LIVE UPDATES
Bota

Identifikoi SARS-in/ Flet shkencëtari gjerman, shpjegon arsyen pse i frikësohet një vale të dytë të Covid-19

22 Maj 2020, 17:49 Nga DOSJA
Identifikoi SARS-in/ Flet shkencëtari gjerman, shpjegon arsyen pse i

GJERMANI- Kristian Drosten, që drejton Institutin e Virologjisë në Spitalin “Charité” në Berlin, ishte një nga shkencëtarët që e identifikoi virusin e SARS-it në vitin 2003. Si drejtues i laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik për koronaviruset, ai është eksperti kryesor i qeverisë gjermane, që dikton masat e marra për të përballuar pandeminë aktuale. Në një intervistë ekskluzive, Drosten shpjegon arsyen pse i frikësohet një vale të dytë vdekjeprurëse të Covid-19.

Gjermania ka nisur të heqë gradualisht këtë javë masat e ashpra kufizuese. Çfarë ndodh më pas?

Ne po shohim që pavionet e kujdesit shëndetësor intensiv në Gjermani janë gjysmë të zbrazëta. Dhe kjo për shkak se ne e filluam herët diagnostikimin e virusit, dhe në një shkallë të gjerë. Ne kemi arritur ta frenojmë epideminë, duke e ulur me poshtë se 1 normën e infektimit, që është njësia kryesore matëse e përhapjes së virusit. Tani, po ndodh ajo që unë e quaj paradoksi i parandalimit.

Njerëzit janë duke pretenduar, që ne kemi e tepruar me masat kufizuese. Plani federal ishte lehtësimi paksa i tyre. Por për shkak se landet gjermane i vendosnin vetë rregullat e tyre, kam frikë se do të shohim shumë abuzime në interpretimin e këtij sugjerimi. Druhem se norma e infektimit do të fillojë të rritet prapë, dhe do kemi një valë të dytë të Covid-19.

Nëse do të ruhej karantina klasike, a mund të zhdukej sëmundja?

Në Gjermani ka një grup ekspertësh që merren me modelet e epidemive, të cilët sugjerojnë se me zgjatjen e izolimit edhe për disa javë të tjera, ne mund të ulnim nën 0.2 normën e infektimit. Unë prirem t’i mbështes ata, por vetë nuk jam shumë i bindur për këtë.

Norma e infektimit, është në thelb një mesatare. Ajo nuk na tregon se cilat janë zonat me rrezik më të madh, siç janë për shembull azilet e të moshuarve, ku kjo pandemi do të kërkojë më shumë kohë për t’u zhdukur, dhe ku mund të shohim një ringjallje të shpejtë të koronavirusit.

Nëse do të kishte një ringjallje të tillë, a mund të mbahet ajo nën kontroll?

Po, por kjo gjë nuk mund të bëhet vetëm pëmes gjurmimit të kontakteve njerëzore. Tashmë ne kemi prova se gati gjysma e rasteve me Covid-19, ndodhin përpara se një person të nisë të shfaqë simptoma. Dhe njerëzit janë infektues 2 dy ditë para këtij momenti.

Kjo do të thotë që gjurmuesit e kontakteve, që punojnë me pacientët e sëmurë për të identifikuar ata që janë ekspozuar ndaj koronavirusit, janë realisht në një garë me kohën. Ata kanë nevojë të ndihmohen që të kontaktojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me të gjithë ata që janë potencialisht të ekspozuar. Dhe kjo do të kërkojë gjurmimin elektronik të kontaktit.

Sa afër jemi arritjes së imunitetit të tufës?

Për të arritur imunitetin e tufës, duhet që 60-70 për qind e popullatës të prodhojë antitrupa kundër Covid-19. Rezultatet e testeve të antitrupave, sugjerojnë se në Evropë dhe SHBA kjo normë është në nivele të ulëta. Por testet nuk janë të besueshme, dhe imuniteti i tufës nuk është gjithçka.

Ai supozon një infektim të plotë të popullatës. Por ka arsye pse e gjithë popullata mund të mos jetë e prirur të infektohet në çdo kohë të caktuar. Rrjetet ndryshojnë, dhe njerëz të rinj ekspozohen. Efekte të tilla, mund të shkaktojnë valë të reja infektimesh. Një faktor tjetër që mund të ndikojë në imunitetin e tufës, është nëse koronaviruse të tjera na ofrojnë mbrojtje ndaj Covid-19.

A duhet që të gjitha vendet të testojnë të gjithë qytetarët e tyre?

Nuk jam i sigurt për këtë. Edhe në Gjermani, pavarësisht kapacitetit tonë të madh të testimit, shumica e testeve ndodh tek njerëzit që raportojnë simptoma. Dhe ne nuk kemi pasur një normë pozitiviteti mbi 8 për qind. Prandaj mendoj se testimi me synim grupime të caktuara, mund të jetë praktika më e mirë, kryesisht për njerëzit që janë më të rrezikuar.

Në fakt kjo nuk po ndodh plotësisht në Gjermani, edhe pse jemi duke shkuar drejt saj. Fokusi tjetër duhet të jenë tek pacientët në javën e parë të simptomave, sidomos të moshuarit që priren të vijnë në spital shumë vonë. Dhe ne kemi nevojë për një lloj sistemi mbikëqyrjes, për të skanuar popullsinë, dhe për të ndjekur ecurinë e normës së infeksionit.

Çfarë dihet mbi sezonalitetin e virusit?

Jo shumë. Grupi i modelimit në Universitetin e Harvardit i udhëhequr nga Mark Lipsit, ka sugjeruar që transmetimi i koronavirusit mund të ngadalësohet gjatë stinës së verës, por kjo do të ketë një efekt të vogël. Nuk kam të dhëna më të mira.

A mund ta themi me siguri se pandemia nisi në Kinë?

Mendoj se po. Por nga ana tjetër, nuk supozoj se ajo filloi në tregun ushqimor në Vuhan. Ka më shumë të ngjarë që të ketë nisur aty kafsha është mbarështuar.

Çfarë dimë për bartësin e ndërmjetëm, a është ai pangolina?

Nuk shoh ndonjë arsye për të supozuar se virusi ka kaluar tek njeriu përmes pangolinës. Nga njohuritë aktuale mbi SARS-in, na vjen një informacion interesant. Ai virus u gjet tek macet Civet, por edhe tek qentë rakunë. Këta të fundit, janë pjesë e një industrie të madhe në Kinë. Nëse dikush do të më jepte disa qindra mijëra dollarë dhe qasje të lirë në Kinë, unë do të shkoja të shihja se ku mbarështohen qentë rakunë.

A do të jetë e dobishme të identifikohet “pacienti zero”, pra njeriu i pari i infektuar me Covid-19?

Jo. Është gati e sigurtë se ‘pacienti zero’ është prekur nga një virus shumë i ngjashëm, me disa nga viruset e sekuencave të para, kështu që nuk kjo do të na ndihmonte. Nuk besoj se do të na ndihmonte të parandalojmë pandemitë e ardhshme të koronavirusit. Pasi njerëzimi do të jetë imun ndaj koronavirusit tjetër të lidhur me SARS-in.

Koronavirusët e tjerë, mund të përbëjnë një kërcënim. Kryesori është virusi i Sindromës i Frymëmarrjes së Rënduar i Lindjes së Mesme (MERS).Por për ta kuptuar këtë kërcënim, ne duhet të studiojmë se si viruset MERS po evoluojnë tek devetë në atë rajon.

A janë aktivitetet njerëzore, përgjegjëse për kalimin koronaviruseve nga kafshët tek njerëzit?

Kur kanë mundësi, koronavirusët janë të prirur që të ndryshojnë bartës. Dhe ne njerëzit e krijojmë këtë mundësi përmes përdorimit jo natyral të kafshëve, sidomos atyre shtëpiake. Këto të fundit janë të ekspozuara ndaj jetës së egër. Ato mbahen në grupe të mëdha, që mund të forcojnë virusin, dhe njerëzit kanë kontakte të afërta me to. Prandaj ato përfaqësojnë një trajektore të mundshme të shfaqjes së koronaviruseve.

Deri tani mendohej se gripi paraqiste rrezikun më të madh për një pandemi. A është ende kështu?

Sigurisht, por ne nuk mund të përjashtojmë një pandemi tjetër të koronavirusit. Pas shpërthimit të parë të epidemisë së Ebolës në vitin 1976, njerëzit menduan se kjo sëmundje nuk do të kthehej më kurrë. Por pas më pak se 20 vjetësh, ky virus u shfaq sërish.

Angela Merkel, është vlerësuar për udhëheqjen e saj gjatë kësaj krize. Çfarë e bën atë një udhëheqëse të mirë?

Ajo është shumë e mirë-informuar mbi situatën. E ndihmon edhe fakti që është vetë shkencëtare në profesion. Por unë mendoj se kjo ndodh për shkak të aftësisë së saj për të reflektuar thellë, dhe për t’i transmetuar siguri opinionit publik. Një nga tiparet dalluese të një lideri të mirë, është të mos e përdorë situatën aktuale si një mundësi politike.

Çfarë ju mban natën zgjuar?

Në Gjermani, njerëzit shohin që spitalet nuk janë të mbingarkuara, dhe nuk e kuptojnë se përse dyqanet e tyre duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Ata shohin vetëm atë që po ndodh këtu, dhe jo në Nju Jork apo Spanjë. Ky është paradoksi i parandalimit, dhe për shumë gjermanë unë jam ‘djali i keq’, që po e shkatërron ekonominë. Kam vazhdimisht kërcënime me vdekje, të cilat i denoncoj në polici. Më shqetësuese janë e-mailet e tjera, nga njerëzit që thonë se kanë 3 fëmijë, dhe janë shumë të brengosur për të ardhmen e tyre. Nuk është faji im për këtë, por janë këta të fundit që më mbajnë natën zgjuar.

Marrë nga: Bota.al

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavisrusi ne gjermani kristian drosten koronavisrusi ne gjermani kristian drosten

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit