Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në përvejtorin e“Ditës Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë” thotë se kjo ditë e ka gjetur Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike”.
Kreu i Shtetit thotë se me “përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë”. Ndër të tjera në postimin e tij që ka bërë në rrjetet sociale Meta thotë se Niveli i varfërisë në Shqipëri, rezulton 2 herë më i lartë se në të gjitha vendet e rajonit.
Postimi i Metës
Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve të organizatave të huaja prestigjoze. Banka Botërore në konkluzionet e fundit vjetore e rendit vendin tonë me recesionin më të lartë në rajon, me një rënie të madhe ekonomike që parashikohet nga – 8% në -9% për vitin 2020. Edhe për shkak të pandemisë COVID-19, me mijëra biznese janë mbyllur, ndërkohë që niveli i papunësisë krahasuar me një vit më parë ka arritur në 11.9% në gjashtë mujorin e parë të vitit. Dërgesat nga diaspora janë ulur ndjeshëm duke ndikuar në një rënie drastike të të ardhurave të familjeve më në nevojë, që reflektohen në uljen e konsumit. Tronditës është fakti se niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është rritur në 41.5%, nga 35.6% krahasuar me vitin e kaluar. Niveli i varfërisë në Shqipëri, rezulton 2 herë më i lartë se në të gjitha vendet e rajonit, ku konkretisht kjo përqindje rezulton:
në Maqedoninë e Veriut 23.3 %,
në Kosovë 22,9%,
në Malin e Zi 20,4%
në Serbi 18,9%.
Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë. Varfëria është dhunim flagrant i të drejtave të njeriut, ndaj lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni në radhë të parë është luftë për të garantuar dinjitetin e çdo qytetari dhe drejtësinë sociale, aq të domosdoshme, që meriton një shoqëri si e jona, për t’u zhvilluar sipas standardeve europiane. Varfëria nuk zgjidhet as me propagandë, as me statistika nga televizori, as me një thes miell, as me nxitjen e fenomeneve kriminale si kanabisi, që dihet se çfarë dëmesh dhe pasojash tepër të rënda sociale kanë shkaktuar.
Është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5.5 USD/dita, në kushtet e rritjes së shfrenuar të çmimeve.
Çdo i varfër në Shqipëri dhe çdo qytetar i ndershëm, më shumë se për solidaritet ka nevojë sot t’i dëgjohet zëri i tij. Ndaj është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar. Shqiptarët do ta marrin në dorë sovranitetin dhe jam i bindur se zëri i tyre, jo vetëm do dëgjohet, por të kumbojë aq fort sa të shkallmojë shurdhërinë edhe në zyrën më të humbur të shtetit.
ZËRI I POPULLIT, ZËRI I ZOTIT!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON!
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Deputeti Damian Gjiknuri duhet të futet në karantinë. Më datë 7 tetor deputeti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Vlorë...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa morri pjesë në një takim në Njësinë Bashkiake Nr 8, foli për vitet e fëmijërisë dhe për nënën e tij.Vel...
TIRANË– E ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar mbi rolin e bashkëshortit të saj, Ilir Meta në postin e Pr...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur se administratorët e Bashkisë Tiranë, po bëjnë pazare me qytetarët që të b...
TIRANË– Monika Kryemadhi është shprehur se arsyeja që kryeministri bëri maskat me detyrim, nuk është CoCovid-19. E ftuar në emisionin “Java”, Kryemad...
TIRANË– I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tentuar të manipulojë sërish publikun du...
TIRANË– Kryetari i Oartisë Demokratike është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetaren Ornela Liperi. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, teksa Basha p...
VLORË– Damian Gjiknuri ka drejtuar asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë që u mbajt pasditen e sotme. Mësohet se kreu i PS-së në Vlorë, Anduel Tahiraj ka...
TIRANË– Kryetari Lulzim Basha ka nisur të qeshë mbrëmjen e sotme, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se nuk ka hajdut dy metra të gjatë. I ftu...