LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I zuri vendin Renato Mekollit, flet Alsi Sinanaj: Për kuzhinën humba vajzën që unë doja, çfarë pëlqente më shumë Crist

8 Dhjetor 2019, 07:38 Nga DOSJA

Shqipëri-Eksperienca e tij në kuzhinë nisi shumë vite më parë, teksa fillesat ishin jo pak të vështira në kryeqytetin e Greqisë, Athinën.

Alsi Sinanaj, djaloshi me origjinë shqiptare, të cilit i është dashur të udhëtojë dhe të zhvendoset në shtetin fqinj shumë vite më parë, është tashmë një nga emrat më të mirë të kuzhinës greke, i cili falë vullnetit dhe punës këmbëngulëse ka arritur të ketë restorantin e tij në ishullin e Mykonos.

Pasi braktisi për disa ditë punën e tij në Greqi, për të përjetuar një eksperiencë ndryshe në bashkëpunim me shef Renato Mekollin, si drejtues i kuzhinës së famshme ‘Hell’s Kitchen’, Alsi Sinanaj na rrëfen se si ju duk kjo eksperiencë. Si kanë qenë fillimet e tij, për çfarë do ta linte kuzhinën e deri në ç’pikë i është dashur të sakrifikojë për të qenë shefi që është sot?

Prej sa vitesh ndodheni në Greqi dhe si ka nisur eksperienca juaj në kuzhinë?

Në Greqi ndodhem që prej 25 vitesh. Eksperienca ime në kuzhinë ka ecur shumë mirë, kam filluar si një kuzhinier i thjeshtë në vitin 2006-2007.

Si ishte momenti i parë kur ju erdhi propozimi për të qenë pjesë e ‘Hell’s Kitchen’?

Momenti i parë kur më erdhi propozimi për kuzhinën e ‘Hell’s Kitchen’ ishte në verë, verën që kaloi në ishullin Mykonos, aty ku kam dhe restorantin tim. Renato kishte ardhur aty për të darkuar dhe më pyeti nëse do kisha dëshirë të vija. Me Renaton njihemi prej vitesh sepse jemi kolegë që prej kohës kur punonte dhe Renato në Athinë. Jemi njohur me anë të kuzhinës. Ai më pyeti nëse do doja të merrja pjesë për një episod. I thashë: “Pse jo”. Ishte nder për mua.

A ju desh kohë për t’u menduar apo pranuat menjëherë?

Nuk u mendova dhe shumë sepse i kam shumë besim Renatos dhe kur më tha i thashë direkt po.

Si ju duket Shqipëria në kaq ditë sa jeni zhvendosur këtu?

Për Shqipërinë kam gjithmonë mall dhe sa herë që vij mallëngjehem dhe më duket mirë. Kisha shumë kohë pa ardhur dhe ishte një kënaqësi për mua.

Si ju dukën konkurrentët e ‘Hell’s Kitchen’? Çfarë përshtypjesh krijuat për ta?

Konkurrentët e ‘Hell’s Kitchen’ janë ‘fëmijë’ që tani po hapin horizontet e tyre për të punuar, janë njerëz pa përvojë dhe prandaj i justifikoj për shumë gjëra. Madje i këshilloj dhe atë që i thashë në emision, të ulin kokën, të punojnë sa më shumë se vetëm ashtu do të kenë fitim dhe të dëgjojnë më shumë.

A gëzon miqësi me shef Renaton?

Patjetër që gëzoj miqësi me shef Renaton. Renato është një mik shumë shumë i mirë dhe të punosh me të është gjithmonë kënaqësi sepse kemi shumë gjëra për të diskutuar rreth punës, rreth zanatit.

Sipas jush, cilat janë tre cilësitë kryesore e të qenurit një shef kuzhine i mirë?

Cilësitë kryesore të një shefi janë të ketë karakter të mirë në radhë të parë, të jetë punëtor, të jetë i pastër e njeri që organizon dhe të jetë një lider që krijon lider të tjerë. Jo të krijojë ndihmës, ai është një nga shefat më të mirë dhe që ka cilësi.

Cili vend i huaj sipas jush e sfidon më mirë kuzhinën dhe traditën shqiptare?

Nuk e besoj se ka ndonjë vend që të sfidojë traditën dhe kuzhinën shqiptare sepse çdo lloj kuzhine është e veçantë dhe ka cilësitë e veta. Kudo që kam udhëtuar, çdo gjë është ndryshe dhe kjo ka të bëjë me shijen e çdo njeriu.

Çfarë të është dashur të gatuash për Cristiano Ronaldo-n dhe cili ka qenë ushqimi që i ka bërë më shumë përshtypje nga vendi ynë?

Cristiano Ronaldo-s i gatuaja gjithmonë peshk dhe mish, por ushqimi i tij më i preferuar ishte mishi i pjekur, mishi në hell. Nuk kam gatuar diçka tradicionale shqiptare sepse kishte një menu të caktuar se çfarë do konsumonte ditë për ditë. Gjëra tradicionale shqiptare nuk ka ngrënë, ato çfarë shkruhen janë të sajuara nga njerëzit që shkruajnë në Shqipëri. Unë nuk kam folur asnjëherë, kjo është intervista e parë më ju.

Çfarë ju frymëzon ju sapo hyni në kuzhinë?

Ajo që më frymëzon mua sa herë hy në kuzhinë është e panjohura dhe sa herë hy aty mësoj gjëra të reja. Kuzhina është diçka e pafund, ditë për ditë sa herë hyn në kuzhinë mëson diçka të re. Bën një gabim dhe nga gabimi mëson diçka.

Cila ka qenë eksperienca më e bukur në kuzhinë deri më tani?

Eksperienca më e bukur deri tani në kuzhinë…nuk them dot, ditë për ditë është një eksperiencë e bukur sidomos kur klientët të thonë bravo, ju pëlqen ushqimi, të japin përgjigje pozitive për ushqimin. Kjo është eksperienca më e bukur në kuzhinë. Edhe sot që u ktheva nga restoranti, që ikin të gjithë klientët të kënaqur.

A do e braktisnit kuzhinën për diçka tjetër? Nëse po, për çfarë?

Jo, nuk do e braktisja kuzhinën për asgjë tjetër në botë. E vetmja gjë që do më bënte ta braktisja mund të ishte familja, asgjë tjetër, por prapë se besoj ta braktis sepse është diçka që e dashuroj dhe më pëlqen shumë fare.

Çfarë mendoni për kuzhinën shqiptare?

Kuzhina shqiptare është shumë e veçantë, sidomos për mua. Sa herë diçka ka të bëjë me Shqipërinë më vijnë kujtime të forta ndër mend nga fëmijëria ime, nga njerëzit e mi të dashur. Për kuzhinën shqiptare kam thënë gjithmonë vetëm gjëra të mira, puna është se kuzhinën shqiptare duhet ta bëjmë më të njohur anembanë botës, ta mësojnë njerëzit sepse është kuzhinë me vlera të mëdha. Deri më tani nuk po del një njeri që ta prezantojë në gjithë Evropën, në gjithë botën ashtu siç duhet, elementet tona tradicionale e shumë të tjera.

Përsa i përket jetës suaj private, çfarë mund të na tregoni? Si kanë qenë fillimet tuaja, jeta juaj deri më sot? Të është dashur të heqësh dorë prej diçkaje për të qenë këtu ku jeni sot?

Jeta ime private…çfarë mund të tregoj? Fillimi ka qenë shumë i vështirë si çdo fillim. Fillimet gjithmonë janë të vështira, kam bërë shumë sakrifica, sidomos në jetën time personale. Kam humbur një vajzë që doja shumë për shkak të punës sepse punoja shumë orë gjatë ditës. Asgjë nuk është e lehtë, çdo gjë do sakrificë dhe pa sakrifica nuk fiton asgjë. Sa më shumë t’i përkushtohesh punës apo zanatit që do të bësh, atë që ke ëndërr do e arrish. Nuk ka gjë që nuk mund ta arrijë njeri, nëse ul kokën të punosh dhe të sakrifikosh.

Marrë nga Revista Who

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alsi sinanaj renato mekolli alsi sinanaj renato mekolli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj