"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
18 Mars 2020, 11:36Nga DOSJA
TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. Në një video të publikuar nga Dosja.al shihet se si dy policë nga Policia Bashkiake kanë ndaluar pranë një stoli ku ishin ulur dy të moshuar.
Teksa ulën xhamin dhe u thanë që duhet të shkonin në shtëpi, i moshuari nuk u bind dhe vijonte të luante në telefon. Dy policët zbritën nga makina.
“Po çfarë bëni kështu, as maska as masa mbrojtëse as asgjë. Ka dalë urdhri, duhet të rrini brenda,”- thotë ai.
“Çfarë urdhri ore çfarë urdhri. Thoni atij zagarit, Ramës të vijë të flasë me mua. Ja pra donit me u fut në Europë, doni lëvizje të lirë? Na lini pra tani. Tani do kyçemi ne?‘- thotë ai dhe nuk lëviz nga stoli.
Efektivët ikin nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre, asnjë masë e marrë dhe i moshuari bashkë me shokun e tij mbeten sërish në stol, pa masa mbrojtëse dhe me rrezikun për ta marrë Covid-19 dhe për ta transmetuar atë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dita e 6-të e karantinës është thyer nga qindra qytetarë të Tiranës. Dosja.al raportoi dje atë që po ndodhte nëpër shesh-pushimet e pallateve, por ...
Tiranë– Një video e pazakontë por mjaft komike është regjistruar së fundmi në Tiranë ku disa burra kanë vendosur ta kalojnë periudhën e karantinimit në një form...
TIRANË– Thirrjet për izolim dhe vetëkarantinim po bien në vesh të shurdhët teksa dhjetëra qytetarë mbushin çdo ditë trotuaret. Në pamjet që po shiko...
THUMANË– Kryeministri Edi Rama njofton se është bërë shpërndarja e ndihmave edhe tek të prekurit nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit. Rama bën thirrje për du...
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme iu bën thirrje që gjithë qytetarëve që kanë planifikuar të dalin nga Shqipëria, të anulojnë fluturimet nëse nuk janë ...
TIRANË- 4 raste të reja regjistrohen me koronavirus në Shqipëri, nga 60 persona që janë testuar në total përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetës...
Shqipëri- Gjatë një aksioni të zhvilluar në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentën 74 shoferëve dhe u ka bllokuar makinat, pasi lëviznin me mje...
TIRANË– Qytetarët kanë dalë të shijojnë rrezet e diellit të ditës së sotme, por nuk kanë harruar të konsumojnë edhe kafenë e përditshme. Një lokal në zonën...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zëvendësuar katër prokurorë të cilëve u ka mbaruar mandati. Për shkak të situatës së koronavirusit, KLP-ja e ka b...
Tiranë-Tirana është sot në ditën e gjashtë të karantinës. Gazetari Maksi Rama ndodhej në një treg në “Vasil Shanto”. Ndonëse kryeqyteti është në një urdhër kara...