"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
I kërkonte 10 mijë euro me dhunë qytetarit, arrestohet 31 vjeçari në Tiranë, ndalohen dy të tjerë të shpallur në kërk
29 Tetor 2020, 09:00Nga DOSJA
TIRANE– Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një shtetas të cilit i kërkonte 10 mijë euro me dhunë. Shtetasi F.Z e ka kërcënuar dy herë dhe kanosur në datat 23 dhe 26 tetor të këtij viti shtetasin I.I.
Policia gjithashtu ka ndaluar dhe arrestuar dy të tjerë të cilët ishin shpallur në kërkim.
Florian Abdi, 35 vjeç, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe R.Sh., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policise:
Ndalohet një shtetas për veprën penale ”Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Kapen dhe ndalohen dhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar. Nga specialisët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Florian Abdi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH– Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari ka shkuar në Ballsh aty është takuar me naftëtarët e ngujuar në ambientet e rafinerisë.“Është hera e dytë që...
DIBER– Vdekja e tre minatorëve në qytetin e Dibrës ka shkaktuar një tragjedi të madhe si te familjërat e po ashtu te miqtë që i njihnin nga afër puntorët....
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit ose ndryshe GJKKO po zhvillon sot seancën gjyqësore për anëtarin e KPA-së, Luan Daci. Magjist...
TIRANË– Tre të rinj janë prangosur nga Policia e Shtetit pasi akuzohen për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Në bazë të ionformac...
DIBER– Tre trupat e pajetë të minatorëve të bllokuar në minierën e Selishtës janë nxjerrë nga galeria mëngjesin e sotëm.Shokët dhe familjarët e tre minatorëve j...
TIRANE– A2 ka vendosur ti bëjë publike fotot e vajzës Merjem Hamza për arsye identifikimi të këtyre fëmijëve që ndodhen ende në kampet në Al-Hawl.Merjem Hamza ë...
VLORE– Katër persona kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta një 56-vjeçar.Policia k...
DIBËR- Dosja.al ka mësuar se galeria ku u gjetën të pajetë tre minatorët ishte në pronësi të inxhinerit Ismail Hoxha, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë. M...
LEZHE-Avokati Gjergj Neli do të gjykohet në gjendje të lirë. Kjo është masa e vendosur ndaj 68-vjeçarit nga gjykata e Shkallës së parë në Lezhë.Seanca gj...
KROACI– Një autobus me targa shqiptare është përfshirë në një aksident ditën e sotme në Kroaci. Nga aksidenti disa pasagjerë u plagosën lehtë, por nuk kanë rrez...