LIVE UPDATES
Aktualitet

I kërkoi ndihmë për pronat, Amarilda Leka mashtroi edhe të dashurin e saj: Më jep dokumentet t’i studioj dhe të shoh në

30 Korrik 2020, 19:56 Nga DOSJA
I kërkoi ndihmë për pronat, Amarilda Leka mashtroi edhe të

“Punoj si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe do të ndihmoj për hallin që ke”. E veshur bukur, bindëse dhe duke u prezantuar se njohjet e saj mbërrinin deri në Gjykatën e Lartë, prokuroria zbulon se si Amarilda Leka mashtroi sërish një qytetar. Ndonëse e dënuar edhe më herët për mashtrimin e një shtetasi që i kishte premtuar se do t’i lironte të afërmin nga burgu, qelia nuk dha asnjë efekt mbi 34-vjeçaren. Dosja e dytë në ngarkim të saj, me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda iu dorëzua Gjykatës Penale këtë të martë. Amarilda Leka, 34 vjeç nga Përmeti thotë prokurori u kallëzua nga Bajazit Zeneli, të cilit vajza, dikur sekretare e Milena Haritos i ka marrë 60 mijë euro.

E pandehura i premtoi se do ta ndihmojë në shkallë të ndryshme të Gjyqësorit. “Për të dëgjova nga të afërmit që njihnin të dashurin e saj, J.G i cili i kishte thënë se do ta ndihmonte Amarilda për të nxjerrë kunatin nga burgu. “Në vende të ndryshme Amarilda më mori shuma të ndryshme. E besova ndaj dhe i dhashë shumë për të nxjerrë nga burgu kunatin. Ai është dënuar nga Krimet e Rënda, ajo më tha se ishte gjyqtare te Krimet dhe se do njihte gjyqtarë në Gjykatën e Lartë”, rrëfen viktima e juristes. Sipas dokumentit që gazeta Si disponon dhe që u dorëzua në gjykatë, Amarilda i shmangej më pas takimit si dhe nuk ia kthente më paratë.

Çfarë thotë i dashuri i saj

J.G ka treguar para prokurorëve se e ka njohur Amarildën në rrjetet sociale përmes “Facebook”. M’u prezantua si gjyqtare. Më tha ka mbaruar shkollën në Amerikë dhe se kur ishte kthyer në Shqipëri ka punuar si sekretare pranë një ish-ministreje emrin e të cilës nuk e mbaj mend”, rrëfen partneri i saj.

Krahas njohjes, në një nga ditët ai është takuar me të afërmin e tij që ka kërkuar ndihmë “kam një mikun e babait tim që ka një hall, të lutem bisedo ta ndihmosh”, kujton i riu.

Amarilda i tha “dua të bisedoj me të”. Sipas prokurorisë herën e dytë të takimit me “gjyqtaren” sërish është biseduar për të shpëtuar të burgosurin nga burgu. Herën e katërt të takimit “gjyqtares” i është dorëzuar valixhja me para. Në ditët në vazhdim teksa Amarilda Leka u takua me Bajazitin edhe tre herë i përsëriti “çdo gjë është OK. Është e mbaruar është në rregull”.

Prokurori shpjegon në kërkesën për gjykim se përveç këtyre veprimeve ka administruar edhe vendimet e dënimit për shtetasin A.M, i shpallur fajtor për gjakmarrje të mbetur në tentativë, vrasje me dashje lidhur me një krim tjetër dhe armëmbajtje. Nga kërkesat e përcjella një varg institucioni gjyqtarja e rreme nuk kishte asnjë llogari bankare dhe asnjë pasuri si dhe nuk kishte kryer asnjë transaksion. “Nga përgjigjet e dërguara nga Doganat – Amarilda Leka nuk ka kryer asnjë zhdoganim”, e mbyll hetimin prokurori i çështjes.

Por Amarilda Leka jep alibinë e saj. Si fillim ajo mohon të ketë qenë e fejuar me J.G. “Jam takuar disa herë me të për të pirë kafe, ndërsa Bajazitin nuk e njoh. Gjatë këtyre viteve kam punuar në restorantin e babait tim, Gjergji Leka”. Edhe gjatë seancës së ripyetjes, juristja këmbëngul se me J.G kishte njohje shoqërore dhe se nuk e kishte partner. “Ai nuk më ka kërkuar kurrë të ndërhyj në gjykatë apo prokurori për të liruar ndonjë të burgosur. Madje gjatë kohës që shoqërohesha me të ai bleu një makinë luksoze, një orë carier dhe një varëse floriri me vlerë të konsiderueshme. E pyeta për këto shpenzime, pasi ai nuk kishte punë, ndërsa mbaj mend që dërgoi edhe prindërit me pushime në Turqi dhe ai më tha – këto para m’i kishin borxh.

Për këtë shkak prokuroria ka ripyetur sërish të dashurin e saj që ka thënë të njëjtat gjëra, që nga njohja në FB e deri te daljet e tyre. “Dolëm xhiro me makinën time audi A8 viti i prodhimit 2005. Bëmë muhabet për t’u njohur, më tha që jetonte me prindërit, se kishte përfunduar shkollën në USA. Më tha që ishte bërë gjyqtare pas punës te një ministre. Takoheshim përherë rreth orës 1.30 apo 16.30 sepse ajo ishte në punë dhe nuk kishte mundësi të lëvizte përpara këtij orari. Disa herë nga takimet që kisha me të e merrja pranë stacionit të trenit, pasi ajo më thoshte – po dal nga puna, hajde më merr pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Mbaj mend se Amarilda më tregoi që kishte shofer personal, të cilin ia kishte caktuar puna. Gjatë bisedave që pija në kafe me Amarildën iu shpreha se kisha problem me pronat dhe ajo më tha “më jep dokumentet t’i studioj dhe të shoh nëse mund të bëj diçka”.

Grupi i hetimit shpjegon më tej këto veprime mes të dyve, por më pas edhe pyetjen e babait të vajzës, Gjergj Leka e kreu për të sqaruar pozicionin e dyshuar e për t’u bindur se ajo e kishte kryer mashtrimin. I riu me shumë gjasë është edhe vetë i mashtruar, thotë një burim i policisë, përderisa nga evidencat tona rezulton që ai është marrë me aktivitet tregti ushqimore, piceri dhe telemarketing. Ai nuk është i skeduar, ndërkohë që 34-vjeçarja ka një historik mashtrimi të mëparshëm.

Mbi këto të dhëna, por edhe pyetjen e personave të tjerë prokuroria dërgoi në gjykatë vetëm gjyqtaren e rreme.

Vëllai i të burgosurit

Prokuroria shton me detaje të gjithë emrat e personave që pyeti dhe që futi në kurth juristja. Vëllai i të burgosurit pranon se ka dorëzuar te kushëriri 60 mijë euro përmes dy kësteve, njëherë 45 mijë euro dhe herën tjetër shuma e dytë. “Pas disa muajsh komunikova në telefon me Bajazitin për vëllain, pasi nuk po ndodhte asgjë. Më tha – më gënjeu një grua, m’i mori lekët dhe nuk na bëri punë. Por unë nuk e di se kush ishte ajo dhe kush i mori paratë”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarilda leka juristja mashtruese amarilda leka juristja mashtruese

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Korrik 2020, 16:29

TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Pol...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari