LIVE UPDATES
Insights

Ilir Yzeiri: Kur pashë Bashë e Monikën që qeshnin kuptova se jemi në një vend me humor

22 Shkurt 2019, 12:55 Nga DOSJA
Ilir Yzeiri: Kur pashë Bashë e Monikën që qeshnin kuptova se

Ngjarjet e fundit që kulmuan me protestat e opozitës, në fillim të dhunshme, dhe pastaj paqësore, vetëm sa e përforcuan idenë time se ne jetojmë vërtet në një vend të bukur dhe normal.

Dhe bukuria nuk vjen nga natyra e peizazhi, në përgjithësi, por, më së shumti, vjen nga ngjarjet dhe mënyra se si i tregojnë ato ngjarje shqiptarë dhe të huaj.

Është shumë e vështirë për një të huaj që të kuptojë se çfarë ndodh realisht në këtë vend.

Paradoksin më të madh e prodhuan televizionet italiane, të cilat, sapo panë disa protestues që qëllonin me sende të forta derën e kryeministrisë, nxituan me vrap në Tiranë dhe shqetësimi i tyre naiv dhe i fshehtë ishte në një pyetje që gazetari i RAI-it ia bënte një të intervistuari se a do të ketë eksod masiv pas kësaj ?!!

Ndërkaq, kur raportuan protestën e dytë, për të justifikuar « cazzaten » e raportimit të parë, thanë se në shesh ishin mijëra portestues dhe u bënë esëll e përmendën se këto protesta nuk i mbështet SHBA-ja dhe BE-ja.

Ndërsa mua më erdhi në mendje një anekdotë historike që ma tregonte miku im i ndierë dhe shkrimtari i njohur, Dhimitër Xhuvani. Ai më thoshte se në Elbasan, për të shtensionuar situatat e rënda që krijoheshin, sidomos në raste fatkeqësish, siç ëshë vdekja, psh., tregojnë një histori që kishte në qendër vdekjen e një pjesëtari të një grupi popullor të qytetit.

Tregojnë, thoshte ai, se në qytet kishte vdekur një nga anëtarët e një orkestre popullore të qytetit. Shokët e tij, të mërzitur nisën të kthejnë disa kupa që herët në saba dhe ashtu gjysmë në qejf e me lotë në sy, shkuan për kryeshëndoshë dhe për ta përcjellë të ndierin në banesën e fundit. Hyjnë brenda, ulen dhe, ashtu të përlotur, nisin të tregojnë historitë dhe qyfyret që bënte i ndieri.

Trego një e qaj, pastaj trego një tjetër dhe vër buzën në gaz, pastaj trego e qesh. Ndërkohë, një nga pjesëtarët e grupit nxjerr si ngadalë klarinetën dhe thotë se nuk mund të rrijë dot pa marrë një nga ato këngët që i ndieri e pëlqente shumë.

Dhe ashtu bën. Ia nis ngadalë e shtruar. Pas tij ia nis dhe violina, pastaj dhe fizarmonika dhe nis ahengu tamam. Rakia vu e kënga vu. Erdhi çasti që arkivoli duhej të dilte nga shtëpia që të shkonte në banesën e fundit. Aman, iu luteshin ata që ishin në dhomë dhe që kishin shijuar kupat e rakisë dhe këngët që pëlqentë shumë i ndieri që përgatitej të hynte në dhé, aman, mos ndaloni. Dhe ashtu bënë. U nis xhenazja për në varreza dhe të vdekurin nuk e shoqëronin me lot ata që e kishin njeriun e tyre, por e qanin me këngë miqtë e tij të ahengut dhe të rakisë. Dhe arkivoli para e orkestra pas. Përcjellje më të bukur për në banesën e fundit sesa kjo, nuk mund të ketë, më tregonte miku im i ndierë dhe shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani.

Nuk e di pse m’u kujtua dje kjo histori që më tregonte miku im, kur shikoja të lumtur e të qeshur Bashën e Monikën që e shkruanin fundin e tyre politik me buzëqeshje, me lule dhe, në fund, edhe me këngë. Kënga që këndoi Lulëzim Basha dhe që e bëri Hymnin tonë Kombëtar që të dridhet nga turpi, më bindi se ne jetojmë në një vend të mrekullueshëm, të mbushur me humor dhe me ndodhi që të bëjnë ta ndiesh veten të lehtë e gjithë gaz.

Shqiptarët tani janë bërë më të zgjuar se asnjëherë tjetër. Sa më shumë flitet për luftë, për heqje zvarrë, për lloj-lloj makabritetesh që prodhon ligjërimi e çartur i opozitës, ata e dinë se mjafton një telefonatë nga larg dhe tragjedia e parashikuar kthehet në komedi, drama kthehet në estradë dhe aktorët e roleve tragjike do të vihen të këndojnë himnin kombëtar në mënyrë të tillë që shqiptarët të mendojnë të gjejnë një himn tjetër mjaft që ai të mos përdoret në fund të mitingjeve.(satirë)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog ilir yzeiri nderkombetaret protesta e opozites 21 shkurt ilir yzeiri nderkombetaret protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll
Insights 20 Shkurt 2019, 13:06

We love USA…

Djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është një vendim i papritur sesa është një akt i vonuar në pritshmëritë konstante të mendjeve të arsyeshme qytetare të...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez