LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti i Astirit! Kush kujdeset për personat me sëmundje të shëndetit mendor

17 Tetor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Rasti i Astirit! Kush kujdeset për personat me sëmundje të

TIRANË- Mirela Guri, 50 vjeç, jeton në katin e katërt të pallatit Fratari në zonën e Astirit. Ajo doli e trembur në ballkonin e saj, teksa një kat më poshtë flakët kishin përpirë fqinjët. Flakët e dëmtuan dhe për këtë arsye ajo u dërgua në spital për t’u kuruar, teksa s’dinte asgjë se ndërkohë një kat më poshtë fqinji, një i ri me probleme mendore me shumë gjasë i kishte vendosur zjarrin shtëpisë dhe e ktheu banesën në një vatër të rrezikshme jo vetëm për anëtarët e familjes, por edhe për të gjithë pallatin. E ëma e Hava Osmënaj nga Mallakastra dhe me banim në Tiranë, pasi tentoi ta shpëtojë të birin, u hodh e para nga ballkoni për shkak të flakëve që po përpinin çdo gjë me shpejtësi. I biri, Klodjani u hodh pas saj dhe po mbahet nën kurim dhe nën kujdesin e mjekëve.

36-vjeçari raportohet nga policia për Gazetën “Si” se ishte vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ky version përforcohet edhe nga fqinjët që tregojnë se si shpesh dëgjonin britma dhe e moshuara – sipas tyre – dhunohej nga djali. Edhe administratorja e pallatit në rrugën “Tom Plazha”, tregon se si kur u zgjua pa se çdo gjë ishte mbuluar nga tymi. “Ka qenë përherë problematik, pasi bënte sherre dhe hidhte sende nga ballkoni”, shton gruaja sipas të cilës ajo ka njoftuar shpesh policinë. Komisariati numër 6 i tha Gazetës “Si” se e moshuara Hanko Osmanaj, nuk posedonte asnjë urdhër mbrojtjeje dhe as që kishte pranuar ndonjëherë të merrte urdhër mbrojtjeje. “Pavarësisht denoncimeve të banorëve, familja u përpoq ta mbante një çështje private”, deklaroi një oficer i rendit për Gazetën “Si”. Por të gjithë fqinjët e 62-vjeçares Osmanaj shtojnë se i riu ishte agresiv, ndonëse nuk janë të bindur të gjithë nëse ishte apo jo ai autori i zjarrvënies.

“Do të pritet ekspertiza që do të përcaktojë vatrën e zjarrit, nuk mund të themi nëse është apo jo djali autori i ngjarjes. Për momentin mund të themi me siguri se nga zjarri ka dy të plagosur dhe një grua që humbi jetën, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha, pasi shtëpia në katin e tretë është shkrumbuar tërësisht, sëbashku me të, edhe dyert e banesave të shkallës ku ndodhet apartamenti si dhe një tendë”, deklaroi policia.
Por përpos të dhënave përmes të cilave policia këmbëngul se u njoftua në sallën operative në orën 06.20, disa pyetje shtrohen pas zjarrit që i mori jetën kryefamiljares Osmanaj, e cila për të shpëtuar u vetëhodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen në vend. E para, ndërhyrja me mjaft vonesë e forcave zjarrfikëse por edhe mungesa e shkallëve të emergjencës, për të cilat banorët e kanë ngritur zërin dhe janë ankuar. E dyta, rikthimi si protagonistë (nëse vërtetohet kjo gjë) i personave me probleme mendore

Kush kujdeset për të sëmurët mendorë

Vendi unë numëron disa spitale të trajtimit të shëndetit mendor, spitali psikiatrik Elbasan, Vlorë, QSUT Tiranë, shërbimi psikiatrik dhe shërbimi i specializuar Shkodër. Por këto spitale konsiderohen të tejmbushura e ndaj shumë herë kërkesat e vazhdueshme për të kuruar shtetasit me probleme mendore nuk gjejnë zgjidhje. Të gjitha spitalet kanë mundësi shtrimi deri në 1 mijë persona në shkallë vendi, në gjendje mbipopullimi dhe kjo ka sjellë dështim total të trajtimit dhe kurimit të të sëmurëve me çrregullime mendore…

Në një nga ditët e prillit të këtij viti, Agustini u telefonua nga spitali psikiatrik i Vlorës që e njoftoi shkurt: Duhet të vish të marrësh motrën. “E kam vizituar shpesh, e mbaj mend i vogël kur ajo u dërgua nga prindërit që në adoleshencë dhe në të dy u ndamë; rrallë e merrte mamaja dhe pastaj dërgohej prapë në psikiatri. Asnjë nga ne nuk ishte në gjendje ta trajtonte”, thotë Agustini për Gazetën “Si”. Burri nga Vlora, baba i dy fëmijëve, e mori të motrën pas kërkesës së mjekëve dhe me një mal me ilaçe iu tregua se çfarë duhet t’i jepte nga ora në orë. “Frika ime është po sikur nesër mos të jem unë, prindërit ndërruan jetë, jam me fëmijë të vegjël”, thotë ai për Gazetën “Si”.

Edhe të tjerë, ashtu si Agustini, për shkaqe nga më të ndryshmet rreken ta trajtojnë shëndetin mendor si diçka që kurohet gradualisht, që nuk ka nevojë për t’u mësuar nga të tjerët dhe që për një mijë arsye marrin përsipër ta kryejnë vetë trajtimin ambulator të familjarëve. Kur për 28-vjeçaren A.L., me çrregullime psikike gjykata vendosi mjekim të detyrueshëm pasi kishte tentuar të qëllonte të atin me thikë, prindërit e saj të moshuar u shprehën se donin ta çonin në një spital psikiatrik. “Vajza jonë bëhet e dhunshme”, tha i ati, që me vendimin gjyqësor u ngarkua të kujdesej për t’i dhënë ilaçet së bijës.

Dhjetëra prindër në vend konsiderohen si kujdestarët e fëmijëve me probleme të shëndetit mendor po ashtu si personat përgjegjës që duhet t’u japin atyre medikamente. Në derën e mjekësisë ligjore, Adilja 68 vjeç, ka udhëtuar nga fshati Zhupan për ta shoqëruar të birin, i cili do t’u nënshtrohet vizitave. “I bëra lekët e udhëtimit duke shitur bulmetin. Në muajin gusht djali u bë i dhunshëm, pasi i merrte ilaçet në mënyrë të çrregullt. Më rrahu mua dhe gruan e të vëllait. E mbajtën në psikiatrinë e Vlorës një muaj, kur u kthye ishte më i qetë. Tani prokurori thotë “dërgoje t’i bëhet espertiza dhe të vendoset çdo bëhet me hetimin ndaj djalit”. Por ai duket që është i sëmurë”, tregon 68-vjeçarja për Gazetën “Si”.
Dhunuesit e anëtarëve të familjes dënohen nga gjykatat me masën e mjekimit të detyruar ambulator. Në vendimet që Gazeta “Si” ka studiuar gjatë kësaj kohe, nga ngjarja në ngjarje, konstatohet se shifrat sa vijnë e përkeqësohen. E gjitha kjo hedh dyshime mbi trajtimin real të të sëmurëve.

Z.P., e cila është denoncuesja e të shoqit të dhunshëm, në përfundim u caktua të shoqëronte të shoqin pranë një Qendre Komunitare për mjekim të detyruar ambulator. Vendimi që iu vendos në dispozicion Gazetës “Si” thotë: Në respekt të detyrimeve ligjore për kontrollin periodik të masave mjekësore të caktuara gjyqësisht… me qëllim verifikimin e gjendjes aktuale psikike të shtetasit B.P., 51 vjeç, u vendos kryerja e një Akti Ekspertimi Psikiatriko Ligjor nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që cakton se B.P. vuan nga skizofrenia e tipit paranoid”.

Të tjerë të pandehur për të cilët gjykata vlerëson herëpashere gjendjen mendore dhe që kanë kryer krime të rënda, dërgohen pranë Mjekësisë Ligjore për rivlerësim. Dhe gjykata në një nga rastet shkruan “Ecuria e sëmundjes nga e cila vuan shtetasi R. është kronike dhe gjendja aktuale e tij e pastabilizuar, paraqet humor të luhatshëm, kritike sipërfaqësor dhe tendenca për çrregullime të sjelljes”. Në raste të tilla ata dërgohen në Zahari, një burg që duhej të ishte mbyllur dhe brenda të cilit mbahen rreth 240 autorë veprash penale të cilët trajtohen si të burgosur. Të gjithë këta duhet të mbaheshin në një spital-burg që nuk duhet të ishte Zaharia, por një spital i posaçëm që ende nuk është ndërtuar dhe nuk ekzsiton.

Marrë nga GAZETA SI

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hanko osmanaj hava osmënaj mirela guri hanko osmanaj hava osmënaj mirela guri

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më