LIVE UPDATES
Politike

I vendosën gjobë pasi shkeli masat anti-covid, revoltohet Braimllari: Kemi qënë me maskë! Çfarë sikleti ka drejtori i pol

11 Shkurt 2021, 10:00 Nga DOSJA
I vendosën gjobë pasi shkeli masat anti-covid, revoltohet Braimllari:

TIRANË– Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka reaguar i revoltuar për gjobën që mori nga autoritetet policore për shkeljen e masave anticovid. Në një lidhje për ‘FaxWeb’ ai tha se gjobitjen prej 5 milionë lekësh të reja e ka marrë vesh nga mediat. Më tej ai akuzoi drejtorin e policisë së Maliqit i cili sipas tij po sillet si ushtar politik i Ramës.

DEKLARATA:

Së pari, unë jam njohur nga mediat për një gjobë që Policia e Qarkut të Korcës ka vënë në drejtimin tim dhe në drejtim të një subjekti ku ne kemi zhvilluar një aktivitet në Bashkinë e Maliqit, një aktivitet, i cili po të shikohet edhe nga fotot kanë qenë totalisht në respektim të masave anti-covid, pasi të gjithë personat kanë qenë me maska dhe tavolinat kanë qenë nga 10 persona dhe në distancë nga njëri-tjetri. Në hyrje të lokalit ka pasur të gjitha mjetet e duhura për të respektuar masat anti-covid. Po ju them me përgjegjësi të plotë që në të njëjtin lokal, apo në zonat përreth në Maliq janë bërë edhe aktivitete nga parti të tjera politike dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj asnjërit prej tyre. Dhe sot po lexoj një lajm që Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë ka dërguar një njoftim për të gjithë mediat, me të madhe, se Endrit Braimllari është gjobitur nga Policia e Shtetit. E para, dua t’ju them që unë e kuptoj sikletin e Rilindjes në Qarkun e Korçës, pasi LSI në Qarkun e Korcës është në rritje të pandalshme. E kuptoj që rilindja në Korçë është në alarm. Pse është në alarm? Sepse të rinjtë dhe të rejat e Qarkut të Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit, Pogradecit, Pustecit po përkrahin masivisht Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe të vetmen mënyrë që ka sot Edi Rama është të ushtrojë presion nëpërmjet lajmeve të tilla për të trembur simpatizantët e LSI-së. Por, e ka gabim sepse, anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së nuk tremben më nga një mostër politike si Edi Rama, sepse kjo tregon se Edi Ramës i ka ardhur fundi. Pse i ka ardhur fundi? Sepse është i trembur, Ushtron presion ndaj të rinjve dhe të rejave. Është i trembur dhe gjobit ish-deputetët e LSI, por nga ana tjetër gjobit edhe të gjitha lokalet ku LSI vendos aktivitetin e saj. Unë e kuptoj që rilindja ka një siklet të tillë, por nuk kuptoj çfarë sikleti ka Drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Ferdinand Mara. Këtë nuk e kuptoj. Pse ky njeri vendos të bëhet ushtar politik? Unë e kuptoj që ushtari i Rragamit, dhe po e them me bindje të plotë, ushtari i Rragamit, që e di e gjithë Korça, Ferdinand Mara ka marrë përgjegjësi politike për të goditur përfaqësuesit e LSI, por ta harrojë se ai me këtë veprim do të arrijë të trembë përfaqësuesit e LSI në Qarkun e Korçës. Ferdinand Mara të shkojë atje të luftojë trafikun e drogës, të mos bëhet bashkëpunëtor me trafikantët dhe të mos marrë urdhra nga Rragami dhe Niko Peleshi, por të luftojë dhe të vendosë rendin dhe sigurinë në Korçë, sepse e dinë të gjithë qytetarët e Korçës se çfarë bën ky njeri. Patjetër që unë do e ndjek penalisht patjetër shantazhin që ky njeri ka ushtruar, jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj përfaqësuesve politikë të LSI në Maliq, duke i çuar Policinë e Shtetit në shtëpi, në kundërshtim me ligjin dhe duke iu bërë presion. Pra është e qartë që Ferdinand Mara është në urdhrat politikë të Edi Ramës, Rragamit dhe Niko Peleshit në Korçë. Por, kjo gjë nuk më shqetëson? Pse? Sepse LSI ka mbështetjen e të rinjve të dhe të rejave. LSI në Qarkun e Korçës është në një rritje të pandalshme dhe nuk ka ushtar politik që ta ndalojë energjinë, pasionin e të rinjve dhe të rejave korçare për ndryshimin e madh në Korçë. Kjo betejë nuk është më Policinë e Shtetit, sepse brenda policisë së Korçës ka njerëz të ndershëm që kanë punuar ndër vite dhe po punojnë për të siguruar rendin dhe sigurinë publike. Unë kam informacionet e mia të verifikuara që Drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Ferdinand Mara ka urdhëruar Komisariatin e Maliqit, jo vetëm të gjobisë Endrit Braimllari, por t’i shkojë në shtëpi simpatizantëve të LSI-së në kundërshtim me ligjin. Por, ai do të mbajë përgjegjësi duke filluar nga Ardi Veliu i parë e të gjithë me radhë. E di gjithë Korça që në fundjavë vetëm lokali i Rragamit punon dhe të tjerët mbyllen, m urdhër të këtij personi. Kjo është e turpshme. E para, unë nuk e njoh gjobën. E dyta u bëj thirrje gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI patjetër të respektojnë masat anti-covid, për të mbrojtur jetën e njëri-tjetrit, por të vazhdojnë përpara me energji pozitive, me pasion, sepse 25 prilli është një festë kombëtare, sepse do të jetë dita e ndryshimit të madh. Dhe njëherë e përgjithmonë këto mostra policie shteti do të marrin fund, sepse nuk mund të përdoret Policia e Shtetit politikisht.

Braimllari më 7 shkurt të këtij viti mblodhi në Maliq, në një lokal një numër të madh njerëzish duke zhvilluar në atë mënyrë një aktivitet politik. Kjo është kundër rregullave që janë vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët kanë ndaluar aktivitetet politike me më shumë se 10 persona.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endrit braimllari endrit braimllari

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës