / And every single step I take / I take it for you…. Now there’s a storm on my radar / But I can still fly / And you are the reason / The blue in my sky”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jozefina topalli mustafa nano nano tregon takimet me topallin jozefina topalli mustafa nano nano tregon takimet me topallin

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta