Aktualitet

I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, dy punonjësit e Bashkisë Berat shpallen të pafajshëm, Gjykata i liron

VIDEO
32-vjeçari Poli Ikonomi mban detyrën e drejtorit të shërbimeve në Bashki, ndërsa Llazar Oxholli, 61 vjeç, është përgjegjës për ndriçimin.
Featured image of article: I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, dy punonjësit e Bashkisë Berat shpallen të pafajshëm, Gjykata i liron Foto ilustruese

BERAT– Gjykata e Beratit ka liruar dy punonjësit e Bashkisë pas arrestimit të tyre për vdekjen e 4-vjeçari, i cili ra në kontakt me disa kabuj elektrikë. Për Poli Ikonomin dhe Llazar Oxhollin, është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

32-vjeçari Poli Ikonomi mban detyrën e drejtorit të shërbimeve në Bashki, ndërsa Llazar Oxholli, 61 vjeç, është përgjegjës për ndriçimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më parë, nga Policia u morrën nën hetim edhe 4 elektriçistë: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 22 majit në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment